Thursday, September 26, 2013

Loja e fatit patologjike

   
  GAMBLING

(Loja Patologjike)

  Simptomat

  Kuadri klinik

  Nderhyrjet terapeutike 



Përhapja gjithnjë e më e  madhe  e qëndrave të lojrave të fatit dhe  kazinove  ka afruar, në vitet e fundit, një numër më të madh të njerëzve  drejt   rrezikut të   varësisë patologjike;  një fenomen  ky që  duket se po  merr një  përhapje shtetësuese në  Shqipëri.
Loja  patologjike , PG  (Pathological Gambling)   është  njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar si një çrregullim psikiatrik,  një   sjellje  patologjike  që karakterizohet  nga humbja e kontrollit  mbi lojën, me një gjenezë shumëfaktorëshe  dhe me një zhvillim kronik e përsëritës.
Njё lojtar diagnostikohet si lojtar   patologjik sipas  DSM-IV , 1994 ) në qoftë se  plotёson,  të paktën pesë nga simptomat e mëposhtme:

1.      Eshtё i  thithur  nga loja, për shembull, është vazhdimisht  i tёrhequr  drejt tё ripёrjetuarit tё eksperiencave  të lojës,  të planifikojё  ndërmarrjen  tjetër  nё lojёkumar, të sajojë mënyra për të gjetur  të holla për të luajtur;
  1. Ai ka nevojë të luajë shuma gjithnjë e më  të mёdha parash  për të arritur gjendjen eksituese tё dёshiruar;
  2. Mundohet  të reduktojё ,  kontrollojё  ose  ndaluar  tёrheqjen nga lojrat e fatit , por pa sukses;
4.     Eshtë i shqetësuar dhe i irrituar  kur tenton te reduktojё ose ndёrprerё lojen e fatit;
  1. Tёrheqja ndaj lojёs  për të shpëtuar  nga problemet ose për të lehtësuar një humorin e keq,  për shembull, ndjenjёn  e pafuqisë, fajit, ankthit, depresionit;
  2. Pas humbjes së lojës, shpesh  kthehet një ditë tjetër për të luajtur përsëri, pёr tё ndrequr  humbjet e veta ;
  3. Genjen  familjen e tij, terapistin, apo të tjerët pёr tё   fshehur  nivelin e  e përfshirjes në lojrat e fatit;
  4. Ka kryer akte të paligjshme të tilla si falsifikim, mashtrim, vjedhje ose përvetësime tё ёpamerituara pёr të financuar lojrat e fatit;
  5. Ka rrezikuar ose të humbur një marrëdhënie të rëndësishme, punën ose mundësi arsimore apo karriere për shkak tё lojrave tё fatit;
  6. Ajo mbështetet në të tjerët për të mbledhur para për të lehtësuar gjendjen e vështirë ekonomike  tё  shkaktuar nga loja, "operacion shpëtimi".

Vlerësimi mund të shprehen edhe në rezultatin ku:
 0 do në 2 pikë ->  nuk ka asnjë problem të lojës,
3 deri në 4 pikë -> loja e fatit mund të përbëjë një problem
5 ose më shumë pikë -> lojë patologjike  

Shumë  studiues kondiderojnё lojen patologjike ne kuadrin e crregullimeve tё "varësisë" (Addiction).
Pra ajo që në themel lidh crregullimet e varësisë është koncepti i kënaqësisë , i cili përbën një nga meknizmat thelbësor për mbijetesën e qënies ( ushqimi, seksi, agresiviteti, et.); keto  sigurojnë  kënaqësinë e fortë e cil  nxit    përsëritjen e sjelljes.
Kënaqësia është  parë  si një mekanizëm të mbështetur  si nga  sistemet neurobiologjike edhe  nga mekanizma psikologjike në një mënyrë të padallueshme.  Varësia  kuptohet kështu si një “ patologji i relacionit” pasi personi varet nga objekti me një lloj varësie afektive dhe emotive.

