“ Nje pacient
i ankohet mjekut se ka filluar te kete nje gjume te lehte, pak dite me vone i
tregon atij se ka filluar te zgjohet naten e me gjithe perpjekjet e tij nuk
arrin dot t’i rikthehet gjumit. Dite pas dite gjumi i tij behet me shqetesues.
... Mjeku i pershkruan nje qetesues…..”
... Mjeku i pershkruan nje qetesues…..”
Ne nje artikull te fundit te “Psicommunity” ( nje website
qe bashkon psikologet italiane) thuhet se te pakten 1 ne 4 te rritur, afersisht 3 milion e gjysme ne nje
vit, vuan nga crregullime psikologjike, por
vetem 3% i drejtohen qendrave te specializuara per te kerkuar ndihme, nderkohe
qe referimi i pare eshte mjeku baze (mjeku i familjes).
Ne shume raste mjeku, duke mos qene ne
gjendje t’i pergjigjet kerkeses komplekse te pacientit, i drejtohet terapise farmakologjike, jo gjithmone te pershtatshme per problematiken e paraqitur.
Nga ana tjeter,
konsultimi me nje psikolog behet i veshtire nga nje lloj paragjykimi social e
kultural per kete figure ( frika, turpi…..). Kjo ben qe kontakti me sherbimin
psikologjik vjen ne nje faze te renduar
ne menyre dramatike.
Studimi i Katedres Psikomotore te Universitetit “ La Sapienza” ne
Rome nen drejtimin e Prof. Solano evidenton domosdoshmerine e nje perpjekjeje nderdisiplinore
(bashkepunimin mjek – psikolog), jo vetem ne momentin e dergimit te pacientit tek
psikologu apo psikiatri, kur crregullimi
psikologjik eshte i dukshem, por nje bashkepunim
qe ne fazen e pare, ate te prezantimit te
pare te pacientit.
Kuadri klinik i pacientit, pervec analizes se simptomave klinike si dhimje koke, pagjumesi, gjendje ankthi , shqetesime
te tjera trupore…..etj., ka nevoje edhe
per nje analize tjeter, ate psiko-sociale se cila analizon nder te tjera :
*Raportin midis individit dhe ambienti qe e rrethon;
*Analize e momenteve kritike te fazave te ciklit te jetes: adoleshenca,
martesa, pleqeria…etj
* Analize e aftesive qe individi mund te vere ne dispozicion per perballimin e ketyre veshtiresive.
* Analize e aftesive qe individi mund te vere ne dispozicion per perballimin e ketyre veshtiresive.
Ne rajonin e Lazio
(Itali), 14
studio mjekesore, per nje periudhe 3
vjecare, ne kuadrin e nje projekti pilot, kane vendosur prane mjekut te familjes edhe
psikologun e familjes. Kjo iniziative eshte pritur mire nga pjesa me e madhe e
pacienteve, ka lehtesuar procesin e kalimit te pacienteve qe i drejtohen
sherbimit baze drejt sherbimit te specializuar
te shendetit mendor dhe ka ulur ne
menyre te konsiderueshme perdorimin e antidepresiveve apo ansiolitikeve.
C'mund te themi per realitetin shqiptar ?
Sa dhe si bashkepunon
tek ne mjeku , psikiatri e psikologu...???
Bibliografia:
"Dal sintomo alla persona. Medico e psicologo insieme per l'assistenza
di base", a cura di Luigi Solano, (FrancoAngeli, 2011).
Punoi: Irena Hysenaj
psikologe-psikoterapeute
Pyetja qe shtron ti Irena eshte njesoj si realiteti shqiptar tragji-komedi.
ReplyDeleteMjeket tane si kudo ne bote mendojne se njeriu, trupi e truri i tij, eshte makine e si cdo makine sado e re qe te jete pas ca vitesh perdorimi konsumohet...
Nderkohe psikologet e psikoneurologet mendojne qe crregullimet nervore apo sic njerezit shpesh i quajne ne gjuhen e perditshme 'shpirterore' manifestohen me simpoma somatike...
Uroj qe nje dite te arrihet ne nje bashkepunim te vertete mjek - psikolog, kjo per te miren e njerezimit
Ne nje bisede te bere bashke me ke treguar se ne Amerike perdorimii i ilaceve eshte zgjedhja e pare,amerikanet nuk kane kohe per psikoterapi. Ne fakt gjithe nderhyrjet e shpejta Brief kane ardhur prej aty.Nuk jam kunder,por ashtu sic thua ti njeriu nuk eshte nje makine shpejtesie, ka nevoje per "divanin" ku mund te shprehe e mendoje ne paqe e te njohe veten.Ne kete linje jam me Evropen e Vjeter dhe psikoterapine dinamike. Keto iniciativa te bashkepunimit mjke-psikolog po rezultojne te sukseshme ne disa klinika italiane. Sigurisht qe qe t'i perqafojme edhe ne shqiptaret, ashtu sic bejme me cdo gje te mire qe vjen nga larg.
ReplyDelete·
Prsh une jam nje homoseksual pasiv a mund te sherohem se e dua nje gje te till nuk dua te jem homoseksual kam pas mardhenie me mashkull 3-4 her por sdua te mbes kshu nese ka mundesi me trego a ka sherim te lutem
ReplyDelete