Wednesday, October 10, 2012

Shendeti mendor dhe ambjenti social


Fëmijët e lagjeve të varfra, zonave periferike, fëmijët e emigruar nga zona të tjera të Shqipërise, në momentin që kërkojnë të integrohen në realitetin e ri social e kultural, njihen me shumë vështirësi, pengesa, sociale e kulturale, edhe pse mbartin padikutimisht potenziale krijues.

“Psikologu i ndershëm nuk mund te injoroje keto kushte sociale qe e shtrëngojne fëmijën të rritet sikur jeton në një ambjent armik , duke i penguar atij të ndjehet rehat e i pranuar ne botën ku jeton”              A.Adler


Adler në analizën e personalitetit i ka dhënë nje vënd të konsiderueshëm ambientit social ekonomik ku rritet “adulti i ardhshem”.

Problemet lidhur me familjen: rreziqet, humbjet,detyrimet e cdo lloji,konsiderohen nga Adler nën petkun e  ndjenjës së inferioritetit dhe manifestohen në gjendjen afektive si: frika,lodhja, shkurajimi, turpi, drojtja, pështirosja.

Ndjenja e inferioritetit është një kusht natyral i qenieve të vogla  ne formim përballe te rriturit dhe amjentit në përgjithësi. Eshtë një  ndjesi  mëse e natyrshme, jo patologjike, përkundrazi është shtysa per plotesim, përmirësim,  realizim.

Kur ambjenti  familjar, social është  i favorshëm, fëmija do të kapërcejë gradualisht këtë ndjesi, paralelisht me zhvillimine tij somato-psikik, fillimisht në  rrethin  e vogël familjar e më pas në ambientin e jashtëm social.

Nëse, në të kundërt,  kur stimujt janë negativë është e mundur të verifikohet një përforcim i ndjenjës së inferioritetit, duke çuar në kompleks inferioriteti që është gjithmonë patologjik.

Sesi ambjenti social e kultural e ekonomik ndikon në  mirëqenien psiko-fizike të individit  këtë e dimostron edhe një studim i Universitetit  të Michigan.                                                                                                            

Studiuesit e Universitetit të  Michigan  kanë mbledhur të dhëna  në një studim që ka zgjatur  nga viti 1994 deri në vitin   1998, duke  mbajtur nën vëzhgim   4.604 familje me të ardhura te ulëta që jetojnë  në lagjet më varfëri të madhe  në 5 qytete.

Familjet ishin ndarë ne 3 grupe:

Grupi i parë ka marrë  një bonus për të perballuar shpenzimet e jetesës në një zonë më të pasur;

Grupi i dyte ka marrë një bonus  që mund ta përdorë  si të dojë;

Grupi  i tretë i kontrollit nuk ka marrë asnjë lloj asistence.

Kërkusit kanë zbuluar se mundësia për t’u transferuar në zonat  me më pak vështiresi, edhe pse jo me  efekte më  te zgjatura ne kohë përsa i përket   nivelit ekonomik, ka pasur një  ndikim te madh mbi shëndetin fizik dhe një  efekt statikisht te konsiderueshëm mbi shëndetin mendor. Përmirësimi ka qënë i të njëjtit  nivel të mirëqënies me familjet me të ardhura vjetore  të rritura me 13. 000 $.

Këto studime tregojnë se të jetosh në lagjet me vështirësi ka efekte negative më të konsiderueshme, dhe ikja prej këtyre zonave ka efekte pozitive të dukshëm në mirëqenien  e te rriturve me të ardhura të ulëta ashtu sic është evidentuar edhe nga studime të meparshme të cilat jane bazuar në matjen e ndikimit të nivelit socio- ekonomik mbi shëndetin mendor.


