Wednesday, September 24, 2014

Adler dhe Nijinsky







ADLER

 e 

NIJINSKY



Vaclav Fomič Nižinskij  (1890-1950) , balerin dhe koreograf rus , konsideruar si nje nga balerinet me te talentuar te historise. Kercimet e tij injorojne forcen e gravitetit. Eshte quajtur “balerini i Zotit” .  Pas nje ezaurimi nervoz ne 1919, karriera e Nijinskit merr fund. Diagnostikohet me  Skizofreni dhe kurohet nga psikiatri Eugen Bleuer.  A. Adler eshte nje nga  analistet  qe ka trajtuar Nijinskin ashtu sikurse Freud, Jung, Binswanger.

Analiza me poshte eshte shkeputur nga   shenime te A. Adler  mbi  Nijinskin
Revista e psikologjise Individuale N. 6, 1976

"Kur vizitova Nijinsikin  2 vite me pare ne kliniken psikiatrike , ishte i qete, i ushqyer dhe i interesuar per vizitoret e tij, por nuk tha asnjehere asnje fjale. As gruaja nuk ishte ne gjendje ta bente te fliste….

Kur m’u kerkua nese mendoja te mundur sherimin e Nijinskit permes  Psikologjise Individuale , nuk isha ne gjendje te pergjigjesha.
Ne rastet e  Skizofrenise  duhet krijuar nje raport  bashkepunues , krijues mes mjekut dhe pacientit . Raporti mjek - pacient duhet te kalonte pertej objektivave te shkences duke hyre keshtu ne Art. 
Eshte vetem keshtu qe behet e mundur te arrihen permiresime, ne me shume raste se c’mund te mendohet.
Pacienti skizofren eshte “mbrojtesi “ me i flakte i jo -racionales, injoron logjiken komune dhe nderton nje logjike te veten ngritur  mbi  narcizizmin e frustruar.

Keshtu ishte Nijinski...

Kujtimi i pare i Nijinskit

“ Kur isha femije(6 apo 7 vjec) babai donte te me mesonte notin dhe me hodhi ne uje...
Nuk arrija te notoja ,  po ndjeja se nuk po merrja dot fryme . Mbajta   ate pak fryme qe kisha , mbylla gojen dhe mendova  : - Nese  do Zoti do, une do te shpetoj.
Siper  meje  nuk shihja  driten  vecse uje, pashe nje lloj muri , ndjeva  papritur te me pershkoje  nje energji fizike qe nuk di nga me erdhi , kerceva, u mbajta tek ai mur dhe ..shpetova”

Per Adler kujtimi i pare eshte prototipi i jetes se nje individi.
Nijinsky duket sikur na thote permes ketij kujtimi:
-          E para: Nuk mund ti besosh kurre babait
-          E dyta: vetem forca qe eshte  ne ty mund te te shpetoje...

Nje bote plote rreziqe ajo e Nijinskit.
Keshtu shprehet ai ne ditarin e tij:  “Une kisha frike nga jeta, edhe mamaja ime kishte frike nga jeta; e kam trasheguar prej saj kete frike “.
Sipas Adler,  nje  nene e nje baba qe shkurajojne  femijen ose krijojne tek ai  friken per te ardhmen ,  bejne qe femijes t’i  mungoje  besimi dhe i dobeson aftesine per te qene mire me te tjeret.
Frika e Nijinskit per nje bote qe ai  e mendon “ te rrezikshme “ , mposhtet nga nje energji e jashtezakonshme qe vjen nga   vetvetja.
 Eshte kercimi qe e shpeton. Edhe ne jeten reale ishte aftesia per te bere kercime gati te paimagjinueshme  qe   i hapi dyert e Shkolles Mbreterore te Baletit.
Jean Cocteau ne nje kritike mbi baletin “Shpirti I trendafilit” e pershkruan keshtu kercimin e Nijinskit:
“ Eshte kaq patetik, kaq I perkulur, kaq I larte sa te sfidoje forcen e gravitetit e  te  na leje nje nje mbrese te pashpjegueshme”.
Pas vdekjesse Nijinskit, kercimet e tij u bene  lajtmotivi i  artin e tij.
E ne kujtimin e tij te pare ishte pikerisht kercimi qe i shpeton jeten. ... 

