Tuesday, January 16, 2018

Crregullimi i Stresit post-traumatik

NGJARJE TRAUMATIKE 







Crregullimi i Stresit   Post - Traumatik







Cfarë është crregullimi i stresit post – traumatik:   PTSD (Post traumatic stress disorder)?

PTSD është një crregullim i ankthit  paraprir
ë nga    një ngjarje traumatike, gjate te ciles  jeta e individit apo e personave të tjerë është vënë në rrezik real. 
Ngjarja traumatike mund te jete : nje situate  lufte, tërmet,  dhunë, abuzim, aksident etj.
Personi I ndodhur ne kete situate ndihet I pafuqishem dhe I paralizuar per te perballuar situaten. Kjo  situatë  e vë individin perballe limitit te potencialit te vet, te imobilizuar e per rrjedhoje me plot ndjenja faji.
Keshtu mund te ndihet nje person qe ne nje termet apo lufte ka humbur nje person te dashur; keshtu mund te ndihet nje femer qe ka rene pre e nje grupi abuzuesish seksual; keshtu mund te ndihet edhe nje femije ne nje skene te ashper dhune mes prindeve.

Kur je në rrezik  , është e natyrshme të kesh frikë.
Gjendja e frikes normalisht   prodhon disa  ndryshime në organizëm, ne nje kohe shume te shpejte ( edhe ne disa   të qindat te sekondës) , duke përgatitur  personin  për t’u mbrojtur nga rreziku dhe për ta evituar atë. Ky reagim quhet “ sulmo ose vrapo” dhe  është një reagim i shëndetshëm që mbron personin nga një rrezik i mundshëm.
Në crregullimin PTSD  ky reagim është  dëmtuar dhe personi ndjehet gati i paralizuar dhe i tmerruar para nje situate te rrezikshme. Kjo gje e kthen kete eksperience ne nje traume.

Kush vuan nga ky rregullim? 
Kushdo mund të preket nga PTSD , pa dallim moshe, gjinie, statusi social. 
 Sic permendem edhe me sipër mund  të preken veteranët e luftës të mbijetuarit nga sulmet fizike dhe seksuale, abuzimet, aksidentet, fatkeqësitë natyrore, ngjarje të rënda dhune etj.

Jo të gjithë personat me PTSD megjithatë mund të kenë qene protagonist
ë,  ata vetë,  në një ngjarje të rrezikshme. Disa persona preken nga PTSD  pasi kanë asistuar  në një ngjarje që ka dëmtuar apo vënë në rrezik një mik apo një familjar. Edhe vdekja e papritur e një personi të dashur mund të shkaktojë PTSD. 

Simptomat e PTSD?

 
FLASH - BACK 
PTSD mund të shkaktojë shumë simptoma të grupuara në tre kategori:

1. Simptomat e Ri-përjetimit te situates traumatike  ku futen:
* Flashback, apo thënë ndryshe ripërjetimi i traumës shumë e shumë herë, shoqëruar edhe me simptomat fizike si rrahje zemre, dridhje, djersitje. 
* Endrra të këqija apo tmerret e natës apo situata të ngjashme
* Mendime të frikshme

Simptomat e ri-përjetimit mund të shkaktojnë probleme në jetën  e përditshme .

Ato mund të nxiten nga mendimet apo nga ndjenja,  fjalë, objekte apo situata që kujtojnë ngjarjen dhe  nxisin ri-përjetimin e traumës.   

2. Simtomat e Evitimit :
T'ia  MBATHESH !!!!


* Të qëndruarit larg nga  vendet  , ngjarjet që kujtojnë traumën
* Shkëputja emotive : pandjeshmëria , izolimi emocional
* Ndjenja të forta faji , depresion, preokupim
* Humbje të interesit për aktivitete që  personit i kanë dhënë kënaqësi më parë
* Vështirësi për të kujtuar ngjarjen traumatike

Shumë situata  që e cojnë personin të kujtojë   ngjarjen traumatike  nxisin evitimin. Keshtu individi fillon të modifikojë jetën e përditshme:  p.sh , pas një aksidenti të hidhur personi mund të evitojë të ngasë përseri makinën apo edhe të hipë në makinë.

3. Simptomat e hipervigjilencës:  

* Të trembesh lehtë
* Ndjenja tensionimi sikur...
* Vështirësi me gjumin, apo shpërthime inati 

FRIKE


Simptomat e hipervigjilences janë konstantë edhe pse jo direkt të lidhur me ngjarjen traumatike. Këto simptoma e bëjnë të vështirë jetën e përditshme, si fjetjen, të ushqyerit, përqëndrimin.

Eshte e natyrshme t’i kesh këto simptoma pas ngjarjes traumatike. Ndonjëherë personat kanë simptoma shumë të rënda  të cilat zhduken vetë pas disa javësh.