 Nje abstakt te këtij studimie gjeni   të publikuar këtu:  http://www.sciencemag.org/content/337/6101/1505.abstract
Të interesuarit mund t’i drejtohen edhe faqes në facebook te Psychiatryonline http://www.facebook.com/PsychiatryOnline


Punoi: Irena Hysenaj
psikologe-psikoterapeute





Monday, September 24, 2012

Freud e Adler : Memorja historike






 Memorja historike  (Replike me nje koleg)
Autore:  Francesca. A. Molina





Lexova me shume vemendje  ne numrin e fundit te “ Revistes se Psikoanalizes”, shkrimin e kolegut  C.
Perkrah dinamikes historike  interesante, me terhoqi  vemendjen nje lloj “ngurtesimi” ne konsideraten referuar  nevojes se  freudianeve per “ t’u mbrojtur nga rreziku i banalizimit nga vepra e A Adler” .
 Bie dakort  mbi  pjesen me te madhe te diferencave te nenvizuara nga kolegu, por nuk mund te mos theksoj se, ne shume raste, ajo qe duket si banalitet eshte , ne te vertete, frut i njohjes se gabuar te vepres se A.Adler.  Krahas kesaj, nuk mund te mos ve re edhe shume jo saktesi.
Nisem me qellimin  qe te korrigjoj distancat e krijuara artificialisht,   sigurisht te krijuara edhe fale personalitetit te ketyre protagonisteve.
 Ketu nuk i referohem vetem raportit Freud-Adler, jashte cdo lloj pozicioni partizanizmi, por qendrime te tilla jane verifikuar edhe ne raportet mes  Freud e Jung, Freud e Reich, Freud e Otto Rank, Freud e Sandor Ferenczi.
Modeli relacional  ngritur  nga  Freud  me koleget  dimostron , ne fakt, karakteristika te njellojta.
Kur nje koleg i ri  tregonte  interes per vepren e Freud, ne fantazine e ketij te fundit, duket se merrte  jete e verteta se, si nxenesi i ri, duhet te jete vazhdues i vepres psikoanalitike pa asnje devijim.
Ne kete faze te pare, Freud inkurajonte “nxenesin“,  shpesh duke i ofruar pozicione me pergjegjesi, te cilat duken sot , jo dhe aq  koherente  me moshen dhe pergatitjen e kandidatit ( si p.sh me W.  Reich ).
Do te thoja se tipike ne kete faze ishte nje lloj  mbivleresimi i ndersjellte gje e cila sjell me vone  lindjen e keqkuptimeve per te cilat,  te dy protagonistet nuk jane te ndergjegjshem.
Ne nje moment te dyte, Freud dukej se vinte re se“ nxenesi“  nuk heq me dore prej pavaresise qe ka  krijuar, asaj te te menduarit  ne menyre autonome  dhe te rritjes  personale.
 Ishte nje periudhe shume e gjate ne te cilen Freud ishte i mberthyer  midis   frikes prej ideve te reja qe mund te “shperbenin” Shoqerine Psikoanalitike  e krijuar prej tij dhe  habise perballe “devijimeve” te ndjekesve te tij.  
Me duket me vend te kujtoj se kete e konfirmon fakti se   Jung, Rank, Ferenczi  , per nje kohe te gjate, gjykuan  se ishte me e mira t’ia mbanin fshehur  Freud- it  mendimin e tyre autonom.  Vetem Adler nuk u pajtua me kete stil, perderisa, ne te vertete, nuk kishte kerkuar asnjehere aprovimin mbeshtetes te Freud.  