Pas frustrimeve te vazhdueshme  ne femijeri fillon te ngrere keshtjella ne ere, nje un  ideal, i madherishem,  i paprekshem  nga jeta reale, gati i barabarte me Zotin. 
Ne kete lufte drejt perfeksionit dhe  unicitetit , hipersensibiliteti, ndruajtja, padurimi jane shoqeruesit e heshtur e te pandashem. Pesha e kesaj nuk mund te mos rrise ne nivele te larta tensionin emocional.
Nje personalitet i tille kur vihet perballe problemeve ne jeten sociale, falimentimeve, perfundon ne nje frike te panatyrshme nga ambjenti ,  nuk arrin te kuptoje logjiken e ngjarjeve. Ketu  lind “prishja e marredhenieve” me realitetin  e nje stili jete te udhehequr nga keshtjellat ne ere te femijerise.
Kjo e shtyn me tej drejt jo racionales, prish cdo ure komunikimi me te tjeret, flet ne nje gjuhe te pakapshme  e nje realitet ndryshe.
Skizofreni lufton  per te qene i ngjashem me Zotin .....

Po e mbyll kete shenim  te shkurter me ate cka me  pergjigjen e nje pacienti tim te sheruar per pyetjen qe une i bera: - Cila eshte arsyeja qe une kisha arritur ta sheroja pas vite e vite  perpjekjesh?
Ai u pergjigj:”  Para ca kohesh u semura se kisha humbur cdolloj shprese. Eshte pikerisht shpresa qe Ju me dhate , ajo qe me beri te sherohesha”

Shenim: Pas shume opinionesh te ndryshem, ne pjesen me te madhe pesimiste lidhur me crregullimin  e tij, Nijinski ra thelle ne delir dhe u be me agresiv. 
Kur te gjithe e mendonin te pasherueshem , ne mars 1945, arratiset nga klinika psikiatrike dhe takon disa ushtare qe e njohen menjehere. Ne kete moment Vaslav degjon te flasin gjuhen  meme e ishte kjo bisede qe shenoi celesin e rikthimit . 
Ne ditet ne vazhdim i pa perseri ushtaret , kendoi me ta,vallezoi me ta . Dukej me i qete e i lumtur....


P.S   Doja  me kete material te therrisja ne vemendjen tuaj kujtimet e para, prototip i stilit te jetes (duket se ishte kestu edhe celesi i rikthimit, si dhe frazen qe nje pacinet i sheruar i thote Adler lidhur me shpresen.




Thursday, April 24, 2014

Depresioni dhe te rinjte

Depresioni  dhe te rinjte




Depresioni : Cfarë është ?

Depresioni prek persona të cdolloj moshe, seksi, profesioni, nacionaliteti etj.
Për të përcaktuar depresionin  mund të themi se të gjithë , te rritur dhe të rinj provojmë ndjenja trishtimi në momente të caktuara të jetës  të lidhura pak a shumë me ngjarje të jetës . Këto ndjenja trishtimi janë normale dhe zakonisht kalojnë vetë edhe pa ndihmën e kurimit.
Në të kundërt një person që vuan nga depresioni rrallëherë mund t’ja dalë vetë.
Depresioni është një crregullim me simptoma specifike , kohëzgjatje, rëndesë simptomash të niveleve  te ndryshëm.  

Si ta njohim depresionin?  

Zakonisht depresioni shkakton ndryshin në:
 gjendjen e humorit (humor i ulët,humbje interesi);
 mendim (mendimet bëhen më  të ngadalësuara dhe të errëta, negative,  një nënvlerësim i vetes);
konjicion (përqëndrimi i ulët, memorja e prekur; humbet perspektiva e të ardhmes );
 sjellje ( shmangëse, e izoluar, vetëdëmtuese);
energji (aktivitet më i ulët, lodhje, pa fuqi).


Një i ri në gjendje depresive mund të ndjehet konfuz dhe të ketë vështirësi në marrjen e vendimeve , i mungon dëshira dhe energjia dhe mund të  humbasë interesin për detyrimet shkollore. 
Një gjendje ankthi e shoqëron lidhur me preokupimin se dicka e tmerrshme  dhe e panjohur po i ndodh . Mundet që të zhvillojë edhe fobi lidhur me shkollën, punën, provimet, shoqërinë etj.

Pra simptomat e mësipërme janë ato “klasiket”, por tek të rinjtë depresioni mund të shfaqet edhe permes simptomave jo tipike  si:
  1.        abuzimi me alkolin
  2.       përdorim  i drogës
  3.        probleme te përqëndrimit ose  apo hiperaktivitet, tensionim, inat.

