Thursday, March 7, 2019

Kam nevojë për psikoterapi



Poezi nga  Marwan




Kam nevojë për psikoterapi sepse kam filluar te shoh  vetëm për së jashtmi, kam nevojë për psikoterapi pasi të biesh 8 herë në të njëjtin hon të ngushtë nuk mund të jetë thjesht rastesi por shkakësi.

Kam nevojë për psikoterapi sepse bota është një veshje, që mesa shoh, po më  rri keq, jashtëzakonisht, dhe nëse bota është një veshje, divani  mund të jetë dhoma e duhur e provës, kush e di?!

Kam nevojë për psikoterapinë pasi kërkoj tek kënaqësia, një botë që të popullojë  gjithë boshet  që kam në shpirt, e dua t’i njoh këto boshe  për t’i mbushur me fjalë dashurie për veten e vetë përkëdheli.

Kam nevojë për psikoterapi sepse deshira për të gllabëruar botën mbaroi qëkurse e ndjeva se ishte bota që po më gllabëronte mua, e ketu nuk ka retorikë,  nga kjo dikush duhet të mësojë : të jetosh nuk është si të jesh në një drekë apo në një vagon restorant... dhe nuk mund të shpresosh që do të jetë bota të ta mësojë.

Kam nevojë për psikoterapi sepse shoh gjëra dhe nuk  është bukur të shohësh  tek vetja atë që aq shumë të bezdis kur e sheh tek  tjetri,sepse , herë-herë ndjej se askush nuk bën pjesë tek unë.
Kam nevojë për psikoterapi sepse jam një njeri normal që punon mëse normalisht,për të shkëlqyer më shumë se normalisht, sic është normal në këtë sistem,  ku normalja nuk ka  aspak të bejë me atë që është natyrale.

Kam nevojë për psikoterapi sepse vitet më kanë bërë  tmerrësisht të përgjegjshëm,e të rritesh nuk do të thotë të udhëtosh nëpër  qytetin e përgjegjësive.
Duhet të jetë  edhe të jetosh në paqe me të tuat lëndime, në paqe me të shkuarën tënde,në paqe   me tjetrin, me të shkuarën e me personat.


Kam nevojë për psikoterapi sepse mendova se kisha fshirë gjithcka, por jeta ta sjell problemin  pjesë-pjesë para syve dhe ka gjithmonë një tjetër dhuratë  gati për t’u hapur... Për të të bërë te rritesh akoma.

Kam nevojë për psikoterapi sepse nuk di si t’i hap  më këto dhurata së fundmi...
Për gjithë këto arsye  kam unë nevojë për psikoterapi... dhe jam në kërkim të një psikologu....

Friday, March 1, 2019

Bëni PRINDIN !



Histori jete, kthehen në raste klinike.

Në cfarë kohe po jetojmë?
Problemet e violencës në familje, shkollë, droga, konflikte, vuajtje. Numri ne rritje i kerkesave per ndihme reflekton makthin që po jeton shoqëria sot.
 
A jane te gjitha rastet te nevojshme per nderhyrjen e nje psikologu?

A mos valle familja e shoqeria sot kanë humbur aftesine per te marre pergjegjesi ne situata te veshtira e te ngarkuara me ankth?

“ Para pak kohesh dy prindër të shqetësuar më telefonojne duke kërkuar me urgjence një takim. Mbrëmjen e të njëjtës ditë i pres në studio.
Ishin dy prindërit e një vajze adoleshente 15 vjecare. Nëna kishte pak kohë që kishte vënë re se vajza nuk ishte shume e përqëndruar. Një ditë merr fshehtas ditarin e së bijës dhe aty mëson se e bija ishte e dashuruar me një djalë, sesi kishin dalë bashke, kishin shkëmbyer puthje dhe kishin "programuar" te kalonin nje nate bashke, pra te benin seks.
Nena e alarmuar flet me të shoqin dhe të dy të shqetësuar kërkojnë një konsultë me psikologen.

- Ju lutem na ndihmoni! Si mund t'ia themi të mos e hedhë këtë hap?
- Eshte shume e vogel!
- Po sikur te na thote se do të hidhet nga ballkoni e do vrase veten nese ne e pengojme ?
- Kuptoni?
- Besoj e dini cfarë po ndodh përreth?
- A mund t’i themi se jemi konsultuar me nje psikologe dhe ajo na ka thene se.....?!!!!!

Nuk po besoja atë që po ndodhte përpara meje!
T'i themi vajzës se psikologia ka thënë???!!!!

Ku humbi roli i prindit?!!!
Ku po shkon familja sot ?
Ku eshte komunikimi, mbeshtetja, autoriteti prinderor per te cilin nje adoleshent ka kaq shume nevoje ne periudhen tranzitore te paqendrueshmerise se tij?

