Alfred Adler lindi ne 1870 ne Vjene dhe ne kete qytet, ne moshen 25 vjecare , diplomohet
ne mjekesi.
Adler
ishte nga te paret bashkepunetore te Freud i njohur ne Vjene per inteligjencen e
menjehershme dhe aftesi te rralle intuitive. Thuhet se per Adler, te analizoje e te
diagnostikoje nje rast eshte si te rrahe
dy veze ne nje pjate [7].
Freud, Adler e Jung njihen si themeluesit e psikologjise se thellesise . Shkolla e psikologjise dhe e psikoterapise themeluar
nga Adler, pas ndarjes nga Freud ne vitin
1911, njihet si Psikologjia Individuale
.
Adler
ishte thellesisht i bindur se themelet ku mbeshtetet shendeti mendor duhet te
beheshin te njohura per te gjithe , pasi
psikologjia ka si qellim “ te kuptuarit e natyres njerezore nga cdo njeri”.
Konseguence
e kesaj bindjeje ishin aktivitetet konferenciale te Adler, te palodhura, te hapura jo vetem per
mjeke e psikiater por edhe per mesues,
infermiere, prinder e kushdo tjeter i interesuar
mbi psikologjine. Preokupimi i tij me i
madh ishte te qendronte afer jetes reale dhe te krijonte nje psikologji qe
gjithkush te mund ta “prekte”, ta kuptonte dhe ta perdorte.
Eshte pikerisht kjo bindje qe e
beri Adler te perdore nje gjuhe me te thjeshtezuar per teorine e tij, gje qe e
shtyn kritiken ta quaje teorine e Adler te “
siperfaqshme”. Kohet e fundit duket se teoria e personalitetit e formuluar nga
A. Adler po gjen nje pranim e perdorim gjithmone
ne rritje.
Psikologjia
Individuale ishte e para shkolle psikologjike qe “uli nga froni” teorine e instikteve, pulsioneve seksuale si
faktoret paresore ne shpjegimin e
sjelljes njerezore.
Thelbi i teorise adleriane eshte konceptimi i
subjektit unik, krijues, dinamik, orjentuar
drejt nje qellimi. Adler formuloi
konceptin e “Stilit te Jetes” ne vend te personalitetit te nje individi, duke u
nisur nga ideja se stili i jetes eshte produkti krijues i vete
individit.
Disa nga konceptet themelore ku mbeshtetet
teoria adleriane :
1.
“Uniciteti
dhe autokoherenca”- e personalitetit ( e
shkuara e tashmja e ardhmja, psike e trup, psike e ndergjegjshme
psike e pandergjegjshme);
2.
“Principi i
dinamizmit” - perben nje e nga themelet e struktures se cdo
personaliteti ( levizja, orjentimi i proceseve te psikes drejt nje qellimi:
aspirates per sukses, siguri, persosje.
3.
“Ndjenja
komunitare” - si nje nevoje per arritjen e mireqenies gjenerale: Adler konsideron nivelin
e ndjenjes komunitare te nje
individi si barometer per “matjen” e shendetit te tij mendor.
Gjithe
vepra e Adler zhvillohet rreth idese se
ajo qe e dallon njeriun eshte aftesia e tij per t’u projektuar ne te ardhmen me nje plan jete te “percaktuar” ne detajet me te imta qe ne femijerine e tij te hershme, plan i cili i jep “drejtim
prospektiv” fenomeneve psikike. Edhe
proceset mendore, psikike jane pjese e kesaj dinamike.
Menyra
sesi individi percepton veten, boten , raportet nderpersonale, kalojne nepermjet filtrit subjektv. Ky kendveshtrim e kapercen vizionin
shkak – pasoje (duke mos
e mohuar faktorin percaktues- femijerine), por duke e plotesuar kete me vizionin
prospektiv teleologjik ( qe sheh perpara).