Sipas ekspertëve,  të rinjtë sot janë më të dobët dhe më të prekur nga ankthi dhe depresioni.
Momentet më të errëta të ditës për absurditet janë mëngjesi dhe pjesa e parë e pasdites; në fakt personi depres fillon të ndjehet më mirë rreth orës 18.00 kur fillon të bjerë dielli. 
Tek të rinjtë po ashtu shfaqet edhe forma e depresionit bipolar (maniako-depresiv), karakterizuar nga humori i rënë në një periudhekohe ndjekur më pas nga episode me një humor të ngritur energji gati mbi potencial, mbi norme.
Ekspertët tregojnë se 20 % e te rinjve me depresion prezantojnë nje tip patologjie  te humorit  të formës bipolare.

 Rreziku i vetevrasjes

Eshte e tmerrshme por e vërteta tragjike është se shkaku i dyte i vdekjes  (pas aksidenteve rrugore) lidhet me crregullimet e depresionit.
Nëse një i ri të rrëfen se ka pasur ide vetëdëmtuese gjëja më e rëndësishme që mund të bësh është ta marrësh seriozisht. Pjesa më e madhe e atyre që më në fund e kryejnë aktin vetëvrasës kanë folur edhe më parë për këtë gjë.
Ky është një sinjal alarmi!

Po kujt duhet t’i drejtohemi?!

Mund t’i drejtohemi  mjekut të familjes, psikiatrit apo psikologut. 
Sigurisht,  jo të gjithë personat që vuajnë nga gjendje depresive shkojnë në akte vetëvrasëse. Disa janë më vulnerabël nga të tjerët. Kjo ndodh atëherë kur gjendjes së humorit të rënduar i shtohen edhe faktorë të tjerë personologjike që kanë të bëjnë me forcen e Unit, me prezencen e një fëmijërie të vështirë , e një ambjenti familjar problematik, e një ambjenti social jo mbështetës etj.
Shumë të rinj marrin vendimit tragjik të vetëvrasjes ne momentet e :
-       ndarjes  nga i dashuri / e dashura ( në  të vërtetë , kjo braktisje “zgjon” frikëra të tjera braktisjeje , ndjesi prezente tek personi që në moshë të hershme e me një ngarkesë emocionale shume të fortë)
-      po ashtu edhe dështimet në provime, punë etj. (në këto raste ky dështim i shtohet në perceptimin e individit falimentimeve të tjera që në shumën e tyre e bëjnë individin të humbë besimin në vetvete dhe tek e ardhmja). 

-      Si t’i njohim situatat e rrezikshme?  Cilët janë të rinjtë më të rrezikuar?
E vështirë të thuhet.
 Ekspertët tregojnë 3 grupe të rinjsh  vecanërisht të ndjeshëm ndaj rrezikut vetëvrasës: 
Grupi i parë janë ata që kanë simptoma klasike te depresionit si trishtimi dhe humbja e shpresës;
Grupi i dytë përfshin “perfeksionistët”, të cilët nuk e pranojnë dot dështimin, janë më të tërhequr dhe më pak social;
Grupi i tretë futen të rinjtë që e shprehin depresionin në sjellje agresive apo përdorim substancash.


Të fillosh një kurë

Shumë të rinj mund të përmirësohen me kurim.
Hapi i parë  është kontakti me një profesionist të kurës
Për disa të rinj mund të mjaftojnë disa seanca mbështetëse ku mund të përfshihen po ashtu edhe familjarët.
Për disa të tjerë është i nevojshëm një kure psikoterapeutike më e gjatë në kohë. Kjo ndarje në trajtim lidhet ngushtë me llojin e depresionit të diagnostikuar.

Depresioni reaktiv : në këto raste gjendja depresive mund të shkaktohet nga një humbje(vdekje) e një personi të dashur, humbje pune, provimi, mashtrimi i pësuar, violence psikofizike.
Depresioni endogjen : në këtoraste gjendja depresive nuk duket të lidhet me faktorë të jashtëm  por ka shkaqe gjenetike-biologjike apo  e ka bazën në dinamika  psikike  të  pandërgjegjshëm prezentë në personalitetin e pacientit.
Depresioni ankthioz: është një lloj depresioni i lidhur me gjendjet e ankthit apo panikut.
Depresioni psikotik apo madhor :  kur simptomave depresive i shtohen edhe simptoma  psikotike si ndjenja deprersonalizimi, derealizimi, delire etj.
Distimia : gjendje e humorit depres kronik , për të paktën 2 vjet , me simptoma jo aq të rënda sa të depresionit madhor.
Depresioni sekondar  apo më saktë depresioni i shkaktuar nga semundjet organike, neurologjike apo edhe përdorimit të substancave.