Ne fazen  e fundit konsumohej edhe fundi i relacionit kur Freud ndihet i ofenduar e i tradhetuar nga keta “te pabindur”, te cilet perjashtohen nga grupi psikoanalitik.
Edhe nje here tjeter me duhet te nenvizoj diferencen e pozicionit te Adler i cili as ne kete rast nuk perjashtohet nga  Freud , por jep doreheqjen ne 1911 bashke me 7 anetare te tjere  pasi deklaroi publikisht  opozicionin e tij  ne kater konferenca te permbledhura nen titullin :“ Kritike teorise seksuale te Freud mbi jeten psikike”.
 Per me teper, fale nje shenimi me titull “ Sqarimi”,  shpjegoi doreheqjen  nga Komiteti i Redaksise  se  Zentralblatt fur Psychoanalyse ( Revista e psikoanalizes).
 " Do te doja te terhiqja vemendjen e lexuesve te kesaj reviste mbi faktin pse terhiqem nga komiteti i  redaksise . Botuesi i saj,  prof. Freud, eshte i mendimit se midis atij dhe meje,  meje dhe atij,   ka ndarje opinionesh te tilla sa nuk eshte me e mundur publikimi ne te njejten reviste….. per kete arsye vendos te largohem ne menyre spontane" ( fasc.10-11, gusht 1911 )
Nenvizoj : Prof. Freud  eshte i atij mendimi , apo me sakte,  Prof. Freud ndihet i tradhetuar nga nje interpretim i cili ne themel ishte “ te paret nga nje kendveshtrim tjeter”.
Ky keqkuptim i sforcuar ka arritur deri tek ne sot.
Pas terheqjes, apo,  ne rastin e Adler, doreheqjes spontane, duket se inati i Freud hedh rrenje: Adler ofendohet, zhvleresohet, patologjizohet.
  Sa  gjate keto ndjenja qendruan  tek Freud  dimostrohet  ne nje pershtypje lene pas vdekjes se Adler:
 " Per nje te ri hebre te dale nga   periferia e Vjenes , te vdesesh ne Aberdeen, ne  Skozi, eshte nje karriere e paimagjinueshme si dhe  nje deshmi se sa larg kjo e ka cuar.” ( Freud a Arnold Zweig, 22 qershor 1937 ).
Nje shpirt persekutimi ndaj Adlerit   vazhdoi me pas,  edhe nga IPA ( Instituti Psikoanalitik), edhe pas vdekjes se Freud.
 Nga ana tjeter ishte edhe problemi politik,  element tjeter i cili duket jo i pranuar nga Freud- ianet  dhe Jung- ianet, aq sa per te krijuar  mjegull mbi kujtimin.
Qe i pamohueshem  qendrimi i njeanshem i Freud persa i perket problemeve dhe aktivitetit politik te anetareve te Shoqates Psikanalitike: Freud  dhe shoqata psikoanalitike sulmuan  atehere vetem
 “ agresoret bolshevike si Reich e Fenichel " ( leter e   17-1-32 a de Groot ).
Edhe vete Jung fliste per dy psikoanaliza te kunderta : ajo “ariane”  dhe “keneta banale e  infantile e psikologjise hebree”(1934 ).
Sa Adler ishte jashte kesaj, kjo behet e qarte  jo vetem nga pozicioni qe ai mban: i qarte dhe i vendosur    kunder epokes naziste por edhe per faktin e njohjes ne kohe te rreziqeve prezente te bolshevizmit.
 ( Bolscevismo e psicologia, 1918 ).
Ne menyre paradoksale, deshira e Freud per te mos  lene te  infektohen  psikoanalistet nga politica , arrihet  vetem nga Adler.
Kam respekt te madh per kolegun C. aq sa me ben te mendoj se beson ne shpresen time , se krahas mbrojtesve te pastertise se teorise ( te domosdoshme per te percaktuar dhe njohur nje identitet),  mundet ne cdo shoqeri te kete nje hapesire  edhe per ate qe do te punoje  ne kerkimin e pikave te kontaktit, ne menyre qe te gjithe te mund te pasurohen prej kesaj.
                                                                                                                                                                                      Pavia,janar  2005        
D.ssa Angela Francesca Molina
Mjeke, psikoterapeute
Analiste Adleriane

Monday, September 17, 2012

Mjeku e psikologu





 “ Nje pacient i ankohet mjekut se ka filluar te kete nje gjume te lehte, pak dite me vone i tregon atij se ka filluar te zgjohet naten e me gjithe perpjekjet e tij nuk arrin dot t’i rikthehet gjumit. Dite pas dite gjumi i tij behet me shqetesues.
... Mjeku i pershkruan nje qetesues…..”


