Memorja historike (Replike
me nje koleg)
Autore: Francesca. A. Molina
Lexova me
shume vemendje ne numrin e fundit te “
Revistes se Psikoanalizes”, shkrimin e kolegut
C.
Perkrah
dinamikes historike interesante, me
terhoqi vemendjen nje lloj “ngurtesimi”
ne konsideraten referuar nevojes se freudianeve per “ t’u mbrojtur nga rreziku i
banalizimit nga vepra e A Adler” .
Bie dakort
mbi pjesen me te madhe te
diferencave te nenvizuara nga kolegu, por nuk mund te mos theksoj se, ne shume
raste, ajo qe duket si banalitet eshte , ne te vertete, frut i njohjes se
gabuar te vepres se A.Adler. Krahas
kesaj, nuk mund te mos ve re edhe shume jo saktesi.
Nisem me
qellimin qe te korrigjoj distancat e krijuara
artificialisht, sigurisht te krijuara
edhe fale personalitetit te ketyre protagonisteve.
Ketu nuk i referohem vetem raportit
Freud-Adler, jashte cdo lloj pozicioni partizanizmi, por qendrime te tilla jane
verifikuar edhe ne raportet mes Freud e
Jung, Freud e Reich, Freud e Otto Rank, Freud e Sandor Ferenczi.
Modeli
relacional ngritur nga Freud me koleget dimostron , ne fakt, karakteristika te njellojta.
Kur nje
koleg i ri tregonte interes per vepren e Freud, ne fantazine e
ketij te fundit, duket se merrte jete e
verteta se, si nxenesi i ri, duhet te jete vazhdues i vepres psikoanalitike pa
asnje devijim.
Ne kete
faze te pare, Freud inkurajonte “nxenesin“,
shpesh duke i ofruar pozicione me pergjegjesi, te cilat duken sot , jo
dhe aq koherente me moshen dhe pergatitjen e kandidatit ( si
p.sh me W. Reich ).
Do te
thoja se tipike ne kete faze ishte nje lloj mbivleresimi i ndersjellte gje e cila sjell me
vone lindjen e keqkuptimeve per te cilat,
te dy protagonistet nuk jane te
ndergjegjshem.
Ne nje
moment te dyte, Freud dukej se vinte re se“ nxenesi“ nuk heq me dore prej pavaresise qe ka krijuar, asaj te te menduarit ne menyre autonome dhe te rritjes personale.
Ishte nje periudhe shume e gjate ne te cilen
Freud ishte i mberthyer midis frikes prej ideve te reja qe mund te “shperbenin” Shoqerine
Psikoanalitike e krijuar prej tij
dhe habise perballe “devijimeve” te ndjekesve te tij.
Me
duket me vend te kujtoj se kete e konfirmon fakti se Jung,
Rank, Ferenczi , per nje kohe te gjate,
gjykuan se ishte me e mira t’ia mbanin
fshehur Freud- it mendimin e tyre autonom. Vetem Adler nuk u pajtua me kete stil,
perderisa, ne te vertete, nuk kishte kerkuar asnjehere aprovimin mbeshtetes te
Freud.
Ne fazen e fundit konsumohej edhe fundi i relacionit
kur Freud ndihet i ofenduar e i tradhetuar nga keta “te pabindur”, te cilet
perjashtohen nga grupi psikoanalitik.
Edhe nje here
tjeter me duhet te nenvizoj diferencen e pozicionit te Adler i cili as ne kete
rast nuk perjashtohet nga Freud , por
jep doreheqjen ne 1911 bashke me 7 anetare te tjere pasi deklaroi publikisht opozicionin e tij ne kater konferenca te permbledhura nen
titullin :“ Kritike teorise seksuale te Freud mbi
jeten psikike”.
Per me teper, fale nje shenimi me titull “
Sqarimi”, shpjegoi doreheqjen nga Komiteti i Redaksise se
Zentralblatt fur Psychoanalyse ( Revista e psikoanalizes).
" Do
te doja te terhiqja vemendjen e lexuesve te kesaj reviste mbi faktin pse
terhiqem nga komiteti i redaksise .
Botuesi i saj, prof. Freud, eshte i
mendimit se midis atij dhe meje, meje
dhe atij, ka ndarje opinionesh te tilla
sa nuk eshte me e mundur publikimi ne te njejten reviste….. per kete arsye
vendos te largohem ne menyre spontane" ( fasc.10-11, gusht 1911 )
Nenvizoj : Prof. Freud eshte i atij mendimi
, apo me sakte, Prof. Freud ndihet i
tradhetuar nga nje interpretim i cili ne themel ishte “ te paret nga nje
kendveshtrim tjeter”.
Ky keqkuptim i sforcuar ka arritur deri tek ne sot.
Pas terheqjes, apo,
ne rastin e Adler, doreheqjes spontane, duket se inati i Freud hedh
rrenje: Adler ofendohet, zhvleresohet, patologjizohet.
Sa
gjate keto ndjenja qendruan tek
Freud dimostrohet ne nje pershtypje lene pas vdekjes se Adler:
" Per nje te ri hebre te dale
nga periferia e Vjenes , te vdesesh ne
Aberdeen, ne Skozi, eshte nje karriere e
paimagjinueshme si dhe nje deshmi se sa
larg kjo e ka cuar.” ( Freud a Arnold Zweig, 22
qershor 1937 ).
Nje shpirt persekutimi
ndaj Adlerit vazhdoi me pas, edhe nga IPA ( Instituti Psikoanalitik), edhe
pas vdekjes se Freud.
Nga ana tjeter ishte edhe problemi politik, element tjeter i cili duket jo i pranuar nga
Freud- ianet dhe Jung- ianet, aq sa per
te krijuar mjegull mbi kujtimin.
Qe i
pamohueshem qendrimi i njeanshem i Freud
persa i perket problemeve dhe aktivitetit politik te anetareve te Shoqates
Psikanalitike: Freud dhe shoqata
psikoanalitike sulmuan atehere vetem
“ agresoret bolshevike si Reich e Fenichel
" ( leter e 17-1-32 a de Groot ).
Edhe vete Jung
fliste per dy psikoanaliza te kunderta : ajo “ariane” dhe “keneta banale e infantile e psikologjise hebree”(1934 ).
Sa Adler ishte
jashte kesaj, kjo behet e qarte jo vetem
nga pozicioni qe ai mban: i qarte dhe i vendosur kunder epokes naziste por edhe per faktin e
njohjes ne kohe te rreziqeve prezente te bolshevizmit.
( Bolscevismo e psicologia, 1918 ).
Ne menyre
paradoksale, deshira e Freud per te mos
lene te infektohen psikoanalistet nga politica , arrihet vetem nga Adler.
Kam respekt te
madh per kolegun C. aq sa me ben te mendoj se beson ne shpresen time , se
krahas mbrojtesve te pastertise se teorise ( te domosdoshme per te percaktuar
dhe njohur nje identitet), mundet ne cdo
shoqeri te kete nje hapesire edhe per
ate qe do te punoje ne kerkimin e pikave
te kontaktit, ne menyre qe te gjithe te mund te pasurohen prej kesaj.
Pavia,janar 2005
D.ssa Angela Francesca Molina
Mjeke, psikoterapeute
Analiste Adleriane