       Pra një kurim i mirë fillon pas një diagnostikimi të mirë duke parë edhe komorbiditetin (ngjashmërinë) apo prezencën e depresionit edhe në shumë crregullime të tjera të tipit psikik apo organik.(shih tabelëm më poshtë)



Si reagojnë ilacet kundër depresionit ?

Mjekimi antidepresiv ndihmon personin të kontrollojë simtomat dhe të rimarrë funksionimin në aktivitetet e përditshme. Antidepresivët  ndikojnë në kimikën e trurit, një ekuilibrim kimik të trurit  duke rritur funksionimin e neurotrasmetuesve  si serotonina , noradrenalina dhe dopamina.
Të gjithë antidepresivët kërkojnë  nga 2 deri në 6 janë për të përmirësuar simptomat e depresionit. 
Kjo shpesh shkurajon pacientin, por eshte e rendesishme të mos e ndërpresë terapinë. Po ashtu disa persona që fillojnë të ndjehen më mirë tentojnë të ndërpresin kurën: kjo nuk është e efektshme.

Po ashtu , mund të ndodh shpesh që me fillimin e kurimit një person me depresion te rëndë fillon të gjejë pak energji e cila mund të bëjë të mundur realizimin e ideve vetëvrasëse të cilat i gëlojnë në mendje.

 Po Psikoterapia? 

Ndërsa për disa persona mjafton mjekimi për të kuruar depresionin, në raste të tjera një kurim i mirë kërkon të shoqërohet me psikoterapi e cila mundëson të njihen dhe kapërcehen dinamikat konfliktuale që shkaktojnë gjendjen depresive. 



Saturday, April 19, 2014

Selfie - Mania

Selfie -Mania 

Selfie -Syndrome” - Një  Crregullim  Mendor?

Termi selfie  është një zhargon (“slang”)  që  nënkupton   “ autoportret  fotografik”, flitet pra për personat që fotografojnë veten dhe e postojnë këtë foto në rrjetet  sociale.
Moda e “selfie ”  perhapur  sot në rrjetet  sociale (“social network”) , po merr gjithmonë e më tepër përmasa  shqetësuese  dhe   karakteristika  të një crregullimi të tipit  obsesiv – kompulsiv.

Rasti i  19-vjecarit anglez, Danny Bowman  ,  obsesionuar nga selfie  , I cili  kalonte deri ne 10 orë në ditë duke bërë foto vetes me  iPhone , derisa pushoi se shkuari ne shkollë, pushoi se frekuentuari miqte e më ne fund , pas 6 muajsh , tentoi vetevrasjen, shqetësoi opinionin publik dhe atë profesionist.
Mjeku psikiatër Davil Veal që ka Danny-n në terapi lëshon një alarm për adoleshentët:” Selfie  nuk është një lojë , selfie -mania  mund të konsiderohet një crregullim mendor.”

Në fakt , në një studim të  kohëve të fundit  mjekët konsistojnë se të apasionuarit pas selfie  vuajnë nga një deshirë obsesive kompulsive për të realizuar foto të vetes dhe publikuar ato on –line.

   APA (American Psychiatric Association) propozon që selfie  të  konsiderohet   si një crregullim mendor lidhur me “ mungesën e vetëvlerësimit dhe deficit lidhur me intimitetin personal” .
 Në një këndvështrim psikopatologjik APA dallon nivele të ndryshme të “selfitis”.
  •          Selfitis  borderline , apo në kufij : kur personi mjaftohet me 3 selfie në ditë  pavarësisht nëse publikohen on-line ose jo;
  •        Selfitis akut: kur personi realizon dhe boton të paktën 3 foto në ditë në rrjetet sociale ;
  •        Selfitis  kronikë : kur personi  publikon më shumë se 6 foto të vetërealizuara në ditë  në rrjetet sociale.


Cila  është dinamika psikologjike që shtyn  drejt Selfie- manisë?

Treguesi i pare është një vullnet i fortë i personit për t’i thënë botës:   “Unë jam këtu dhe po bëj këtë”.

Pra shkaku i parë duket të jetë problem identiteti, duket një lloj reagimi përkundrejt  një realiteti që krijon pasiguri  , qoftë në aspektin  material edhe  atë emocional. Fotot kundërshtojnë imazhin e një egzistence të pasigurt , përmes fiksimit të disa momenteve  simbol i një përpjekje për të përcaktuar një identitet të qëndrueshëm, të plotë e të realizuar. 

