Wednesday, December 27, 2017

Psikologu, Psikoterapisti apo Psikiatri ?




Kush eshte Psikologu ? Po Psikoterapisti? Po Psikiatri?

Ne opinionin e pergjithshem, vecanerisht kur flitet per psikologun apo psikoterapistin, pyetja eshte:  .
Pse, ka  dallim mes tyre?!  A ka dallime ne sherbimet qe ofrojne?

Le t'i shohim me radhe:
Psikologu  eshte ai  profesionist  qe ka plotesuar studimet ne degen psikologji.
Studimet vetem ne nivelin  Bachelor ( 3 vite)  te japin nje titull i cili nuk te mundeson ende te kryesh sherbimet psikologjike ndaj personit.

Per kete duhet domosdoshmerisht diploma e specializuar ( 2 vite  Post - Bachelor) , diploma qe parashikon jo vetem formimim teorik por edhe ate praktik te studentit.

Psikologu i pergjithshem pas studimeve bachelor mund te specializohet ne sistemin master shkencor apo profesional ne   Psikologji  klinike; Psikologji shkollore,  Psikologji te moshes ne zhvillim; Psikologji ligjore ....etj

     Psikologu ofron sherbimin e tij ne ndihme te personi si psh ne :

·         PSIKODIAGNOZE (psikologu klinik)
·         MBESHTETJE PSIKOLOGJIKE, KESHILLIM ...

*Psikologu i cili ka bere vetem ciklin 3+2 bachelor e master, nuk mund te ofroje sherbime psikoterapeutike 

*Psikologu nuk ka te drejte te jape mjekim me ilace


Kush eshte  PSIKOTERAPISTI ?

Titulli psikoterapist u jepet  psikologeve, mjekeve,  pas nje  specializimi afatgjate, te pakten 4 vjecar ne  psikoterapi.
 Ky specializim afatgjate parashkon ore teorike, praktike, supervizim, training personal.
Nje psikoterapist  psikoanalitik e psikodinamik, per me teper, i nenshtrohet nje analize personale me nje kohezgjatje 2, 3  apo me shume vite, gje qe e ndihmon te krijoje nje raport me te ekuilibruar me pacientin, ne nje  kontroll me te mire te mekanizmave transferenciale dhe kunder- transferenciale. 
Psikoterapia eshte nje proces relativisht i gjate, i thelluar qe ka te beje me njohjen nga terapisti dhe  nga vete personi te mekanizmave psikike qe influencojne mendimin,  sjelljen, raportet nderpersonale, raportin me veten, boten, etj.
Ky proces ndodh ne nje klime besimi, konfidencialiteti, respekti, korrektesie dhe profesionalizmi, fale pergatitjes dhe maturimit te psikoterapistit. 

Shkolla te orjentimeve te ndryshme terapeutike bazohen ne modele te ndryshme teorike te personalitetit,  te  shpjegimit  te crregullimeve mendore , teori keto qe, per rrjedhoje, kane ndertuar teknikat e veta te diagnozes dhe kures. 
Pavaresisht nga orjentimi i tyre teorik, te gjithe psikoterapistet  jane ne gjendje t'u ofrojne perdoruesve nje proces kure per te perballuar format e ndryshme te vuajtjes psikologjike , nga me te lehta deri tek me te renda.

Sot gjithmone e me teper po i hapet rruga perqasjeve terapeutike   te integruara ku mesohet dhe mundesohet perdorimi i me shume se nje  orjentimi  teorik e pratik psikoterapeutik.  

Psikoterapisti nuk eshte mjek , ndaj nuk mund te jape mjekim me ilace.

Bashkepunimi psikoterapist - psikiater ne rastet e nevojes se nje kure farmakologjike te njekohshme me psikoterapine, eshte shume i rendesishem, dhe nje faktor i mire suksesi.



PSIKIATRI

Psikiatri eshte nje mjek i specializuar ne psikiatri. Fokus i psikiatrit eshte diagnoza dhe kura farmakologjike.
Shpesh psikiatri e psikoterapisti  bashkepunojne ne kuren e pacientit.

Psikiatri mund te jape mjekim me ilace.