Kumari patologjik ka ngjashmeri edhe me crregullime te tjera si  :
-          çrregullimin  Obsesiv- Kompulsiv
-          çrregullimet e varësisë: (droga, alkoli , )
-          çrregullimet e humorit (depresion ; crregullimi hipomaniakal )   
-          çrregullime të Personalitetit (antisocial, hipokondriak, border –line, narcizik


Nderhyrjet terapeutike

Shërbimi në rrjet

Përvoja ndërkombëtare  të kristlizuara  tashmë, të tilla si Zvicra dhe Hollanda tregojnë se  vëmendja  për të siguruar informacion të përshtatshëm dhe ndërhyrjet  sensibilizuese edhe për profesionistët  favorizojnë  krijimin e një kulture të "lojës së përgjegjshme " dhe lehtëson qasjen mbi  trajtimin e atyre me probleme.
Nje projekt i mirë trajtimi i crregullimit te lojës patologjike do te kërkonte krijimin e një rrjeti shërbimesh gjithëpërfshirës i detajuar si më poshtë:


DIAGNOSTIKIMI

Identifikimi i  një kuadri  të qartë  diagnostikues  përbën   hapin e parë të  rëndësishëm për  projektin terapeutik, sidomos nëse kemi parasysh se kemi të bëjmë me  lloje  të  ndryshme të lojtarëve, me mosha të ndryshme etj.
Anamneza mjekësore  dhe psikologjike  është i rëndësishëm për të vlerësuar ekzistencën e ndonjë problematike  themelore që mund të komplikojë  modelet e  sjelljes.

Faktoret e vulnerabilitetit  dhe resiliences
Aspekti i  dytë i  vlerësimit ka  të bëjë analizën e faktorëve të vulnerabilitetit  dhe reziliences (aftësise per t’u ringritur)  dhe rindërtimin e  historisë së kaluar me  lojërave të fatit (fillimi dhe evolucioni)  i  pacientit , mosha kur ka filluar , mënyra si  u zhvillua dhe rruga si ka  përparuar   loja nga problem me lojën ne lojën patologjike.


Shkalla e gravitetit
Aspekti i  tretë është ai  e vlerësimit të sjelljes aktuale të lojës në mënyrë që të përcaktohet  saktësisht masa  e gravitetit, duke filluar nga frekuenca , shkalla e kompulsivitetit , lloji i lojrave të përdorura, shuma e parave të  e  shpenzuara ne  muaj  për lojën , niveli i kënaqësisë  si dhe burime të tjëra të kënaqësisë në jetën e përditshme.


Shërbimet  Mjekësore
Këshilla e mjekut është e përshtatshme në mënyrë që të kryejnë një diagnozë të integruar, që thellon aspektet mjekësore që lidhen problemet  e varësisë, si dhe ato që lidhen me një  mbështetje psikiatrike  farmakologjike të përshtatshme ,  duke pasur parasysh incidencë të lartë të komorbiditetit  me patologji psikiatrike  si çrregullime  të humorit , ankthit, depresionit).

Sherbimet    socio-edukative

Prania e situatave  të vështira financiare, të  ardhura nga borxhet e rënda, shpesh fokuson vëmendjen e pacientëve dhe familjarëve në kërkimin e  këshillave  dhe udhëzime praktike. Për këtë duhet bërë  trajnimi i profesionistëve socio-edukues në menaxhimin sa më të mirë të këtyre rasteve.
Fushat kryesore të ndërhyrjes janë ato që lidhen me menaxhimin e aspekteve praktike lidhur me përdorimin e parave (projektet e rehabilitimit, projekte orjentimi dhe  mbështetje për këshilla ligjore dhe financiare të ofruara nga ekspertë),  ta legjislative (administrata ), dhe  kontakti me organizatat dhe shoqatat territoriale.
Ky aspekt  ndiqet  kryesisht nga punonjësja sociale.

Sherbimet psikoterapeutike

*      Psikoterapi individuale
*      Psikoterapi ne grup
*      Grupet e vetendihmes





Sunday, September 15, 2013

Personaliteti Paranoid


CRREGULLIMI PERSONALITETIT PARANOID

*      Simptomatologjia

*      Terapia

*      Vёshtirёsia e raportit terapist – pacient





Termi paranojё tregon  njё crregullim mendor “ tё kthjellёt”, karakterizuar nga bindja delirante  e  pacientit se dikush , pёrpiqet qёllimisht ta dёmtojё  ( lёndojё, dёboje, tradhёtoje, etj). Personi qё vuan nga ky lloj crregullimi ka tё prekur spektrin e besimit tek tjetri, ёshtё i gatshёm tё paragjykojё. 