A ka një komponent narcizist në selfie –mania?

Në fakt, narcizizmi tradicional  e injoron kontaktin me të tjerët, personi vetë krijon një imazh për veten të egzagjeruar.  Ne mitologjinë greke Narcizi dashurohet aq shume me imazhin e vet te reflektuar ne ujë saqë i magjepsur me këtë dashuri, përhumb dhe bie   në lumin ku  vetë- pasqyrohej.

Rrjetet e social network   mund të konceptohen si një pasqyrë e madhe narciziste, për t’i treguar të tjerëve kush je, sa vlen dhe për t’u komunikuar atyre gjendje emocionale dhe aspekte të vetes , shpesh jo reale , duke  shmangur vështirësitë e përballimit përmes  kontaktit direkt.  Pra individi gjithsesi i shmanget kontaktit real , të drejtpërdrejtë me tjetrin, dhe kërkon të "shesë", një tjetër vete, më të përsosur.

Duket se  social network  prezanton një  pasqyrë  dhe një maskë në të njëjtën kohë.

Një studim i California State University, tregon se të kalosh shumë kohë në Fb & Co , po rrit tendencën narciziste.
Narcizizmi në fakt është një crregullim i personalitetit karakterizuar nga  një  nevojë e pakushtëzuar për t’u konsideruar më i miri, kërkimi i konfirmimit gjthmonë dhe sidoqoftë, vulnerabilitet  ndaj kritikave, pasiguri e thellë, arrogancë ekstreme , hatërmbetje, mungesë empatie, manipulim dhe zhvlerësim i personave tè tjerë në shërmim të imazhit personal.

A ka lidhje  Selfie-  Syndrome me Psikopatologjinë ?

 Nëse kërkojmë një lidhje  mes  Selfie-  Syndrome  dhe psikopatologjine , përvec narcizizmit do   të  duhet të konsiderojmë edhe lidhjen me kriteret e varrësive , gjendjet e crregulluara  të  humorit ,  mendimet obsesive,  përsëritja dhe impulsiviteti ,     crregullimi  obsesiv kompulsiv.

Sigurisht jemi duke folur për kërkimet e para mbi këtë fenomen e ndoshta duhet  të jemi më të kujdesshëm në kategorizim dhe etiketimin diagnostikues.

A ka një kurë për Selfie-Syndrome?

Nëse ndjekim arsyetimin e mësipërm , pra nëse konsiderojmë lidhjen mes selfie – manisë dhe obsesioneve dhe kompulsioneve, varësive , një trajtim terapeutik të tipit CBT do të rezultonte ndoshta i efektshëm.

Nëse flasim për një lidhje mes Selfie-Syndrome dhe  karakterit narcizist   apo një vetëvlerësimi te ulët dhe një mungesë të një ndjenje identiteti të qëndrueshëm, kjo kërkon një trajtim më të gjatë të tipit analitik.

Burimi:
www.affaritaliani.it , " Filosofia del selfie e le foto del Vip"
www.asimplenetpaper.it "Selfie e disturbi di personalità"
www.key4biz.it, " I socialwork ci rendono narcisisti?"



Monday, February 3, 2014

Varèsia nga ...

Shopping  Kompulsiv 



Kenaqesi e te blerit apo Shopping Kompulsiv ? 

Veshtire te percaktohet ne kohet moderne te boom-it  te konsumizmit nje kufi i qarte mes blerjes normale dhe asaj patologjike. 

Një përgjigje e shpejtë  do të ishte se shopping-  kompulsiv është një mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme,  sidomos për shkak të marrëdhënieve,  mbron po ashtu nga  një imazh  i dobët për veten dhe  nga rreziku  i perhershem i  të braktisurit. 

Në eksperiencën emocionale të   shopping,  individët dallohen nga niveli i ndryshëm i impulsit për të blerë si një burim  eksitimi,  kënaqësie dhe relaksimi.
  Disa tregojnë se ndihen “high” gjatë kësaj sjellje ;  “dicka që jep adrenaline” ...apo  “ është si të bësh dashuri me produktin ...”. 