Cfare te beni? - u thashe
- Shkoni ne shtepi dhe beni PRINDIN!
Sillni ne mend edhe ate qe prindet tuaj kane bere me ju. Mos u kopjoni ngurtesine, dhunen por mos e hidhni poshte kujdesin, te qenit prezent, mbeshtetjen autoritetin me te cilin na kane edukuar!
Thjesht bëni prindin!

Monday, February 18, 2019

Nga vijmë ? Kush jemi? Ku po shkojmë?




Gauguin nën  optikën  e analizës adleriane dhe jungiane.





Piktura e Gauguin “Nga vijmë? Kush jemi? Ku po shkojmë?”  më intrigoi. 

Pyetja egzistencialiste qe mban ne titull kjo veper  më bëri të ndaloj  e të mendoj. Eshte kjo pyetje që cdo terapist adlerian bën për të kuptuar më mirë stilin e jetës së personit që ka përballë.



Ky person  nga vjen, kush është, për ku është drejtuar?

E kështu nis rrugëtimi në të shkuarën përmes yllësisë familjare, kujtimeve të para, raportet me nënën dhe babain, radha e lindjes, sëmundjet, sfidat ekonomike, traumat, genet mbi bazën e të cilave ngrihet stili i jetës.  

Nuk janë genet-thotë Adler dhe as ambjenti ato që përcaktojnë personalitetin, ato janë vetëm tullat me të cilat individi ndërton personalitetin, por është ai vetë arkitekti i cili përmes perceptimit të tij Unik i jep formë kësaj trashëgimie dhe këtij ambjenti.

Eshte e mundur – thotë, po ashtu  Hillman(psikoanalist Jungian) që jeta jonë të mos jetë kaq e përcaktuar nga ndodhitë /traumat e fëmijërisë, sesa prej mënyrës me të cilën ne jemi mësuar ta imagjinojme. Dëmet të mos vijnë aq shumë nga traumat infantile por nga mënyra traumatike përmes së cilës ne kujtojmë fëmijërinë.
Nëse jeta që unë jetoj do te ishte një skenar i shkruar nga kodi im gjenetik, trashëgimia , nga ngjarjet traumatike, nga dicka që prindërit e mi kanë bërë apo kanë munguar të bëjnë në vitet e para të jetës shumë të kaluara tashmë, atëherë historia ime do të ishte historia e një viktime.

Ja pra si lidhen kështu dy parime të rëndèsishme mbi personalitetin, jo determinist e i mirë përcaktuar sipas teorise Frojdiane, por shpresëdhënëse drejt ndryshimit sic e gjejmë tek teoria adleriane dhe ajo jungiane.

Qenia njerëzore thotë Adler është e drejtuar nga lëvizja , motorri psikik i së cilës merr energjinë nga fëmijëria, genet, familja e filtruar përmes perceptimit unik të vetë personit dhe e drejtuar drejt rritjes, përmirësimit.
Në konceptin adlerian, njeriu është një qenie në lëvizje drejt përmirësimit, superkompensimit apo i një plani final të arkitektuar prej tij në mënyrë të pandërgjegjshme në vitet e para të fëmijërisë falë perceptimit që ai ka mbi veten, ambjentin, botën dhe nëse në këtë perceptim e gjen veten me minus, inferior, shtysa psikike superkompensuese është ajo që drejton lëvizjen psikike drejt situatës plus, superkompensuese.

Sensi i një thirrjeje të brendshme të lindur e quan Hillman në  librin e tij “Kodi i shpirtit”, një motiv  që drejton individin përtej të përditshmes, një arsye e egzistencës, dhe se cdokush është i përgjegjshëm përpara këtij imazhi të lindur i cili mbush konturet e biografisë së tij.

Jeta dhe psike pohon Adler nënkuptojnë një lëvizje transformimi të vazhdueshme, një plan jete të ideuar nga psike, kryesisht e pandërgjegjshme, një projektim i vetes në të ardhmen.
Ky plan krijues është në linjë me ndjenjën sociale dhe i bashkëndare me të tjerët kur individi është i shëndetshëm, por synon të marrë një drejtim larg kuptueshmërise dhe bashkëndarjes sociale në rastet e crregullimit mendor.

Kështu piktura  e Gauguin “Nga vijmë? Kush jemi? Ku do të shkojmë?”,  përfaqëson një nga veprat me simbolike ku ngrihen pyetjet  ekzistenciale  mbi ciklin e jetës dhe  dimensionit njerëzor. 

