Monday, May 24, 2021

 

Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv

CRREGULLIMI   OBSESIV - KOMPULSIV 
Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv (OCD) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të  padëshiruara ,  që  vetë personi, në mungesë të ankthit,  i quan të pabazuara dhe pa sens.
Personat me crregullimin OCD mund të shqetesohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllekun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive; mendime te padeshirueshme nderhyrese, ngulmues, absurde, numra, fraza, te cilat nuk i shqiten nga mendja, ..etj.

Obsesionet shoqërohen me emocione  të pakëndshme si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” .
Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeri edhe ne moshen e rritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec. 
Ne pjesen me te madhe, por jo gjithmone mendimet obsesive shoqerohen nga riruale te perseritura , quajtur ndryshe kompulsione. 


Kompulsionet janë sjellje (rituale) të përsëritura, të ngurta si (larja e duarve një  numër të caktuar herësh;  numërimi deri në ...; thënia e lutjeve të caktuara .. etj., etj), janë rituale që ndiqen nga personi për të kundërshtuar dhe përjashtuar mendimet obsesive.  
Keto rituale i sigurojnë atij qetësinë vetëm për disa momente, duke e ndihmuar të ulë nivelin e ankthit dhe,  për rrjedhojë,  ai tenton të zgjasë gjithmonë  e më shumë kohën e këtyre kompulsioneve aq sa kjo ndërhyn në funksionimin normal në jetën e përditshme, duke i zënë shpeshherë orë të tëra gjatë ditës.

MENDIMET    OBSESIVE 
Obsesionet me të zakonshme janë:
-          Obsesionet e infektimit dhe ritualet e larjes : Në këto situata personi ka frikë se do të infektohet duke prekur objekte që i kanë prekur dhe “infektuar “ tè  tjerët.
Eviton kontaktin me objektet  jashtè  ambjentit të tij,ose kur kjo ndodh , pèrfshihet në rituale të vazhdueshme të larjes. Kjo gjë përfshin edhe personat që u qëndrojnë afër ,pasi edhe ata detyrohen të përfshihen në ritualin e larjes së vazhdueshme.
-          Dyshimi patologjik dhe ritualet e kontrollit: Personi  në këto raste torturohet nga mendimi se ka lënë dicka pa mbyllur dhe siguruar (dera, gazi, etj..) Kontrolli i tij nuk eshtë një proces i shpejtë si i personave normalë, por i merr kohë (kontrollojnë, rikontrollojnë, kontrollojnë cdo gjë);
-          Mendime violente dhe rituale shoqëruese: Në këto raste personi mundohet nga mendimet se do t’i bëjë keq vetes apo të tjerëve, mund te shohe veten ne akte te dhunshme qofte edhe me natyre seksuale perkundrejt personave te tjere apo edhe anetareve te familjes.  Këto obsesione krijojnë një shqetësim të madh dhe nxisin shumë rituale shmangieje dhe sigurimi si p.sh largimi nga zonat me rrezik(lartësitë), objektet e rrezikshme (thikat), thënie të përsëritura se kjo nuk duhet të ndodhë, lutje etj.


Epidemiologjia
Crregullimi obsesiv kompulsiv prek (pa dallim moshe, seksi) rreth 2-3 % të popullsisë së përgjithshme. Mund të prekë në të njëjtën mënyrë si meshkujt dhe femrat dhe shfaqja mund të jetë si në fëmijëri, në adoleshencë apo në  fillim të moshës  së rritur.
Mosha më e zakonshme e shfaqjes është 6-15 vjec tek meshkujt dhe 20 -29 vjec tek femrat . Simptomat e para shfaqen zakonisht para moshës  25 vjecare (15 % shfaqen deri ne moshën 10 vjec) dhe më pak pas moshës 40 vjecare.

Crregullimi obsesiv kompulsiv  nèse nuk kurohet , tenton te kronicizohet dhe rëndohet.

Shkaqet e shfaqjes se crregullimit obsesiv - kompulsiv
Shkaqet bio-psiko-sociale
Crregullimi obsesiv –kompulsiv është i trashëgueshëm?
Crregullimi DOC nuk është i trashëgueshëm gjenetikisht , por tenton të prekë anëtaërt e një familjeje , edhe për shkak të   modelimit dhe edukimit .  Egzistojnë studime që tregojnë sesi  disa karakteristika edukative mund të kontribuojnë në mënyrë të theksuar në gjenezen e këtij crregullimi.
Gjithsesi studime mbi natyrën biologjike të crregullimit DOC tregojnë për ndryshime në metabolizmin e disa zonave te trurit   që mundësjnë rrjedhshmërinë e mendimit.  Kështu zona orbito - frontale  është ajo zonë e trurit që merret  me vlerësimin  e pasojave të sjelljeve tona dhe përgjigjet emotive.  Një  rritje e aktivitetit të këtyre zonave con në një gjendje “alarmi  konstant” dhe reagimi të fortë emotiv  edhe përballë situatave që për shumicën e njerëzve janë normale dhe të parrezikshme.

