Reflektime ...
Poezi nga Marwan.
Kam nevojë për psikoterapi sepse kam filluar te shoh vetëm për së jashtmi, kam nevojë për psikoterapi pasi të biesh 8 herë në të njëjtin hon të ngushtë nuk mund të jetë thjesht rastesi por shkakësi.
Kam nevojë për psikoterapi sepse bota është një veshje, që mesa shoh, po më rri keq, jashtëzakonisht, dhe nëse bota është një veshje, divani mund të jetë dhoma e duhur e provës, kush e di?!
Kam nevojë për psikoterapinë pasi kërkoj tek kënaqësia, një botë që të popullojë gjithë boshet që kam në shpirt, e dua t’i njoh këto boshe për t’i mbushur me fjalë dashurie për veten e vetë përkëdheli.
Kam nevojë për psikoterapi sepse deshira për të gllabëruar botën mbaroi qëkurse e ndjeva se ishte bota që po më gllabëronte mua, e ketu nuk ka retorikë, nga kjo dikush duhet të mësojë : të jetosh nuk është si të jesh në një drekë apo në një vagon restorant... dhe nuk mund të shpresosh që do të jetë bota të ta mësojë.
Kam nevojë për psikoterapi sepse jam një njeri normal që punon mëse normalisht,për të shkëlqyer më shumë se normalisht, sic është normal në këtë sistem, ku normalja nuk ka aspak të bejë me atë që është natyrale.
Duhet të jetë edhe të jetosh në paqe me të tuat lëndime, në paqe me të shkuarën tënde,në paqe me tjetrin, me të shkuarën e me personat.
Për gjithë këto arsye kam unë nevojë për psikoterapi... dhe jam në kërkim të një psikologu....
Kam nevojë për psikoterapi sepse bota është një veshje, që mesa shoh, po më rri keq, jashtëzakonisht, dhe nëse bota është një veshje, divani mund të jetë dhoma e duhur e provës, kush e di?!
Kam nevojë për psikoterapinë pasi kërkoj tek kënaqësia, një botë që të popullojë gjithë boshet që kam në shpirt, e dua t’i njoh këto boshe për t’i mbushur me fjalë dashurie për veten e vetë përkëdheli.
Kam nevojë për psikoterapi sepse deshira për të gllabëruar botën mbaroi qëkurse e ndjeva se ishte bota që po më gllabëronte mua, e ketu nuk ka retorikë, nga kjo dikush duhet të mësojë : të jetosh nuk është si të jesh në një drekë apo në një vagon restorant... dhe nuk mund të shpresosh që do të jetë bota të ta mësojë.
Kam nevojë për psikoterapi sepse shoh gjëra dhe nuk është bukur të shohësh tek vetja atë që aq shumë të bezdis kur e sheh tek tjetri,sepse , herë-herë ndjej se askush nuk bën pjesë tek unë.
Kam nevojë për psikoterapi sepse vitet më kanë bërë tmerrësisht të përgjegjshëm,e të rritesh nuk do të thotë të udhëtosh nëpër qytetin e përgjegjësive.
Kam nevojë për psikoterapi sepse mendova se kisha fshirë gjithcka, por jeta ta sjell problemin pjesë-pjesë para syve dhe ka gjithmonë një tjetër dhuratë gati për t’u hapur... Për të të bërë te rritesh akoma.
Kam nevojë për psikoterapi sepse nuk di si t’i hap më këto dhurata së fundmi...
Comments
Post a Comment