Saturday, December 21, 2013

Psikoterapia Adleriane



 Psikoterapia : KURA e SHPIRTIT 


Fragment terapie  shkeputur nga libri : " Historite qe Kurojne"  
James Hillman 


Cdo analizë psikoterapie përmban një  pyetje e cila vjen nga vetë  pacienti ose   pyetja që  terapisti i bën  vetes kur ka përballë një  pacient.
Pyetje që unë i bëj vetes është: “ cfarë  tjetër kërkon pacienti  në të vërtetë? Cfarë qëndron pas pyetjes  që ka  formuluar  në fillim?”
Përgjigjet  për këtë pyetje nuk janë  asnjëherë aq të thjeshta si ato që lexojmë në libra  ku thuhet se pacienti kërkon: “ ta  duan” , apo “kërkon të  clirohet  nga një simptomë”, apo “kërkon të shpëtojë apo  përmirësojë një marrëdhënie....”
“Pyetjen ” e pacientit  nuk  e kënaq  as  nevoja e një  terapistit për të  ndihmuar  të tjerët apo dëshira  e tij  për  të krijuar një  marrëdhënie të thellë me njerezit,  nevoja  për të  analizuar psiken etj. 
Ajo që në të vërtetë pacienti kerkon  është goxha  e komplikuar:    është   dicka   të cilës  , kur mendojmë se i  jemi afruar,    pacienti  tërhiqet e  thotë : - “ Jo nuk është kjo ajo që doja të thoja” .
Eshtë  kjo paqartësi /pasiguri  që shpreh pacienti,  motivi për të cilin  jemi në terapi ;  një “faktor  i tretë”  që  mban në  lëvizje  në mënyrë të qëllimtë dhe enigmatike  objektivin tonë  terapeutik.   
Këtë moment ndërhyrje  reflektive , këtë “faktor të tretë”  në eksperiencën terapeutike  unë  ia atribuoj  SHPIRTIT.
Jam i bindur se  pacienti dhe unë  jemi në  këtë marrëdhënie terapie sepse është ai që na mban aty përmes  transferencës, simptomave, enigmës së ëndrrave:  fenomene këto, jo plotësisht të qarta..
Por ajo që mbi të gjitha na mban në këtë  marrëdhënie  është ndjesia se  po shkojmë drejt dickaje thellësisht të rëndësishme , që nuk mund të indentifikohet  lehtë nga analiza e arsyeshme.  Kjo dëshirë  jo qartë  e përcaktueshme na bën të ndjehemi inferiorë, është një inferioritet ku shpirti na con.
Një mënyrë  për  të qetësuar këtë pasiguri (paqartësi) është  të shkohet  pikërisht tek shpirti , për të kuptuar cfarë do, pavarësisht nga ajo që thotë pacienti  e pavarësisht nga ajo që thotë diagnoza e mjekut.

    




Ja një rast terapie...

Nje grua  40 vjece  që  punon në  një  pozicion të  rëndësishëm  në  një bankë të  fuqishme  , kishte ardhur nga një zonë  periferike  dhe jetonte në  një  apartament modern, larg  familjes dhe  pa një të dashur.  Frika që ajo sjell në terapi është :  “ se mos cmendet!” .
Në  një seancë  kjo grua sjell një  ëndërr: “ një djaë  i ri, i panjohur,  me këshishë  të  bardhë  dhe kapele jeshile  ndodhet në burg. I  dobësuar, i pistë , leviz lart e poshtë “ si  një i cmendur”. Në  ëndërr pacientja kishte dashur ta lironte nga burgu.
I them pacientes : - “shko me imagjinate  dhe fol me të
E  kështu bën:  E gjen të lehtë  të hyjë. Ishte dicka jo e zakonshme , por e bëri.  E pyeti : “si quhej?”,  “nga vinte?”,   “përse ndodhej në burg”,  “cfare mund të  bënte për ta liruar?”
 Ai nuk fliste ; nuk bënte tjetër vecse kërcente  andej - ketej duke e lëvizur kokën si një i cmendur.
Ne seancën tjetër gruaja  tregon dëshpërimin e saj per vizitën në burg.
I them: “ Vazhdo të shkosh, por le të  kërkojmë edhe këtu  të zbulojmë  nëse ka  dicka tek ju që e  shtyn   atë të sillet ne këtë mënyrë .”
Kështu zbuluam  se pacientja  “ ishte e zemëruar me atë djalë se ai  nuk bashkëpunonte , nuk i  pergjigjej  dhe dukej sikur nuk e kuptonte që ajo po përpiqej ta ndihmonte. “
Filluam te shihnim se ajo(pacientja)  ishte një gjykatëse , se po e gjykonte  edhe  në burg.  Ndërkohë që shkonte për ta ndihmuar,   gjithë kjo “marrje në pyetje”  ishte një tjetër proces.
Nuk  na u desh shumë të kuptonim kush e kishte futur  në burg atë djalë.
Pacientja u kthye sërish (me imagjinatë) pranë tij , por kësaj radhe nuk tha asgje , e as ai nuk foli. Shiheshin vëmendshëm përmes hekurave.
Më pas, përmes imagjinatës,  ajo u gjend përtej hekurave , me të, ose  së paku hekurat nuk i shihte më. Ai mbeshteti kokën në prehërin e saj  dhe ajo i preku kapelen jeshije  dhe  i foli: “ Si je sot?
 Ai përsëri  nuk u përgjigj.
 Ah,   i bëra përsëri një pyetje – mendoi ajo,-  jam duke u përpjekur akoma t’i marrë ndonjë informacion ;  po bej akoma policen.”
I mbështeti përsëri dorën mbi  kapele . U bë gati t’i thonte :- ”kjo të ndihmon?”,  por e ndali veten menjëherë.
 Më pas , pasi i kishte mbajtur përbrenda  thënie të këtij tipi , krejt papritur,   djali  u dëgjua të fliste qartë:  “Faleminderit. Kam  qenë kaq shumë kohë  vetëm.  Tani nuk do cmendem”.
Besoj e shihni ,  në këtë rast, se cfarë kërkon shpirti.
 Së pari shkojmë drejt tij , ashtu , thjesht  dhe e lemë atë vetë të na thotë .
 Nuk do të jetë aq e thjeshtë , pasi ndoshta nuk do të flasë derisa të mos jemi  gati ta dëgjojmë:
vetëm kur gruaja pushoi së bëri pyetje  (pushoi së hetuari dhe së gjykuari);
 vetëm kur edhe ajo ishte  pas hekurave , dhe hekurat  që e ndanin prej tij u zhdukën;
 vetëm kur   e la të mbështeste kokën në prehrin  e saj , ai  u pergjigj.
Cfarë kërkonte?
 Frika se po ta linin vetëm,  do ta cmendej.  Cmenduria,  në fakt,   ishte  dhe frika që kishte kjo grua , ishte arsyeja që krijoi këtë person  ne burg, pas hekurave....”