Ne nje artikull te  fundit te  “Psicommunity” ( nje website qe bashkon psikologet italiane) thuhet se  te pakten 1 ne 4  te  rritur, afersisht 3 milion e gjysme ne nje vit, vuan nga crregullime psikologjike,  por vetem 3% i drejtohen qendrave te specializuara per te kerkuar ndihme, nderkohe qe referimi i pare eshte   mjeku baze (mjeku i familjes).
 Ne shume raste mjeku, duke mos qene ne gjendje t’i pergjigjet kerkeses komplekse te pacientit, i drejtohet terapise farmakologjike, jo gjithmone te pershtatshme per problematiken e paraqitur.
Nga ana tjeter, konsultimi me nje psikolog behet i veshtire nga nje lloj paragjykimi social e kultural per kete figure ( frika, turpi…..). Kjo ben qe kontakti me sherbimin psikologjik  vjen ne nje faze te renduar ne menyre dramatike.
Studimi i Katedres  Psikomotore te Universitetit “ La Sapienza” ne Rome nen drejtimin e Prof. Solano evidenton  domosdoshmerine e nje perpjekjeje  nderdisiplinore (bashkepunimin  mjek – psikolog),  jo vetem ne momentin e dergimit te pacientit   tek psikologu apo psikiatri, kur  crregullimi psikologjik eshte i dukshem,  por nje bashkepunim qe ne fazen e pare, ate te prezantimit  te pare  te pacientit.
Kuadri klinik  i pacientit, pervec  analizes se simptomave klinike  si dhimje koke, pagjumesi, gjendje ankthi , shqetesime te tjera trupore…..etj.,  ka nevoje edhe per nje analize tjeter, ate psiko-sociale se cila analizon nder te tjera  :
        *Raportin midis individit dhe ambienti qe e rrethon;
        *Analize e momenteve kritike te fazave te ciklit te jetes: adoleshenca, martesa, pleqeria…etj
        * Analize e aftesive qe individi mund te vere ne dispozicion per perballimin e ketyre veshtiresive.

Ne rajonin e Lazio (Itali),   14 studio mjekesore,  per nje periudhe 3 vjecare, ne kuadrin e nje projekti pilot,  kane vendosur prane mjekut te familjes edhe psikologun e familjes. Kjo iniziative  eshte pritur mire nga pjesa me e madhe e pacienteve, ka lehtesuar procesin e kalimit te pacienteve qe i drejtohen sherbimit baze  drejt sherbimit te specializuar te shendetit mendor dhe ka  ulur ne menyre te konsiderueshme perdorimin e   antidepresiveve apo ansiolitikeve.

C'mund te themi per   realitetin shqiptar ?
Sa dhe si  bashkepunon tek ne  mjeku , psikiatri e psikologu...???

Bibliografia:
"Dal sintomo alla persona. Medico e psicologo insieme per l'assistenza di base", a cura di Luigi Solano,  (FrancoAngeli, 2011).

Punoi: Irena Hysenaj
psikologe-psikoterapeute


Thursday, September 13, 2012

Ankthi - Crregullimet



Ankth ???

- Ndjeheni  jo te qete, te pasigurt, te preokupuar per pjesen me te madhe te dites?
- Nuk rehatoheni lehte, keni probleme me gjumin?
- E keni te veshtire  te kontrolloni preokupimin tuaj?
 - Ndodhite apo ngjarjet  e dites i perjetoni  me tension, shpesh nen nje kendveshtrim katastrofik?
- Keni  frike per shendetin tuaj apo te njerezve tuaj te afert, frike se ndonje semundje  apo  nje  aksident mund te demtoje njerezit tuaj te dashur?
- Jeni bere  teper  te ndjeshem e here -here nuk arrini te kontrolloni emocionet?  
- Keni filluar te mos ndjeheni mire fizikisht: keni   cefale (dhimbje koke),  shqetesime te sistemit gastro-intestinal, probleme te frymemarrjes, tension muskular.

* Keto simptoma kur kane nje kohezgjatje  prej mese  6 muajsh ,  njihen ndryshe si Crregullime te Ankthit te Pergjithesuar, nje crregullim qe prek   rreth 5 % te popullsise, te pakten nje here gjate jetes se tij.