Pyetja e kësaj vepre gjen arsyen e saj në forcën enigmatike te fshehur ne figurat e prezantuara të cilat ndjekin njëra tjetrën në një alegori  komplekse të moshave të jetës, duke filluar nga nevojat parësore kur sapo lindim, më pas frutet e jetës ne moshën e re me ndjenja  të gëzueshme dhe forcën  rinore shoqëruar po ashtu  në të njejten kohë me ndjenjat e melankolisë  dhe pasigurise, përfaqësimi simbolik i stineve të jetës, nevojat njerëzore per të kapërcyer inferiorirët humane, jeta tokësore dhe ajo hyjnore.
Jeta e piktorit francez Eugene Henri Paul Gauguin duket sikur ndjek këtë thirrje drejt një plani lëvizjeje që per ta ndjekur do jete I gatshëm të bëjë xhiron e botës deri në fund te egzitencës se tij.
Realizimi i planit personal të pandergjegjshëm, ajo që drejton levizjen psikike duket sikur ka në të njejtën kohë lidhje me gjetjen personale të lumturisë, si autorealizim i asaj thirrjeje të brëndshme sic e quan Hillman, dhe që për grekët e lashtë ishte arritja e lumturisë, Eudaimonia, realizimi i mirë i vyrtytit personal, ajo për të cilën ke lindur e je thirrur, pavarësisht sfidave të jetës .

Po kush ishte Gauguin?



I lindur në Parisin e vitin 1848, Gauguin nuk do të ndihet kurrë parizien. Në mënyrë konstante do të jetë drejt kërkimit të dickaje që mungon në jeten e tij, derisa gjen qëndrim në vitet e fundit të jetës në ishujt egzotikë të Polinesisë.
Fëmijëria e tij parathotë  atë që do të jetë tendenca e jetës së tij,  përmes  trasferimeve të shumta, Peru, Limë, Indi, Brasil, Europë dhe rikthimi ne France, ku tashmë i rritur preket nga karizma e piktorëve të kohes si Pisarro, Degas, Monet, Van Gogh. Me të fundit do të ketë një bashkëpunim e një ndarje artistike dhe shpirtërore të dhimbshme.

Qëllimi i tij final   nuk u bë asnjëherë   ambicja per ta parë veten në krye të  tyre, por  kërkimi i  bukurisë primitive e të pastër.  Në fakt Gauguin kurrë nuk arriti të jetojë vetëm nga pikturat e tij; Paul ështe marinar, agjent valute i suksesshëm, burrë i një gruaje daneze të ngurtë  dhe baba i pesë fëmijëve. Ai ndjen menjëherë që vetëm në pikturat e veta mund të shkarkonte ankthet e pakënaqesitë,  si të ishte i  pushtuar nga nje pasion i pafajshëm.

Gauguin braktis familjen dhe udheton cdo cep të botës . Piktura e tij eshte nje kompozim ngjyrash të kundërtash dhe plotësuese  me qellimin per te arritur nje harmoni përmes kontrasteve, një sensualitet të pakorruptueshën në gjëndje të evokojë emocione të forta. Jo rrallë  piktura e tij do të kalojë përtej gjëndjen e tij emozionale dhe shëndetësore, në formë kompensuese.  I semurë, gjysmë i verbër, në varferi dhe në dhimbje ai do të realizoje veprat më të rëndësishme të simbolismit botëror ku do të integrojë gjithmonë elemente sociale dhe emotive të jetës së banorëve, si tek “ Dy gratë tahitiane në plazh”, në cilën shkruan: “ jini të dashuruara e do te jini të lumtura, jini misterioze e do të jini te lumtura”.
 Gauguin ishte ne gjendje te pikturonte ide, pyetje dhe ndjenja; veprat e tij jane te panumerta si “ Arearea”, “ Krishti I verdhe” , “Hena dhe toka”, “ Van Gogh qe vizanton luledielli” etj.

Arti mundëson kështu jo vetëm një nevojë krijuese  por edhe një egzistenciale, një fuqi për të shprehuar përmes simboleve energjinë psikike që gjëmon brenda individit. 

Gauguin pikturon e veprën tij më të rëndësishme në një nga momentet më të vështira të jetës së tij, kur sapo kishte humbur dhe të bijën si  edhe  një tentative vetëvrasjeje( që nuk ishte e vetmja gjatë jetës së tij të vështirë) , e megjithate kjo duket të jetë në të njejtën kohë një celebrim i jetës dhe një përkthim i cmendurisë. 

Cmenduria që është në themelet e kreativitetit tonë, dhe në bazë të cdo prodhimi artistik dhe sic thotë Jaspers: “Kur ne admirojmë nje vepër arti, sillemi ashtu po ashtu sic ndodh kur admirojmë nje perlë, duke harruar qe perla është sëmundja e guackes”.