Monday, December 16, 2013

Anoreksia Nervore



   





ANOREKSIA    NERVOZE 












Eshte e dobet , por vazhdon te shohe   ne pasqyre, me tmerr,   nje vete te shendoshe?
Vazhdon me insistim te thote se nuk eshte e dobet, se i duket vetja e shendoshe e shemtuar, pa vlere, nje hic.
Vazhdon te dobesohet derisa, pak nga pak,   energjia  jetesore bie; vemendja e perqendrimi ulet; humori sheshohet...
Trupi fillon te humbase pak nga pak  aktivitetin jetesor;  humbet ciklin menstrual; kockat dobesohen, dhembet  fillojne te bien...


A e shikon kjo vajze se trupi i saj pak nga pak po shuhet ?!

Per fat te keq .... JO!
Ajo qe sheh eshte forca qe ajo ka,  kontrollin: ajo eshte e mbifuqishme, arrin te kontrolloje urine (nje nga nevojat baze -  do te thonte Maslow).
Ajo sfidon vdekjen , shkon e forte e patundur ne takim me vdekjen edhe pse sheh perdite  preokupimin   per   trupin e saj tejet te dobet,  ne syte e familjareve  dhe gjithe njerezve qe e rrethojne   

Ajo  eshte e plotfuqishme!

Perse psike perdor nje mekanizem kaq regresiv, kaq arkaik  si “nihilizmi” , vdekja , mohimi i jetes ?
Sfidon te qenit femer ( te ciles  natyra i kerkon te behet nene!)

Perse kjo sfide kaq e ashper ?

-          Do te provoje ka ka nje “Un te forte” , ne kundershtim me ate qe ndjen (qe nuk eshte askushi, qe eshte  nje bosh) !
-          Rebelohet ndaj nje nene superkontrolluese qe nuk i ka lene hapesire per te vendosur per asgje ne jete, qe nuk e ka lene te provoje se eshte dikushi, me personalitetin e vet , autonom.
-          Kerkon t’i tregon shoqerise  qe ne kundershtim me ate vleresim qe nuk e ka marre,  ajo eshte nje njeri  i forte qe sfidon vdekjen?
-          Kerkon “t’i mbylle gojen” nje traume te mbartur qe nuk po e le te marre fryme e te jetoje  e qete?!


Qindra pyetje qe duan  pergjigje!
Kjo sfide , kjo sjellje,  ka nje emer : ANOREKSI  NERVOZE, patologjia e “ shekullit”, e cila kerkon sot vemendjen e  institucioneve. Nje trup qe po degradon ka nevoje per nderhyrjen urgjente te  mjekut e  dietologut, te  psikiatrit, analistit, terapistit familjar.
KUJDES!
Jo cdo vajze qe nuk ha rregullisht, qe kerkon nje trup te holle e te bukur, qe kerkon te jete “ne mode”, e pranuar nga te tjerat eshte anoreksike. Ne shume raste  sjellja ushqim-refuzuese, eshte nje problem kalimtar, proces qe ecen bashke me zhvillimin.
Por.... gjithsesi..
Prinder: duhet te tregojne me  shume vemendje ndaj femijes suaj, qe shfaq nje sjellje mohuese e kontrolluese ndaj ushqimit, me shume momente ku te ndaleni e te flisni bashke.

Mesues: shkolla nuk eshte vetem nje vend ku studiohet, por aty  edukohet, aty sprovohet personaliteti.

Mjeke, psikiater, psikologe, terapiste : me shume bashkepunim mes jush  ne trajtimin e rasteve klinike.




No comments:

Post a Comment