Monday, May 24, 2021

 

Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv

CRREGULLIMI   OBSESIV - KOMPULSIV 
Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv (OCD) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të  padëshiruara ,  që  vetë personi, në mungesë të ankthit,  i quan të pabazuara dhe pa sens.
Personat me crregullimin OCD mund të shqetesohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllekun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive; mendime te padeshirueshme nderhyrese, ngulmues, absurde, numra, fraza, te cilat nuk i shqiten nga mendja, ..etj.

Obsesionet shoqërohen me emocione  të pakëndshme si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” .
Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeri edhe ne moshen e rritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec. 
Ne pjesen me te madhe, por jo gjithmone mendimet obsesive shoqerohen nga riruale te perseritura , quajtur ndryshe kompulsione. 


Kompulsionet janë sjellje (rituale) të përsëritura, të ngurta si (larja e duarve një  numër të caktuar herësh;  numërimi deri në ...; thënia e lutjeve të caktuara .. etj., etj), janë rituale që ndiqen nga personi për të kundërshtuar dhe përjashtuar mendimet obsesive.  
Keto rituale i sigurojnë atij qetësinë vetëm për disa momente, duke e ndihmuar të ulë nivelin e ankthit dhe,  për rrjedhojë,  ai tenton të zgjasë gjithmonë  e më shumë kohën e këtyre kompulsioneve aq sa kjo ndërhyn në funksionimin normal në jetën e përditshme, duke i zënë shpeshherë orë të tëra gjatë ditës.

MENDIMET    OBSESIVE 
Obsesionet me të zakonshme janë:
-          Obsesionet e infektimit dhe ritualet e larjes : Në këto situata personi ka frikë se do të infektohet duke prekur objekte që i kanë prekur dhe “infektuar “ tè  tjerët.
Eviton kontaktin me objektet  jashtè  ambjentit të tij,ose kur kjo ndodh , pèrfshihet në rituale të vazhdueshme të larjes. Kjo gjë përfshin edhe personat që u qëndrojnë afër ,pasi edhe ata detyrohen të përfshihen në ritualin e larjes së vazhdueshme.
-          Dyshimi patologjik dhe ritualet e kontrollit: Personi  në këto raste torturohet nga mendimi se ka lënë dicka pa mbyllur dhe siguruar (dera, gazi, etj..) Kontrolli i tij nuk eshtë një proces i shpejtë si i personave normalë, por i merr kohë (kontrollojnë, rikontrollojnë, kontrollojnë cdo gjë);
-          Mendime violente dhe rituale shoqëruese: Në këto raste personi mundohet nga mendimet se do t’i bëjë keq vetes apo të tjerëve, mund te shohe veten ne akte te dhunshme qofte edhe me natyre seksuale perkundrejt personave te tjere apo edhe anetareve te familjes.  Këto obsesione krijojnë një shqetësim të madh dhe nxisin shumë rituale shmangieje dhe sigurimi si p.sh largimi nga zonat me rrezik(lartësitë), objektet e rrezikshme (thikat), thënie të përsëritura se kjo nuk duhet të ndodhë, lutje etj.


Epidemiologjia
Crregullimi obsesiv kompulsiv prek (pa dallim moshe, seksi) rreth 2-3 % të popullsisë së përgjithshme. Mund të prekë në të njëjtën mënyrë si meshkujt dhe femrat dhe shfaqja mund të jetë si në fëmijëri, në adoleshencë apo në  fillim të moshës  së rritur.
Mosha më e zakonshme e shfaqjes është 6-15 vjec tek meshkujt dhe 20 -29 vjec tek femrat . Simptomat e para shfaqen zakonisht para moshës  25 vjecare (15 % shfaqen deri ne moshën 10 vjec) dhe më pak pas moshës 40 vjecare.

Crregullimi obsesiv kompulsiv  nèse nuk kurohet , tenton te kronicizohet dhe rëndohet.

