Sherbimet



KONSULENCE PSIKOLOGJIKE – PSIKOTERAPI  -   SUPERVIZIM – ANALIZE PERSONALE

Ofroj mbeshtetje psikologjike e psikoterapi per:


·     NEVROZAT 

·       Crregullimet e Ankthit (Ataket e panikut,  hipokondria)

·       Fobite

·       Crregullimet e Humorit 

·       Crregullimet ne te ushqyer

·       Probleme me varesite ( Droga, Alkol)

·       Terapi Cifti 

         Terapi grupi

·       Psikoterapi  per moshen  e rritur dhe adoleshentet

         Supervizim i rasteve klinike 

         Psikodiagnoze 

 Kur i drejtohemi psikoterapistit?

 Nuk ka nje moment te caktuar kur nje person i kerkon ndihme nje specialisti psikoterapist.

 Cdo person eshte nje qenie unike e paperseritshme ne  ndjesite e tij, ne perceptimin e  dhimbjes, gezimit, menyres si relacionohet me te tjeret e  me boten ne pergjithesi. 

 Te kerkuarit e ndihmes eshte nje proces individual ,  eshte fryt i nje perpunimi  subjektiv  i nevojes  se  personit per te  permiresuar  menyren e vet te jetes  per  t’i dhene fund vuajtjes apo shqetesimit qe e mundon; eshte nje moment   i cili duhet respektuar si nga profesionistet edhe nga miqte e familjaret.   

Mund t’i drejtohemi psikoterapistit edhe kur shqetesimi nuk eshte i rende apo kur eshte reaktiv ( lidhur me situata te vecanta specifike ne jeten personale).

T’i  drejtohesh psikoterapistit do te thote t’i rezervosh vetes nje kohe e nje hapesire  e cila duhet te jete  jo nje shtytje apo imponim por duhet te perceptohet nga personi si  nje mundesi, nje avantazh per veten.

Si organizohet procesi  terapeutik


Pas takimeve te para  kur behet njohja me tipologjine e problemit, programohen frekuencat  e seancave: jo gjithmone,  eshte e mundur te percaktohet paparakisht  kohezgjatja e terapise. 

Kjo varet nga lloji i  shqetesimi ( crregullimit) psikologjik dhe motivimi i personit per ndryshim.
Kush vendos te filloje nje proces psikoterapie duhet mbi te gjitha te “futet ne loje”, pra te jete i gatshem  per te permiresuar cilesine e  jetes.

Psikoterapisti eshte profesionisti i cili zoteron  nje metode kure  per  shqetesimin/  crregullimin psikologjik, por suksesi i nje psikoterapie varet mbi gjithcka nga “ feeling” , raportin qe krijohet midis terapistit dhe personit.

Seancat zgjasin rreth 45 minuta, me nje frekuence  nje here ne jave. 



  Kush eshte  PSIKOLOGU ?

Psikologu  eshte ai  profesionist  qe ka plotesuar studimet ne degen psikologji.
Studimet vetem ne nivelin  Bachelor ( 3 vite)  te japin nje titull i cili nuk te mundeson ende te kryesh sherbimet psikologjike ndaj personit.

Per kete duhet domosdoshmerisht diploma e specializuar ( 2 vite  Post - Bachelor) , diploma qe parashikon jo vetem formimim teorik por edhe ate praktik te studentit.

Psikologet gjate 2 vjecarit  Post-  Bachelor mund te specializohen ne :

·         Psikologe klinike;
·         Psikologe shkollore;
·         Psikologe te moshes ne zhvillim ....etj

·    Psikologu ofron sherbimin  e tij ne ndihme te personit, nje sherbim i  tipit jo-farmakologjik qe konsiston ne:
·         PSIKODIAGNOZE;
·         MBESHTETJE PSIKOLOGJIKE, KESHILLIM 

*Psikologu i cili ka bere vetem ciklin 3+2 (sistemi i Bolonjes), nuk mund te ofroje psikoterapi.

*Psikologu nuk ka te drejte te jape mjekim me ilace


Kush eshte  PSIKOTERAPISTI ?

Titulli psikoterapist u jepet  psikologeve dhe mjekeve pas nje  specializimi , te pakten 4 vjet, ne  psikoterapi.
 Ky specializim afatgjate parashkon ore teorike, praktike , supervizim, training personal.
Nje psikoterapist  psikodinamik i nenshtrohet nje training personal( analize personale) te nje kohezgjatje 3, 4 apo me shume vite.

Aktiviteti i psikoterapistit  shkon me thelle ne krahasim me ate te psikologut dhe perfshin njohjen, dhe perdorimin e teknikave per kurimin e shqetesimit  psikologjik.

Shkolla te orjentimeve te ndryshme terapeutike bazohen ne modele te ndryshme teorike te personalitetit, mendjes, sjelljes   e relacioneve e rrjedhimisht i kane pershtatur teorive te tyre  teknika te ndryshme per ndryshim e kurim.
Pavaresisht nga orjentimi i tyre teorik, te gjithe psikoterapistet  jane ne gjendje te ofrojne perdoruesve nje proces kure per te perballuar format e ndryshme te vuajtjes psikologjike , nga me e lehta deri tek me e renda.

Sot gjithmone e me teper po lindin shkolla te psikoterapise  te integruara ku mesohet me shume se nje orjentim  teorik e pratik psikoterapeutik.  

Psikoterapisti nuk eshte mjek , ndaj nuk mund te jape mjekim me ilace.




Psikiatri eshte nje mjek i specializuar ne psikiatri. Fokus i psikiatrit eshte diagnoza dhe kura farmakologjike.
Shpesh psikiatri e psikoterapisti  bashkepunojne ne kuren e pacientit.

Psikiatri mund te jape mjekim me ilace.  

Comments

Popular posts from this blog

OCD

Crregullimi Obsesivo- Compulsiv -(OCD)

Ankthi - Crregullimet