Ataku i Panikut 

Ne rastet kur  krizat e ankthit jane shume intensive, te tipit te nje terrori i cili zgjat per disa minuta ( 10 - 30 min),  gjate te cilave personi ndjen  shtrengim ne kraharor,  rrahje te forta te zemres, djersitje, marrje fryme, dridhje, mungese oksigjeni, marrje mendsh, ndjesine se po i bie te fiket, ndjesine e mpirjes dhe te “mizave” ne krahe,   friken se po humbet kontrollin, frike se po cmendet………keto simptoma njihen si crregullimi i atakut te panikut.
Keto kriza jane te paparashikueshme , ataku i pare e ben individin t’i drejtohet  mjekut me urgjence  ndersa frika e krizave te tjera te mundshme  kufizojne lirine e tij: ai (ajo) eviton daljet,  kerkon te jete i shoqeruar nga persona te tjere,  deri ne izolimin brenda shtepise.

Po   c’eshte ANKTHI?

Ankthi eshte nje emocion i fuqishem , i pranishem  tek  cdo njeri  qe nga lindja,  nje emocion qe i sherben njeriut si nje mekanizem mbrojtes i dobishem ne rastet e nje rreziku.
Ne rastet  kur ky emocion rritet pertej mases e nuk arrihet te menaxhohet,  kthehet ne nje problem per individin. 
 Me ankthin mund te jene te lidhura edhe crregullime te natyrave nga me te ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, crregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, crregullimi obsesiv – kompulsiv, crregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  ne vetvete nuk eshte nje semundje, por eshte simptome e nje shqetesimi, shpesh e nje shqetesimi te thelle  dhe te panjohur nga   personi ankthioz.

 Kur i drejtohemi mjekut?
Personi i drejtohet  mjekut  atehere kur  vete nuk arrin dot te  perballoje gjendjet ankthioze e sidomos kur ky ankth ka filluar te shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymemarrjen, zemren, stomakun, gjumin,  etj….
Ataket e panikut  jane nje sinjal alarmi dhe nje “ftese” per te eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandergjegjshme  qe kane filluar te “degjohen” e te shqetesojne individin. 

A eshte ankthi i trashegueshem? 

Jo rralle ndodh qe ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi ne brez. Eshte kjo qe mbrojne teorite bio-gjenetike qe flasin per nje numer te madh te molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina ne tru e cila shkakton rritjen e nivelit te ankthit  mbi  norme.
Teori te tjera flasin per    “ trashegimine” e modeleve ankthioze te sjelljes.  Nje femije qe jeton ne nje familje me prinder ankthioze, vazhdimisht te preokupuar, meson te shohe e trajtoje cdo ngjarje te jetes me nje preokupim tejet te madh.  Nje nene ankthioze eshte gjithmone e preokupuar se femija e saj do te lendohet, apo  do te ftohet, apo do te zihet me moshataret.  Keto frikera , jave pas jave e vit pas viti gjenerojne tek femija frike e pasiguri qe mund  te ushqejne gjendjen ankthioze me tej.


Si mund ta kurojme?

        *    Farmakoterapia.
Terapia farmakologjike per trajtimin e ankthit  parashikon perdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve .
Grupi i benzodiazepinave  perdoret me teper ne fazat akute te crregullimit  dhe ndihmon ne uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne ate.  Perdorimi i  zgjatur  i tyre mund te krijoje varesi.

* Teknika relaksimi: ka teknika te ndryshme te autokontrollit qe shkojne  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj..
Jane te gjitha teknika te mira, por problemi  eshte se veprojne ne pjesen e siperfaqshme te ankthit.  Ne rastet kur ankthi vazhdon te shqetesoje, duhet gjetur kurajo per te kerkuar ndihmen e nje psikoterapisti.

  * Terapite e mendimit dhe te sjelljes (Cognitive – Behavioral)
Terapite e mendimit dhe sjelljes (conjitive- behavioral) perdorin teknika per  perforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  perballe situates apo objektit ankthndjelles.
 Teknikat e ndryshimit te sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (te mendimit)  te cilat synojne te zbulojne  e modifikojne  bindjet jo funksionuese qe gjenerojne ankthin.  Rezultatet e terapise  se mendimit dhe sjelljes (cognitive- behavioral) jane pergjithesisht te mira,  me nje permiresim ne kohe te rikthimit te krizave ( follow  -up).

   * Terapite psikodinamike    synojne te zbulojne  e te ngrene ne nivelin e ndergjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella e te pandergjegjshme qe ushqejne ankthin  ne rrenje.  Psikoterapia  adleriane  funksionon ne kete linje duke  filluar qe prej  menaxhimit  te simptomave ankthioze ne inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit te jetes se individit.

