Thursday, March 7, 2019

Kam nevojë për psikoterapi



Poezi nga  Marwan




Kam nevojë për psikoterapi sepse kam filluar te shoh  vetëm për së jashtmi, kam nevojë për psikoterapi pasi të biesh 8 herë në të njëjtin hon të ngushtë nuk mund të jetë thjesht rastesi por shkakësi.

Kam nevojë për psikoterapi sepse bota është një veshje, që mesa shoh, po më  rri keq, jashtëzakonisht, dhe nëse bota është një veshje, divani  mund të jetë dhoma e duhur e provës, kush e di?!

Kam nevojë për psikoterapinë pasi kërkoj tek kënaqësia, një botë që të popullojë  gjithë boshet  që kam në shpirt, e dua t’i njoh këto boshe  për t’i mbushur me fjalë dashurie për veten e vetë përkëdheli.

Kam nevojë për psikoterapi sepse deshira për të gllabëruar botën mbaroi qëkurse e ndjeva se ishte bota që po më gllabëronte mua, e ketu nuk ka retorikë,  nga kjo dikush duhet të mësojë : të jetosh nuk është si të jesh në një drekë apo në një vagon restorant... dhe nuk mund të shpresosh që do të jetë bota të ta mësojë.

Kam nevojë për psikoterapi sepse shoh gjëra dhe nuk  është bukur të shohësh  tek vetja atë që aq shumë të bezdis kur e sheh tek  tjetri,sepse , herë-herë ndjej se askush nuk bën pjesë tek unë.
Kam nevojë për psikoterapi sepse jam një njeri normal që punon mëse normalisht,për të shkëlqyer më shumë se normalisht, sic është normal në këtë sistem,  ku normalja nuk ka  aspak të bejë me atë që është natyrale.

Kam nevojë për psikoterapi sepse vitet më kanë bërë  tmerrësisht të përgjegjshëm,e të rritesh nuk do të thotë të udhëtosh nëpër  qytetin e përgjegjësive.
Duhet të jetë  edhe të jetosh në paqe me të tuat lëndime, në paqe me të shkuarën tënde,në paqe   me tjetrin, me të shkuarën e me personat.


Kam nevojë për psikoterapi sepse mendova se kisha fshirë gjithcka, por jeta ta sjell problemin  pjesë-pjesë para syve dhe ka gjithmonë një tjetër dhuratë  gati për t’u hapur... Për të të bërë te rritesh akoma.

Kam nevojë për psikoterapi sepse nuk di si t’i hap  më këto dhurata së fundmi...
Për gjithë këto arsye  kam unë nevojë për psikoterapi... dhe jam në kërkim të një psikologu....

Friday, March 1, 2019

Bëni PRINDIN !



Histori jete, kthehen në raste klinike.

Në cfarë kohe po jetojmë?
Problemet e violencës në familje, shkollë, droga, konflikte, vuajtje. Numri ne rritje i kerkesave per ndihme reflekton makthin që po jeton shoqëria sot.
 
A jane te gjitha rastet te nevojshme per nderhyrjen e nje psikologu?

A mos valle familja e shoqeria sot kanë humbur aftesine per te marre pergjegjesi ne situata te veshtira e te ngarkuara me ankth?

“ Para pak kohesh dy prindër të shqetësuar më telefonojne duke kërkuar me urgjence një takim. Mbrëmjen e të njëjtës ditë i pres në studio.
Ishin dy prindërit e një vajze adoleshente 15 vjecare. Nëna kishte pak kohë që kishte vënë re se vajza nuk ishte shume e përqëndruar. Një ditë merr fshehtas ditarin e së bijës dhe aty mëson se e bija ishte e dashuruar me një djalë, sesi kishin dalë bashke, kishin shkëmbyer puthje dhe kishin "programuar" te kalonin nje nate bashke, pra te benin seks.
Nena e alarmuar flet me të shoqin dhe të dy të shqetësuar kërkojnë një konsultë me psikologen.

- Ju lutem na ndihmoni! Si mund t'ia themi të mos e hedhë këtë hap?
- Eshte shume e vogel!
- Po sikur te na thote se do të hidhet nga ballkoni e do vrase veten nese ne e pengojme ?
- Kuptoni?
- Besoj e dini cfarë po ndodh përreth?
- A mund t’i themi se jemi konsultuar me nje psikologe dhe ajo na ka thene se.....?!!!!!

Nuk po besoja atë që po ndodhte përpara meje!
T'i themi vajzës se psikologia ka thënë???!!!!

Ku humbi roli i prindit?!!!
Ku po shkon familja sot ?
Ku eshte komunikimi, mbeshtetja, autoriteti prinderor per te cilin nje adoleshent ka kaq shume nevoje ne periudhen tranzitore te paqendrueshmerise se tij?

Cfare te beni? - u thashe
- Shkoni ne shtepi dhe beni PRINDIN!
Sillni ne mend edhe ate qe prindet tuaj kane bere me ju. Mos u kopjoni ngurtesine, dhunen por mos e hidhni poshte kujdesin, te qenit prezent, mbeshtetjen autoritetin me te cilin na kane edukuar!
Thjesht bëni prindin!