Me fjale te tjera ekziston nje aftesi
e lindur e cdo njeriu per “ te
veshtruar perpara” e cila merr
shtyse, ne menyre paradoksale, nga pesha e eksperiencave te shkuara. Me kete kuptojme se Adler nuk e ka nenvleresuar asnjehere rendesine
e eksperiencave te shkuara: e shkuara eshte absolutisht qendrore ne jeten e
individit. Ajo qe , megjithate, dallon vizionin e tij mbi te shkuaren eshte se , kjo e shkuar “filtrohet” nga
mendja subjektive e individit. Vendoses
per sjelljen e nje personi eshte opinioni qe ai ka per veten dhe per ambjentin
me te cilin ai duhet te perballet.
Thenia
emblematike e Adler : “ Nuk eshte trashegimia e as ambjenti
qe percaktojne marredhenien ( e individit ) me boten jashte: Trashegimia
i jep disa dhunti; Ambjenti e furnizon vetem me disa pershtypje ; Keto dhunti e
keto pershtypje dhe menyra se si ai ben eksperiencen- d.m.th, interpretimi qe personi i ben ketyre
eksperiencave – jane tullat qe ai perdor
me menyrat e veta specifike, “krijuese” , per te ndertuar aftesite e veta perkundrejt
jetes”.
Eshte menyra e tij personale e te perdorurit
te ketyre tullave- apo e thene ndryshe, eshte perfaqesimi i tij qe
percakton marredhenien e tij me boten e jashtme.
Fiction
( Ide fiktive)
Keto nuk jane tjeter vecse ide subjektive, jo
realiste, pjeserisht te ndergjegjshme e pjeserisht te pandergjegjshme. Ideja fiktive (Sikur) eshte nje koncept filozofik huazuar
nga filozofi Hans Vaihingher. Te menduarit permes “sikur” eshte I dobishem per individin pasi e lejon ate “ te ngreje ura
qe e cojne drejt te nesermes ”. Individi ne kete
projektim te vazhdueshem drejt perfeksionit niset nga nje analize subjektive e
pozicionit te tij te konsideruar si nje
gjendje minus ( inferiore).
Ketu e ka bazen
edhe teoria e Adler e kompensimit te inferioritetit fizik , psikik : ngritjes nga nje pozicion minus, drejt nje pozicioni me sigurues, nje pozicioni me larte, pozicionit
plus .
Nje
ndjenje e forte e pasigurise, e krijuar
qe nga femijeria e hershme, con ne nje ndjenje kompleksi inferioriteti. Kompleksi i inferioritetit shkakton nje ngritje te nivelit te kompensimit
, pra ne nje superkompensim
qe provokon nje sforcim gati mbinjerezor dhe mekanizma mbrojtes te
ngurtesuar e pak fleksibel.
Ky
kombinim i tensionit krijon ate kuader
klinik te quajtur nevroze. Eshte kjo
ndjenje pasigurie e cila shtyn
nevrotikun te perfshihet me me shume force, ngurtesi , e
me pas perpunuar nga Henry Stein i Institutit te San Francisco.
The Style of Life Tree
Copyright
1997, Henry T. Stein, Ph.D.
Reproduction
Prohibited Without Permission
Re-designed
by Annie Lalonde, May, 2003
Revised
10-18-04
Momenti i pare ne
diagnostikimin e “Stilit te jetes” fillon nga nje analize e situates aktuale:
funksionimi i individit ne
ballafaqimin me tre “Detyrat e jetes”:
1. Puna ( cdo lloj forme e
aktivizimit te mendjes);
2. Dashuria (afekti dhe seksualiteti);
3. Miqesia ( interesi per
marredheniet nderpersonale e sociale)
Adler perdorte ne diagnostikimin
e e personalitetit apo te stilit te jetes 5 metodat baze qe jane:
1- Interpretimi i
kujtimeve te para (hershme);
2- Analiza e yllesise
familjare;
3- Interpretimi i endrrave
dhe fantazive;
4- Crregullimet te
sjelljes ne moshen e femijerise;
5- Analiza e faktoreve
ekzogjene te rastesishem (faktore te jashtem , te rastesishem te karakterit
biologjik apo social te cilat kane prodhuar tek subjekti gjendje
shok-u).