Shkaqet e shfaqjes se crregullimit obsesiv - kompulsiv
Shkaqet bio-psiko-sociale
Crregullimi obsesiv –kompulsiv është i trashëgueshëm?
Crregullimi DOC nuk është i trashëgueshëm gjenetikisht , por tenton të prekë anëtaërt e një familjeje , edhe për shkak të   modelimit dhe edukimit .  Egzistojnë studime që tregojnë sesi  disa karakteristika edukative mund të kontribuojnë në mënyrë të theksuar në gjenezen e këtij crregullimi.
Gjithsesi studime mbi natyrën biologjike të crregullimit DOC tregojnë për ndryshime në metabolizmin e disa zonave te trurit   që mundësjnë rrjedhshmërinë e mendimit.  Kështu zona orbito - frontale  është ajo zonë e trurit që merret  me vlerësimin  e pasojave të sjelljeve tona dhe përgjigjet emotive.  Një  rritje e aktivitetit të këtyre zonave con në një gjendje “alarmi  konstant” dhe reagimi të fortë emotiv  edhe përballë situatave që për shumicën e njerëzve janë normale dhe të parrezikshme.

Faktorè  psikologjike :
Një pjesë e madhe e studimeve të cojnë në një mbrojtje ndaj një ndjenje faji dhe një egzagjerim të ndjenjës së përgjegjësisë , prezente në individët me crregullimin DOC.
Edhe një ngurtësim i fortë moral , fryt i një edukimi të ashpër , përqëndruar në rregullin dhe ndërshkimin është prezent në historitë personale të një pjese të konsiderueshme të personave qè vuajnë nga crregullimi DOC; aspekte edukative që favorizojnë një përgjrgjësi të egzagjeruar dhe  ndjenja faji.

Cfarë mund të bëjnë familjarët
-          Të mos injorohen mendimet dhe ankthi i këtyre personave edhe pse situata që i ka provokuar për ata mund të duket e pajustifikueshme . Kjo do të evitonte “ të ushqyerit”  e ndjenjave të tyre të fajit dhe turpèrimin.
-          Simptomat e personave me crregullimin  DOC  edhe pse mund të duken te cuditshme  dhe të egzagjeruara, nuk janë një kaprico karakteriale , e nuk mund të kontrollohen me forcën e vullnetit, por janë pjesë e një crregullimi të kurueshëm.
-          Të inkurajohen personat të ndjekin një program kurimi psikoterapie edhe pse rezultatet nuk jane menjëherë  të dukshëm.
-          Simptomat   mund të ndryshojnë nga një ditë në tjetrèn (mund të përkeqësohen) në një gjendje stresi të jashtëm, para se të marrin një qëndrueshmëri falë kurës

TERAPIA  dhe TRAJTIMI  i CRREGULLIMIT  OBSESIV –KOMPULSIV

* Trajtimi farmakologjik

- Antidepresive SSRI

- Cloripramina ( antidepresiv triciklik)

Trajtimi farmakologjik megjithe efektin ne uljen e simptomave rezulton i pamjaftueshën në trajtimin e këtij lloj crregullimi.  
30 -40 % e pacientëve nuk i përgjigjen pozitivisht terapisë farmakologjike.
Për këtë arsye një trajtim i  plotë kërkon kombinimin e terapisë farmakologjike me psikoterapi.


Terapia konjitiv- bihejviorale ka rezultuar e dobishme në të mesuarit e personit strategji për eleminimin e mendimeve obsesive dhe sjelljeve kompulsive.Terapia konjitive bihejviorale kombinon ndërhyrjet për ndryshimin e përbèrjes dhe proceseve konjitive që janë shkak i mbajtjes së crregullimit me teknika bihejviorale që tentojnë në ekspozimin e kombinuar  dhe ndalimin e sjelljes kompulsive (desensibilizimi sistematik).

Po ashtu psikiatër dhe terapistë psikodinamikë kanë arritur përmirësime të dukshme me paciente obsesive kompulsive (nevrozat -obsesive) me një trajtim më të zgjatur psikodinamik.
Ndergjegjësimi mbi ndjenjat e egzagjeruara të fajit, përgjegjësisë, krijimi i një hapësire eksperiencash  pozitive  transferale dhe relaksuese do te ndihmonte psiken në tendencës e saj të përsëritjes së (coazione a ripetere) të kësaj klime pozitive dhe vetëbesimi.

Përqindja e sherimit të këtij lloj crregullimi varion nga 50 – 85 % të rasteve

Wednesday, May 5, 2021

Ne studion e nje psikoterapisteje

 Si eshte Psikoterapia?

Si i drejtohemi psikoterapistit?

Cfare ndodh ne dhomen e terapise?

Keto pyetje gjejne pergjigje ne intervisten  si me poshte.

Mire se erdhet ne studion time te terapise! 😊