Wednesday, October 10, 2012

Shendeti mendor dhe ambjenti social


Fëmijët e lagjeve të varfra, zonave periferike, fëmijët e emigruar nga zona të tjera të Shqipërise, në momentin që kërkojnë të integrohen në realitetin e ri social e kultural, njihen me shumë vështirësi, pengesa, sociale e kulturale, edhe pse mbartin padikutimisht potenziale krijues.

“Psikologu i ndershëm nuk mund te injoroje keto kushte sociale qe e shtrëngojne fëmijën të rritet sikur jeton në një ambjent armik , duke i penguar atij të ndjehet rehat e i pranuar ne botën ku jeton”              A.Adler


Adler në analizën e personalitetit i ka dhënë nje vënd të konsiderueshëm ambientit social ekonomik ku rritet “adulti i ardhshem”.

Problemet lidhur me familjen: rreziqet, humbjet,detyrimet e cdo lloji,konsiderohen nga Adler nën petkun e  ndjenjës së inferioritetit dhe manifestohen në gjendjen afektive si: frika,lodhja, shkurajimi, turpi, drojtja, pështirosja.

Ndjenja e inferioritetit është një kusht natyral i qenieve të vogla  ne formim përballe te rriturit dhe amjentit në përgjithësi. Eshtë një  ndjesi  mëse e natyrshme, jo patologjike, përkundrazi është shtysa per plotesim, përmirësim,  realizim.

Kur ambjenti  familjar, social është  i favorshëm, fëmija do të kapërcejë gradualisht këtë ndjesi, paralelisht me zhvillimine tij somato-psikik, fillimisht në  rrethin  e vogël familjar e më pas në ambientin e jashtëm social.

Nëse, në të kundërt,  kur stimujt janë negativë është e mundur të verifikohet një përforcim i ndjenjës së inferioritetit, duke çuar në kompleks inferioriteti që është gjithmonë patologjik.

Sesi ambjenti social e kultural e ekonomik ndikon në  mirëqenien psiko-fizike të individit  këtë e dimostron edhe një studim i Universitetit  të Michigan.                                                                                                            

Studiuesit e Universitetit të  Michigan  kanë mbledhur të dhëna  në një studim që ka zgjatur  nga viti 1994 deri në vitin   1998, duke  mbajtur nën vëzhgim   4.604 familje me të ardhura te ulëta që jetojnë  në lagjet më varfëri të madhe  në 5 qytete.

Familjet ishin ndarë ne 3 grupe:

Grupi i parë ka marrë  një bonus për të perballuar shpenzimet e jetesës në një zonë më të pasur;

Grupi i dyte ka marrë një bonus  që mund ta përdorë  si të dojë;

Grupi  i tretë i kontrollit nuk ka marrë asnjë lloj asistence.

Kërkusit kanë zbuluar se mundësia për t’u transferuar në zonat  me më pak vështiresi, edhe pse jo me  efekte më  te zgjatura ne kohë përsa i përket   nivelit ekonomik, ka pasur një  ndikim te madh mbi shëndetin fizik dhe një  efekt statikisht te konsiderueshëm mbi shëndetin mendor. Përmirësimi ka qënë i të njëjtit  nivel të mirëqënies me familjet me të ardhura vjetore  të rritura me 13. 000 $.

Këto studime tregojnë se të jetosh në lagjet me vështirësi ka efekte negative më të konsiderueshme, dhe ikja prej këtyre zonave ka efekte pozitive të dukshëm në mirëqenien  e te rriturve me të ardhura të ulëta ashtu sic është evidentuar edhe nga studime të meparshme të cilat jane bazuar në matjen e ndikimit të nivelit socio- ekonomik mbi shëndetin mendor.


 Nje abstakt te këtij studimie gjeni   të publikuar këtu:  http://www.sciencemag.org/content/337/6101/1505.abstract
Të interesuarit mund t’i drejtohen edhe faqes në facebook te Psychiatryonline http://www.facebook.com/PsychiatryOnline


Punoi: Irena Hysenaj
psikologe-psikoterapeute