CRREGULLIMI
PERSONALITETIT PARANOID
Simptomatologjia
Terapia
Vёshtirёsia e raportit terapist – pacient
Termi paranojё
tregon njё crregullim mendor “ tё
kthjellёt”, karakterizuar nga bindja delirante
e pacientit se dikush , pёrpiqet
qёllimisht ta dёmtojё ( lёndojё, dёboje,
tradhёtoje, etj). Personi qё vuan nga ky lloj crregullimi ka tё prekur spektrin
e besimit tek tjetri, ёshtё i gatshёm tё paragjykojё.
Ky deformim ёshtё mё tepёr
i natyrёs interpretuese,ose thёnё ndryshe perceptojnё realitetin nё mёnyrё
korrekte por deformojnё interpretimin e tij. Paranoja mund tё
klasifikohet ndryshe si njё rast i
vecantё i crregullimit delirant.Sipas DSM-IV ( Manuali Diagnostikues e
Statistikor i Crregullimeve Mendore ), crregullimi i personalitetit paranoid duhet
tё karakterizohet nga 4 ose mё
shumё prej simptomave tё mёposhtme:
1.
Dyshime tё pabazuara tё personit se po shfrytёzohet apo po i bёjnё keq
2. Dyshime tё pajustifikuara mbi ndershmёrine e miqve
2. Dyshime tё pajustifikuara mbi ndershmёrine e miqve
3.
Frikё per t’u hapur me tё tjerёt
4.
Keqkuptim i
fjalёve tё tё tjerёve , si kritika tё thjeshta .. etj, duke i dhёnё kuptim
kёrcёnues.
5.
Ndjenja tё
pajustifikuara se do tё
sulmohen ose do t’i bёjnё keq si dhe tendenca pёr tё reaguar
6. Frika e
pajustifikuar se tradhёtohet nga partneri
Nё fakt personat
me crregullim tё
personalitetit paranoid, me gjithё vuajtjen e tejskajshme qё u shkakton “bindja
tek synimet keqdashёse tё tjetrit dhe nevoja pёr tё qenё i gatshёm pёr tё parandaluar
tё keqen” shoqёruar kjo me
ankth, depresion, tensionim nervor, lodhje nervore, pagjumёsi etj; asnjёherё nuk janё tё ndёrgjegjshёm mbi
patologjinё e tyre.
Si
pothuaj tё gjitha
crregullimet e personalitetit , crregullimi paranoid ёshtё egosintonik
( pra crregullimi ёshtё nё sintoni me botёn e brendshme)
, kёshtu qё personi ёshtё
i bindur se e keqja nuk qёndron tek ai, por nё botёn jashtё.
Zakonisht
janё
familjaёet
qё
vёnё re kёtё lloj crregullimi. Vёshtirёsia nё
trajtim qёndron pikёrisht nё
mungesёn e motivimit pёr t’u
kuruar . Njё nga sfidat mё tё mёdha nё kurёn e personave qё
vuajnё
nga ky crregullim ёshtё besimi tek terapisti : ky pacient e ka shumё te vёshtirё
“tё lerё veten nё dorёn e tjetrit”, perfshirё kёtu edhe psikoterapistin. Gjёja mё e komplikuar
pёr njё terapist qё merr nё kurё njё pacient me crregullimin paranoid tё personalitetit
ёshtё pёrmbajtja e agresivitetit, sjelljes sulm-mbrojtje . Tё luftosh bindjen e kёtyre pacientёve mund tё shkaktoje tek ata njё tension dhe njё ngurtёsim tё theksuar, nёse nuk bёhet kujdes , gjё qё do tё zgjeronte spektrin paranojak te
pacientit.
TRAJTIMI
Simptomat e
ankthit , depresionit dhe simptoma te tjera emotive pёrbёjnё objektivin parёsor
tё terapisё .
Terapia farmakologjike mund t’i vijё nё ndihmё psikoterapisё (rregullues tё gjendjes sё ankthit, impulsivitetit dhe depresionit ). Gjithsesi terapia farmakologjike nuk ndёrhyn nё karaktersistikat personologjike , qё kerkojnё terapi tё zgjatur ne kohё. Rrallёherё njё trajtim nё kohё tё shkurtёr mund tё kurojё njё crregullim te personalitetit , edhe pse disa ndryshime mund tё arrihen pёrmes trajtimeve te tjera. Personat me crregullim tё personalitetit paranoid, nuk konsiderojnё sjelljen e tyre problematike , keshtu qё terapistit i duhet tё pёrballet nё mёnyrё sistematike e pёr njё kohe mё tё gjatё me kёtё sjellje torturuese pёr personin dhe familjarёt e tij.Konsulenca me anёtarё tё familjes rezulton shpesh e dobishme pasi sjellja e papershtatshme e tyre, shpeshherё, pёrforcon mendimet dhe sjelljet problematike tё pacientit. Psikoterapia individuale psikodinamike ёshtё menyra mё e mirё nё kurёn e kёtij crregullimi. Nё klimёn e njё raporti intim dhe bashkёpunues, pacienti mund tё kuptojё burimin e vuajtjeve tё tij dhe tё njohё sjelljet e veta tё papёrshtatshme (si manipulimi, arroganca, agresiviteti, dyshimi, etj. ).

No comments:
Post a Comment