Ky deformim ёshtё mё tepёr i natyrёs interpretuese,ose thёnё ndryshe perceptojnё realitetin nё mёnyrё korrekte por deformojnё interpretimin e tij.  Paranoja mund tё klasifikohet ndryshe si njё rast i vecantё i crregullimit delirant.Sipas  DSM-IV ( Manuali Diagnostikues e Statistikor i  Crregullimeve Mendore ), crregullimi i personalitetit paranoid duhet tё  karakterizohet nga 4 ose mё shumё  prej simptomave tё mёposhtme:

1.      Dyshime tё pabazuara  tё personit se po shfrytёzohet apo  po i bёjnё keq
2.      Dyshime tё  pajustifikuara  mbi ndershmёrine e miqve


3.      Frikё per t’u hapur me tё tjerёt

4.      Keqkuptim i fjalёve tё tё tjerёve , si kritika tё thjeshta .. etj,  duke i dhёnё kuptim kёrcёnues.
5.      Ndjenja tё  pajustifikuara  se do tё  sulmohen ose do t’i bёjnё keq  si dhe tendenca pёr tё reaguar
6.      Frika e pajustifikuar se tradhёtohet nga partneri

 Vuani nga crregullimi i personalitetit paranoid ?!

-      Nёse do t’i pёrgjigjeshit pozitivisht kёsaj pyetje do tё thotё se gaboni.

Nё fakt personat me crregullim tё personalitetit paranoid, me gjithё vuajtjen e tejskajshme qё u shkakton  “bindja tek synimet keqdashёse tё tjetrit dhe nevoja pёr tё qenё i gatshёm  pёr tё parandaluar tё keqen” shoqёruar kjo me ankth, depresion, tensionim nervor, lodhje nervore, pagjumёsi etj;  asnjёherё nuk janё  tё ndёrgjegjshёm mbi patologjinё e tyre.

Si pothuaj  tё gjitha crregullimet e personalitetit , crregullimi paranoid ёshtё egosintonik ( pra crregullimi ёshtё nё sintoni me botёn e brendshme) , kёshtu qё personi ёshtё i bindur  se e keqja nuk qёndron  tek ai, por nё botёn jashtё.

Zakonisht janё familjaёet qё vёnё re kёtё  lloj crregullimi. Vёshtirёsia nё trajtim qёndron pikёrisht nё  mungesёn e motivimit pёr t’u kuruar . Njё nga sfidat mё tё mёdha  nё  kurёn e personave qё vuajnё nga  ky crregullim ёshtё  besimi tek terapisti : ky pacient e ka shumё te vёshtirё  “tё  lerё veten nё dorёn e tjetrit”, perfshirё  kёtu edhe psikoterapistin.  Gjёja mё e komplikuar pёr njё  terapist qё  merr nё  kurё  njё  pacient  me crregullimin paranoid tё  personalitetit  ёshtё  pёrmbajtja e agresivitetit, sjelljes sulm-mbrojtje . Tё luftosh bindjen e kёtyre pacientёve mund tё shkaktoje tek ata njё  tension dhe njё ngurtёsim  tё theksuar,  nёse nuk  bёhet kujdes , gjё qё do tё zgjeronte spektrin paranojak te pacientit.  

TRAJTIMI

Simptomat e ankthit , depresionit dhe simptoma te tjera emotive pёrbёjnё objektivin parёsor tё terapisё . 
Terapia  farmakologjike mund t’i vijё  nё  ndihmё  psikoterapisё (rregullues tё  gjendjes sё ankthit, impulsivitetit dhe depresionit ). Gjithsesi terapia farmakologjike nuk ndёrhyn nё karaktersistikat personologjike ,  qё kerkojnё   terapi tё zgjatur ne kohё.  Rrallёherё  njё  trajtim nё  kohё  tё  shkurtёr  mund tё  kurojё njё crregullim te personalitetit , edhe pse disa ndryshime mund tё arrihen pёrmes trajtimeve te tjera. Personat me crregullim tё  personalitetit paranoid, nuk konsiderojnё sjelljen e tyre problematike , keshtu  qё terapistit i duhet tё pёrballet nё mёnyrё sistematike e pёr njё kohe mё tё gjatё  me kёtё   sjellje torturuese pёr personin dhe familjarёt e tij.Konsulenca me  anёtarё  tё  familjes rezulton shpesh e dobishme pasi sjellja e papershtatshme e tyre, shpeshherё,  pёrforcon mendimet dhe sjelljet problematike tё  pacientit. Psikoterapia individuale  psikodinamike ёshtё  menyra mё  e mirё  nё  kurёn e kёtij  crregullimi. Nё klimёn e njё  raporti intim dhe bashkёpunues,  pacienti mund tё kuptojё  burimin e vuajtjeve tё tij  dhe tё  njohё  sjelljet e veta tё  papёrshtatshme (si manipulimi, arroganca, agresiviteti, dyshimi,   etj. ).