Interpretimi I kujtimeve
te hershme po ashtu si interpretimi i endrrave i nenshtrohet metodes
analogjike intuitive , metode e cila niset nga elementet e njohura
nga historia e individit dhe me pas per analogji (shoqerizim)
mundesohet gjetja e kuptimeve te tjera e lejohet te
ngrihen hipoteza mbi mekanizmat e funksionimit te psikes se nje individi.
Ne analizen e “Stilit te jetes”
Psikologjia Individuale sherbehet edhe prej perdorimit te testeve projektive ,
kryesisht TAT (Thematic Apperception Test) dhe
Rorschach.
TERAPIA ADLERIANE
Nje nga dallimet esenciale midis
psikoanalizes Freud – iane dhe asaj Adleriane qendron ne
faktin se Freud perpunoi nje teknike psikoterapeutike te pershtatshme
vetem per personat e rritur (ishte e bija , Ana Freud, e cila pershtati me vone
psikoanalizen edhe tek femijet), nderkohe qe Adler perpunoi metoda terapeutike
si per te rriturit edhe femijet si dhe teknika per edukimin terapeutik.
Psikoterapia adleriane kalon neper 3
faza :
1. Faza e pare,
teresisht nen kompetencen e Terapeutit i cili duhet te mbledhe te dhena per te
kuptuar “Stilin e jetes” se pacientit.
2. Faza e dyte ben
te mundur qe individi te ndergjegjesohet mbi stitlin e vet te jetes, nen
drejtimin dhe intuiten e psikoterapistit.
3. Faza e trete , procesi
me i gjate i gjithe terapise, kerkon rishikimin dhe modifikimin e stilit
te jetes drejt nje “objektivi final” me konkret.
Terapia adleriane perdor
kryesisht strategji inkurajimi dhe i beson aftesive krijuese te terapeutit i
cili duhet te jete ne gjendje t’i pershtatet specifikave te cdo pacienti.
Adler refuzon te vendose
individin te shtrire ne nje divan, dhe terapeutin te ulur pas tij. Terapeuti
adlerian dhe pacienti ulen perballe njeri – tjetrit dhe Adler
insiston qe edhe poltronat e tyre te jene te ngjashem .
Nje terapeut i mire adlerian duhet te
arrije te perdore strategji te cilat nisen nga aftesite qe disponon
individi, te rekuperoje dhe rrise potencialin e individit duke e orjentuar ate
drejt nje bashkepunimi me te tjeret , apo rritjen e ndjenjes komunitare.
Bibliografia
1. ADLER, A. (1920), Praxis
und Theorie der Individualpsychologie, tr. it. La psicologia
individuale, Newton Compton, Roma 1970.
2. ANSBACHER, H. L., ANSBACHER,
R. R. tr. It. “ A. Adler: Aspirazione alla Superiorità e
Sentimento Sociale“ , Edizioni Universitarie Romane , Roma 2008.
3. ANSBACHER, H. L., ANSBACHER,
R. R. (1956), The Individual Psychology of Alfred Adler, tr. it. La
Psicologia Individuale di Alfred Adler, Martinelli, Firenze 1997.
4. CALLINA, R.
www.robertocallina.com
5. ELLEMBERGER, H.F.
(1970), The Discovery of Unconscious, tr. it. La scoperta
dell’inconscio, Boringhieri, Torino 1976.
6. Parenti , F., Pagani,
P.L.(2005), Il reattivo di Rorschach nell’età evolutiva e
nell’adulto(edizione in CD- ROOM), Istituto Alfred Adler, Milano 2009.
7. STONE, I., (1971), The
passions of the mind, A biographical novel of Sigmund Freud, Tr.
It. “Le passioni della mente”, Il romanzo di Zigmund
Freud, Corbaccio, Varese 2009.
Pergatiti: Irena Hysenaj