Shopping kompulsiv eshte nje crregullim qe implikon tre kategori crregullimesh psikologjike e te sjelljes si :

1. Crregullimi i kontrollit te impulseve 
Individi nuk i reziston dot impulsit per te blere, pavaresisht nese eshte i domosdoshem apo jo dhe shpeshhere edhe ne mungese te mundesive financiare. I pare keshtu buying impuls  kthehet ne nje tendence te egzagjeruar dhe  shkaterruese , shoqeruar nga nje nevoje  qe kerkon te kenaqet urgjentisht dhe pavaresish. 
  
2.  Sjellja Obsesive
Nga ana tjeter perseritja e sjelljeve blerese, cikliteti te cojne ne karakteristiken obsesive te ketij crregullimi i cili duket te rritet ashtu sikurse edhe problemete tjera obsesive ne prani te situatave stresante. 

3. Varesia nga nje aktivitet 
Por karakteristika qe padyshim duket me e veshtira per t'u crrenjosur eshte varesia nga sjellja e blerjes,  addictive buying. 

Kjo sindromë quhet :  “Shopping kompulsiv” , “Varësi nga blerjet” ose "Shopaholism" ( mania për shopping). 
Gjthsesi,   American Psychiatric Association (APA), nuk e njeh si crregullim, ndaj nuk e gjejmë tek   manuali DSM-IV,  dhe as DSM –V .
Subjektet që prezantojnë  këtë crregullim , kryesisht  femra  të reja në moshë , nëse fillimisht  blejnë për kënaqësinë që të sjell një veshje apo  një objekt i ri, më pas kjo kënaqësi , pak nga pak ,  shoqèrohet me  një gjendje tensioni gjithnjë në rritje  dhe dëshira për blerje bëhet e pafrenueshme.
Fillon të blejë  objekte të cfarëdolloji  që në pjesën më të madhe lihen në një cep ose hidhen dhe kjo gjë shoqërohet me ndjenja faji dhe turpërim.  
S.L. McElroy, një studiuese amerikane që është marrë gjerësisht me ketë fenomen , ka propozuar kriteret e mëposhtme diagnostikuese  për të bërë dallimin mes personave që praktikojnë blerjet  si një aktivitet normal, nga ata për të cilët ky aktivitet  merr karakteristika patologjike :
1.     Preokupim, impuls apo sjellje të të blerit jo të përshtatshëm  të perjetuar si  e parezistueshme,  që ndërhyn me forcë apo pa sens; të blerit në mënyrë frekuente  të objekteve të padobishëm , përtej mundësive objektive, dhe që zë një periudhë kohe më të gjatë se ajo që ishte paracaktuar;   
2.     Preokupimi, impulsi  apo akti i  të blerit shkaktojnë stres të fortë, bëjnë të harxhohet kohë, ndërhyjnë  në mënyre të theksuar  në funksionimin social , në punë dhe shkaktojnë probleme financiare (borxhe me bankën ose falimentim);  
3.     Blerja në mënyrë kompulsive nuk  prezantohet në rrjedhën e crregullimit të  manisë apo hipomanisë.

Shopping kompulsiv , sipas studimeve sot pranohet se “ është një problem mendor,   një gjendje e shkaktuar nga  ndryshimet e vazhdueshme në strukturën dhe funksionimin mendor”  (Leshner, 2001).
 Si një substancë kimike  edhe  një eksperiencë emocionale  mund të jenë kaq kënaqësi -sjellëse sa të krijojnë  një  lidhje varësie.  

Po cili është profili  i një pacienti /teje  të varur nga një lloj sjellje pa të cilën  duket se nuk arrin të jetojë e provojë emocion?

Përse disa sjellje  behen simptomatike  dhe “rrëmbejnë”   mendjen e pacientit ? 
Jane keto pyetje qe kerkojne pergjigje ne nje proces terapeutik.

Trajtimi:

Nëse profili i një bleresi/seje patologjike është ai i përshkruar më sipër , ndërhyrja terapeutike do të synojë rritjen e vlerësimit për veten,  ekplorimin  e  frikërave të ndarjes, ndjesinë  e boshit dhe të  paqëndrueshmërisë.

Më poshte video:




Sunday, January 19, 2014

Trajnim ne Grup


Njohja e vetes behet nje pjese shume e rendesishme e punes se psikologut.
Analiza ne grup qe organizon Instituti Afred Adler jep nje mundesi cdo psikologu ne formim te filloje “ te ballafaqohet me veten”, fale marredhenies nderpersonale dhe dinamikes se grupit. Ky eshte nje fillim i “udhetimit” drejt analizes personale .
Per me teper informacion mund te na na kontakoni ne
adresen mail: institutiadler@yahoo.com ose nr. tel : 069 6759460