Punoi:  Irena Hysenaj
Psikologe – Psikoterapeute   


Friday, August 31, 2012

Teoria dhe Terapia Adlerane : nje pershkrim sintetik




Alfred  Adler lindi ne 1870 ne Vjene  dhe ne kete qytet, ne moshen 25 vjecare , diplomohet ne mjekesi.
Adler ishte   nga   te paret  bashkepunetore te Freud  i njohur ne Vjene per inteligjencen e menjehershme  dhe aftesi  te rralle intuitive.  Thuhet se per Adler, te analizoje e te diagnostikoje  nje rast eshte si te rrahe  dy veze ne nje pjate [7].
 Freud, Adler e Jung njihen si   themeluesit e psikologjise se thellesise .  Shkolla e psikologjise dhe e psikoterapise themeluar nga  Adler, pas ndarjes nga Freud ne vitin 1911,  njihet si Psikologjia Individuale .
Adler ishte thellesisht i bindur se themelet ku mbeshtetet shendeti mendor duhet te beheshin te njohura per  te gjithe , pasi psikologjia ka si qellim  “  te kuptuarit e natyres  njerezore nga cdo njeri”.
Konseguence e kesaj bindjeje ishin aktivitetet konferenciale te  Adler, te  palodhura, te hapura  jo vetem per  mjeke e psikiater por edhe per  mesues, infermiere, prinder e kushdo tjeter  i interesuar  mbi psikologjine. Preokupimi i tij me i madh ishte te qendronte afer jetes reale dhe te krijonte nje psikologji qe gjithkush te mund ta “prekte”, ta  kuptonte dhe  ta perdorte.
 Eshte pikerisht kjo bindje  qe  e beri Adler te perdore nje gjuhe me te thjeshtezuar per teorine e tij, gje qe e shtyn   kritiken ta quaje teorine e Adler  te  “ siperfaqshme”. Kohet e fundit duket se teoria e personalitetit e formuluar nga A. Adler po gjen nje pranim e perdorim  gjithmone   ne rritje.  
Psikologjia Individuale ishte e para shkolle psikologjike qe “uli nga froni”  teorine e instikteve, pulsioneve seksuale si faktoret  paresore ne shpjegimin e sjelljes njerezore.
 Thelbi i teorise adleriane eshte konceptimi i subjektit unik, krijues, dinamik, orjentuar  drejt nje qellimi.  Adler formuloi konceptin e “Stilit te Jetes” ne vend te personalitetit te nje individi, duke u nisur nga ideja se stili i jetes eshte produkti  krijues i vete   individit.
Disa nga konceptet themelore ku mbeshtetet teoria adleriane  :
1.       “Uniciteti dhe autokoherenca”-  e personalitetit ( e shkuara  e tashmja  e ardhmja, psike e trup, psike e ndergjegjshme psike e pandergjegjshme);
2.       “Principi i dinamizmit” -   perben nje e nga themelet e struktures se cdo personaliteti ( levizja, orjentimi i proceseve te psikes drejt nje qellimi: aspirates per sukses, siguri, persosje.
3.       “Ndjenja komunitare”  - si nje nevoje  per arritjen e mireqenies  gjenerale: Adler konsideron   nivelin  e  ndjenjes komunitare te nje individi  si   barometer per “matjen”  e  shendetit  te tij mendor. 
Gjithe vepra e Adler zhvillohet rreth idese   se ajo qe e dallon njeriun eshte aftesia e tij per t’u projektuar ne te ardhmen  me nje plan jete te  “percaktuar” ne detajet me te imta  qe ne femijerine e tij te hershme,  plan i cili i jep  “drejtim  prospektiv”  fenomeneve psikike. Edhe proceset mendore, psikike jane pjese e kesaj dinamike.  
Menyra sesi individi percepton veten, boten , raportet nderpersonale,  kalojne nepermjet  filtrit  subjektv. Ky kendveshtrim e kapercen  vizionin  shkak – pasoje   (duke mos  e  mohuar   faktorin percaktues- femijerine),   por duke e plotesuar kete me  vizionin  prospektiv teleologjik ( qe sheh perpara).
  Me fjale te tjera ekziston  nje aftesi  e lindur e  cdo njeriu  per “ te  veshtruar  perpara” e cila merr shtyse,  ne menyre paradoksale,  nga pesha e eksperiencave te shkuara.  Me kete kuptojme se  Adler nuk e ka nenvleresuar asnjehere rendesine e eksperiencave te shkuara: e shkuara eshte absolutisht qendrore ne jeten e individit. Ajo qe , megjithate, dallon vizionin e tij mbi te shkuaren  eshte se , kjo e shkuar “filtrohet” nga mendja subjektive e individit.  Vendoses per sjelljen e nje personi eshte opinioni qe ai ka per veten dhe per ambjentin me te cilin ai duhet te perballet.
Thenia emblematike e Adler :  “ Nuk eshte trashegimia  e as ambjenti  qe percaktojne marredhenien ( e individit ) me boten jashte: Trashegimia i jep disa dhunti; Ambjenti e furnizon vetem me disa pershtypje ; Keto dhunti e keto pershtypje dhe menyra se si ai   ben eksperiencen- d.m.th,  interpretimi qe personi i ben ketyre eksperiencave  – jane tullat qe ai perdor me menyrat e veta specifike, “krijuese” , per te ndertuar aftesite e veta  perkundrejt  jetes”.
  Eshte menyra e tij personale e te perdorurit te ketyre tullave- apo e thene ndryshe, eshte perfaqesimi i tij   qe percakton marredhenien e tij me boten e jashtme.