Faktorè  psikologjike :
Një pjesë e madhe e studimeve të cojnë në një mbrojtje ndaj një ndjenje faji dhe një egzagjerim të ndjenjës së përgjegjësisë , prezente në individët me crregullimin DOC.
Edhe një ngurtësim i fortë moral , fryt i një edukimi të ashpër , përqëndruar në rregullin dhe ndërshkimin është prezent në historitë personale të një pjese të konsiderueshme të personave qè vuajnë nga crregullimi DOC; aspekte edukative që favorizojnë një përgjrgjësi të egzagjeruar dhe  ndjenja faji.

Cfarë mund të bëjnë familjarët
-          Të mos injorohen mendimet dhe ankthi i këtyre personave edhe pse situata që i ka provokuar për ata mund të duket e pajustifikueshme . Kjo do të evitonte “ të ushqyerit”  e ndjenjave të tyre të fajit dhe turpèrimin.
-          Simptomat e personave me crregullimin  DOC  edhe pse mund të duken te cuditshme  dhe të egzagjeruara, nuk janë një kaprico karakteriale , e nuk mund të kontrollohen me forcën e vullnetit, por janë pjesë e një crregullimi të kurueshëm.
-          Të inkurajohen personat të ndjekin një program kurimi psikoterapie edhe pse rezultatet nuk jane menjëherë  të dukshëm.
-          Simptomat   mund të ndryshojnë nga një ditë në tjetrèn (mund të përkeqësohen) në një gjendje stresi të jashtëm, para se të marrin një qëndrueshmëri falë kurës

TERAPIA  dhe TRAJTIMI  i CRREGULLIMIT  OBSESIV –KOMPULSIV

* Trajtimi farmakologjik

- Antidepresive SSRI

- Cloripramina ( antidepresiv triciklik)

Trajtimi farmakologjik megjithe efektin ne uljen e simptomave rezulton i pamjaftueshën në trajtimin e këtij lloj crregullimi.  
30 -40 % e pacientëve nuk i përgjigjen pozitivisht terapisë farmakologjike.
Për këtë arsye një trajtim i  plotë kërkon kombinimin e terapisë farmakologjike me psikoterapi.


Terapia konjitiv- bihejviorale ka rezultuar e dobishme në të mesuarit e personit strategji për eleminimin e mendimeve obsesive dhe sjelljeve kompulsive.Terapia konjitive bihejviorale kombinon ndërhyrjet për ndryshimin e përbèrjes dhe proceseve konjitive që janë shkak i mbajtjes së crregullimit me teknika bihejviorale që tentojnë në ekspozimin e kombinuar  dhe ndalimin e sjelljes kompulsive (desensibilizimi sistematik).

Po ashtu psikiatër dhe terapistë psikodinamikë kanë arritur përmirësime të dukshme me paciente obsesive kompulsive (nevrozat -obsesive) me një trajtim më të zgjatur psikodinamik.
Ndergjegjësimi mbi ndjenjat e egzagjeruara të fajit, përgjegjësisë, krijimi i një hapësire eksperiencash  pozitive  transferale dhe relaksuese do te ndihmonte psiken në tendencës e saj të përsëritjes së (coazione a ripetere) të kësaj klime pozitive dhe vetëbesimi.

Përqindja e sherimit të këtij lloj crregullimi varion nga 50 – 85 % të rasteve

3 comments:

  1. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje të gjithëve që e njoh ka dikush diku që e lexon këtë, emri im është Gabriella S nga qyteti Leicester, Angli, dua të ndaj një vepër të mrekullueshme të një magjistari të quajtur Prift Ellen, burri im dhe unë patëm një grindje që çoi në divorcin tonë, por kur ai më la një pjesë e imja u largua me të dhe unë isha i trishtuar dhe qaja gjithë ditën dhe natën, po kërkoja diçka në internet kur pashë njerëz që dëshmonin për punën e tij madhështore dhe vendosa ta provoja, bëra gjithçka që ai tha. të bëja dhe ai më siguroi që pas 24 orësh burri im do të kthehet tek unë, të nesërmen në mëngjes, për habinë time më të madhe, një makinë ndaloi jashtë shtëpisë sime dhe ishte burri im, jam shumë i lumtur që mund t'ju ndihmojë gjithashtu:
    * Nëse dëshironi të ktheni të dashurit tuaj.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse keni nevojë për një magji dashurie.

    Kontaktoni atë në email: ellenspellcaster@gmail.com
    Ose WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete
  3. E gjitha falë Dr Fady për punën e saj të mahnitshme, unë kam qenë e martuar për 8 vjet pa fëmijë, kam provuar gjithçka që munda por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një postim në internet se si Dr Fady ka ndihmuar kaq shumë njerëz, shkrova asaj në Whatsapp dhe i shpjegoi gjithçka, ajo më premtoi se gjithçka do të jetë mirë me mua dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, letër dy javë më kërkoi të shkoja në spital për një mesazh dhe për habinë time doktori tha se jam 1 jave shtatzene cdo gje ka qene ne rregull me mua dhe burrin tim qe nga ajo kohe dhe tani kam djalin tim te bukur, fale Dr Fady, nese ke ndonje veshtiresi ne jeten tende,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse keni nevojë për një fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi të rikuperoni paratë ose pronën tuaj të vjedhur.
    Dhe shumë të tjera. Kontaktoni me të ajo do t'ju ndihmojë: email {drfady720@gmail.com } +2349039422406
    Whatsapp

    ReplyDelete