Monday, March 16, 2015

Rrëfim.....

Monologu i një vajze që shpëton nga depresioni…



Përshëndetje,
 më quajnë M.  
Kjo është historia ime :  “Si unë dola njëherë e përgjithmonë nga depresioni”

Nuk po harxhoj fjalë të tepërta për t’ju përshkruar fazën e errët depresive. Di t’ju them  se unë e kam provuar,  ashtu si edhe ti,  dhe  di që është shkatërruese!

Të bën të ndjehesh  impotent, pa kurrëfarë shprese; ti do t’i japësh fund...,  pastaj vjen dhimbja e kokës, lodhja që nuk të ndahet kurrë, e pastaj netët pa gjumë, të ngrënit e tepërt apo të mos ngrënit fare, paaftësia për të marrë vendime apo paaftësia për të bërë qoftë edhe një gjë më të vogël.

E pra,  sa për të përmendur vetëm disa simptoma tipike.…

Ti ke provuar  gjithcka dëshpërimisht, gjithcka për ta hequr qafe : ndoshta ke menduar të bësh edhe gjëra të reja , thjesht për të humbur mendjen, për të mbushur boshin që ti ndjen  e ndoshta ke pyetur  veten:

”Kjo është jeta?” ;   “Kjo është të jetosh?”

Këto pyetje,  le të themi , të bëjnë të ndihesh edhe një herë  më e pakënaqur dhe e pafat krahasuar me të tjerët, që  duket se e jetojnë jetën më mire se ty,  pa shumë vështirësi, që duken  të kënaqur dhe plot entuziazëm.

Në thellësi të zemrës do të kesh ndjerë   dëshirën për të dale nga depresioni, një herë e përgjithmonë, por pa besuar se kjo mund të ndodhë vërtetë , s’ke bërë gjë tjetër vecse e ke mbytur këtë zë të  brendshëm , të dobët   që të kujton sa  patetike është jeta jote!

Do të kesh menduar si unë:

“ Unë nuk meritoj të jetoj kështu:  kjo është padrejtësi !

Brenda teje në të vërtetë  je e etur  per atë FORCEN, atë SHTYSEN, që ke kohë që nuk arrin ta ndjesh.

Eshtë e mundur që  të jesh lodhur , tërhequr, dorëzuar, të kesh shumë frikë , të kesh menduar vetëvrasjen…

Të kuptoj…

Si do të ndiheshe po  të të thoja se unë nuk e kam më këtë frikë?!

Arrin dot ta imagjinosh?!

Dhe a e di përse nuk kam më frikë nga një ri- rënie tjetër?

Sepse e di egzaktesisht motivin përse rash në depresion, dhe ajo që është më e rëndësishme,   e njoh mirë si funksionon ky mekanizëm .

Kam kuptuar SI dhe PERSE  depresioni  erdhi tek unë fillimisht e,  tanimë,  unë di ta ndaloj, për herë të parë në jetën time!

Pyetja që I bëra vetes ishte:” Si mundem të ruaj dëshirën për jetën?”

Fokusuar tek kjo pyetje , zbulova gjëra interesante :  sa më shumë kërkoja informacion  aq më shumë ndeshesha me një fjalë : E  PANDERGJEGJSHME.

Kështu zbulova se , me sa duket, 90% e mendimeve tona, e për rrjedhojë edhe e veprimeve tona, menaxhohen nga mendja e pandërgjegjshme që influencon  thellësisht jetën tonë.

A ke pare filmin INCEPTION  me Leonardo DiCaprio? (nëse jo, do ta sygjeroja: është film fantastik).
 E shoqja e tij , në këtë film,  është e “bindur” se realiteti  që po jeton  është vetëm një ëndërr dhe kjo ide ngulitet aq fort në të pandërgjegjshmen  saqë bëhet e vërteta absolute dhe e con në vetëvrasje.

Besimet e gabuara mundet të  kenë bërë vend tek ne që në fëmijëri , psh kur na thonin: “ sa e trashë që je!”, ose,  më keq akoma :  ” Ti s’je për asgjë!”, aq më tepër kur këto  thënie vinin  nga persona , për ne të rëndësishëm: një familjar,  një mësues,  një mik….

Gjithsesi,  nuk jemi këtu sot për të fajësuar ata: “C’farë dobie do të kishte?!”

Nuk  e kemi mundësinë të fshijmë sot të kaluarën: hapi I pare është ta njohim!

Për sa më përket mua , në fakt, nuk është vetëm për abuzimet në fëmijëri   që unë kam rënë në depresion, por është ajo c’ka unë kam bërë  vetë , pa e ditur, (pandergjegjshmërisht),  janë mendimet  që unë kam   ndërtuar mbi këto eksperienca të  këqija të fëmijërisë.

Që të jem e ndershme me veten, shkrova,   të  zezë mbi të bardhë, të gjitha besimet vetë-shkatërruese që ma kishin bërë jetën një ferr të vërtetë.

Po ju them disa prej tyre:
“ Nuk vlej asgjë”;  “Jam një dështake”;  “Askush nuk ndryshon”;  “ Kam ADN  të infektuar”;  “ Jeta ta shpif” …. mund të vazhdoj akoma!!!!

Mbeta e shokuar kur u bëra e vetëdijshme se sa e  gjatë ishte kjo listë, sa mbeturina kishte në kokën time..., por ishte kjo që më bëri të filloj të përballem:  ” është shumë më mirë kur e njeh armikun!”

Dakort, por si  të clirohem nga këto besime?!! “ Si të flas me të pandërgjegjshmen?”

Duhet folur me të njëjtën gjuhë…
Kerkimet më tregojnë se e pandërgjegjshmja flet me :

EMOCIONE  dhe IMAZHE(ëndrra, fantazi..) 

e më tej....vendosa  të konsultohem me një psikolog.....


Marre nga : http://hosuperatoladepressione.com/
  
12 prill 2012

No comments:

Post a Comment