Fiction ( Ide  fiktive)
Keto nuk jane tjeter vecse ide subjektive, jo realiste,  pjeserisht te ndergjegjshme  e pjeserisht te pandergjegjshme.   Ideja  fiktive (Sikur) eshte nje  koncept filozofik   huazuar nga  filozofi  Hans Vaihingher. Te menduarit permes “sikur”  eshte I  dobishem per  individin pasi e lejon ate “ te  ngreje  ura qe e cojne drejt te nesermes ”.     Individi ne kete projektim te vazhdueshem drejt perfeksionit niset nga nje analize subjektive e pozicionit te   tij te konsideruar si nje gjendje  minus ( inferiore).
 Ketu e ka bazen edhe teoria e Adler e kompensimit te inferioritetit  fizik , psikik :  ngritjes nga nje  pozicion  minus,  drejt nje pozicioni me sigurues,  nje pozicioni  me   larte,  pozicionit  plus .
Nje ndjenje e forte e pasigurise, e  krijuar qe nga femijeria e  hershme,  con ne nje ndjenje  kompleksi inferioriteti.   Kompleksi i inferioritetit   shkakton nje ngritje te nivelit te kompensimit , pra ne nje   superkompensim  qe  provokon nje  sforcim  gati mbinjerezor  dhe   mekanizma mbrojtes   te ngurtesuar e pak fleksibel.   
Ky kombinim i tensionit  krijon ate kuader klinik te quajtur nevroze.  Eshte kjo ndjenje  pasigurie e cila shtyn nevrotikun te perfshihet me me shume force, ngurtesi , e  me pas perpunuar nga  Henry Stein i Institutit te San Francisco.


The Style of Life Tree



Copyright 1997, Henry T. Stein, Ph.D. 

Reproduction Prohibited Without Permission

Re-designed by Annie Lalonde, May, 2003

Revised 10-18-04


 Momenti i pare ne diagnostikimin e “Stilit te jetes” fillon nga nje analize e situates aktuale: funksionimi i  individit ne ballafaqimin  me  tre  “Detyrat e jetes”:

1. Puna ( cdo lloj forme e aktivizimit te mendjes);

2. Dashuria (afekti dhe seksualiteti);

3. Miqesia ( interesi per marredheniet nderpersonale e sociale)


Adler perdorte ne diagnostikimin e  e personalitetit apo te stilit te jetes 5 metodat baze qe jane:

1-  Interpretimi i kujtimeve te para (hershme);

2-  Analiza e yllesise familjare;

3-  Interpretimi i endrrave dhe fantazive;

4-  Crregullimet te sjelljes ne moshen e femijerise;

5- Analiza e  faktoreve ekzogjene te rastesishem (faktore te jashtem , te rastesishem te karakterit biologjik apo social  te cilat kane prodhuar tek subjekti  gjendje shok-u).


  Interpretimi I kujtimeve te  hershme po ashtu si interpretimi i endrrave i nenshtrohet metodes analogjike intuitive , metode e cila niset nga  elementet e njohura nga historia e individit  dhe me pas per analogji (shoqerizim)  mundesohet  gjetja e  kuptimeve te tjera  e lejohet te ngrihen hipoteza mbi mekanizmat  e funksionimit te psikes se nje individi.

Ne analizen e “Stilit te jetes” Psikologjia Individuale sherbehet edhe prej perdorimit te testeve projektive , kryesisht  TAT (Thematic Apperception Test)  dhe  Rorschach.


TERAPIA  ADLERIANE

Nje nga dallimet esenciale midis psikoanalizes  Freud – iane dhe asaj   Adleriane qendron ne faktin se  Freud perpunoi nje teknike psikoterapeutike te pershtatshme vetem per personat e rritur (ishte e bija , Ana Freud, e cila pershtati me vone psikoanalizen edhe tek femijet), nderkohe qe Adler perpunoi metoda terapeutike si per te rriturit edhe femijet  si dhe teknika per edukimin terapeutik.


Psikoterapia adleriane kalon neper 3 faza  :

1.  Faza e  pare, teresisht nen kompetencen e Terapeutit i cili duhet te mbledhe te dhena per te kuptuar “Stilin e jetes” se pacientit.

2.  Faza e dyte  ben te mundur qe individi te ndergjegjesohet mbi stitlin e vet te jetes, nen drejtimin dhe intuiten e psikoterapistit.

3.  Faza e trete , procesi me i gjate i gjithe terapise,  kerkon rishikimin dhe modifikimin e stilit te jetes drejt nje “objektivi final” me konkret.

  Terapia adleriane perdor kryesisht strategji inkurajimi dhe i beson aftesive krijuese te terapeutit i cili duhet te jete ne gjendje t’i pershtatet specifikave te cdo pacienti.

Adler  refuzon te vendose individin te shtrire ne nje divan, dhe terapeutin te ulur pas tij. Terapeuti adlerian dhe pacienti   ulen perballe njeri – tjetrit dhe Adler insiston qe edhe poltronat e tyre te jene te ngjashem .

Nje terapeut i mire adlerian duhet te arrije te perdore strategji te cilat nisen nga aftesite qe disponon   individi, te rekuperoje dhe rrise potencialin e individit duke e orjentuar ate drejt nje bashkepunimi me te tjeret , apo rritjen e ndjenjes komunitare.

  

Bibliografia

1. ADLER, A. (1920), Praxis und Theorie der Individualpsychologie, tr. it. La psicologia individuale, Newton Compton, Roma 1970.

2.  ANSBACHER, H. L., ANSBACHER, R. R. tr. It.  “ A. Adler: Aspirazione alla Superiorità e Sentimento Sociale“ ,  Edizioni Universitarie Romane , Roma 2008.

3.  ANSBACHER, H. L., ANSBACHER, R. R. (1956), The Individual Psychology of Alfred Adler, tr. it. La Psicologia Individuale di Alfred Adler, Martinelli, Firenze 1997.

4.  CALLINA,  R.   www.robertocallina.com

5.  ELLEMBERGER, H.F. (1970), The Discovery of Unconscious, tr. it. La scoperta dell’inconscio, Boringhieri, Torino 1976.

6.  Parenti , F., Pagani, P.L.(2005), Il reattivo di Rorschach nell’età evolutiva e nell’adulto(edizione in CD- ROOM), Istituto Alfred Adler, Milano 2009.

7. STONE, I., (1971), The passions of the mind, A biographical novel of Sigmund Freud, Tr. It.  “Le passioni della mente”,  Il romanzo di Zigmund Freud, Corbaccio, Varese 2009.


Pergatiti:  Irena Hysenaj