Në këto raste kemi të bëjmë me crregullimin akut ndaj stresit apo ASD. 
Kur simptomat zgjasin me shumë se dy javë  mund të flasim për  PTSD. 
Disa persona  me PTSD nuk dimostrojnë asnjë simptomë për javë apo muaj.


Femijet dhe simptomat PTSD

Mutizmi  Selektiv (Une nuk flas me)


Fëmijët reagojnë ndryshe nga të rriturit. Tek femijët shumë të vegjel simptomat mund të jenë:

* Urinimi në shtrat  kur më parë kishte mesuar të shkonte në banjë
* Ndalon se foluri
*Ri-përjeton dhe ri-prodhon traumën në momente të ndryshme gjatë aktiviteteteve  me fëmijët e tjerë(loje, vizatim)
* Të ngjiturit pas   prindit apo me një tjetër të rrituri

Adoleshentët zakonisht dimostrojnë simptomat që i gjejmë tek të rriturit.  Ata mund të zhvillojnë edhe sjellje shkatërruese apo thyerje rregullash,agresivitet dhe sjellje /ndjenja  hakmarrese .

Si diagnostikohet  PTSD?

DIAGNOZA


Një psikiatër apo një psikolog është në gjendje të diagnostikojë crregullimin e PTSD. Diagnoza behet pas 2-3-takimesh me personin me simptoma PTSD.
Për të plotësuar kriteret për PTSD një person duhet të prezantojnë të paktën për një muaj simptomat e mëposhtme :

* Të paktën një simptomë ripërjetimi
* Të paktën një simptomë  evitimi
* Të paktën dy simptoma hipervigjilence
* Sintomat bëjnë të vështirë jetën e përditshme si të shkuarit në shkollë, punë, të ndenjurit me miq, të kryerit e detyrave të përditshme.

Përse disa persona preken nga PTSD dhe të tjerë jo? 

Eshtë e rëndësishme të kujtojmë se jo të gjithë personat që jetojnë një ngjarje të rrezikshme,  zhvillojnë këtë crregullim. Në të vërtetë , pjesa më e madhe e personave nuk zhvillojnë këtë crregullim( jo të gjithe veteranët e luftes, psh zhvillojnë PTSD)  .

Janë shumë faktorë që luajnë një rol të rëndësishëm në gjenezen e këtij  crregullimi.
Disa jane   faktorë rreziku që  e bëjnë personin vulnerabël ndaj PTSD.
Të tjerë të ashtuquajtur faktorë rezilience  mundet të zvogëlojnë shfaqjen e crregullimit.  

Faktorët e rrezikut për PTSD përfshijnë: 

* Kur kanë përjetuar edhe ngjarje të  tjera të rrezikshme apo trauma 
* Një histori crregullimi mendor
* Kur dëmtohen   gjatë ngjarjes traumatike
* Kur shohin persona të lënduar apo vrarë
* Të përjetuarit e ndjenjave të horrorit, impotences apo frikës ekstreme
* Kur nuk kanë apo kanë fare pak mbështetjë sociale pas ngjarjes traumatike
* Kur përjetojnë edhe stres tjetër pas ngjarjes traumatike si humbja e një personi të dashur plus dhimbja e një paragjykimi, humbja e shtëpisë, punës etj..

Faktoret  e reziliencës përfshijnë :

* Kërkimi i mbështetjes tek personat e tjerë si miqtë dhe familjarët;
* Të gjendet një grup mbështetës  pas një ngjarje traumatike
* Të njehesh në paqe me ndërgjegjen lidhur me veprimet e tua përballë rrezikut
* Të kesh një strategji modelimi , një mënyrë për të  përballuar ngjarjen  traumatike dhe te mësuarit prej saj
* Të jesh në gjendje të reagosh në menyrë efikase  edhe pse në një gjendje frike.

Si kurohet  PTSD?
Trajtimet e personave me  PTSD janë:
*      Psikoterapi (terapia e mbështetur mbi të folurin)
*      Farmakoterapia
*      Ose kombinimi i të dyjave.
Cdonjëri nga ne është i ndryshëm kështu një trajtim që funksionon për dikë mund të mos funksionojë tek tjetri. Është megjithatë e rëndësishme që kushdo që ka këtë crregullim të shihet edhe nga një psikiatër me eksperiencë mbi trajtimin e  këtij crregullimi.

Psikoterapia

PSIKOTERAPIA


Psikoterapia është terapia e të folurit me një profesionist dhe jo thesht bisedë.  Psikoterapia mund të jetë individuale apo në grup . Zgjat zakonisht nga 6 – 12 javë, por mund të kërkojë edhe më shumë kohë. Mbështetja e familjarëve mund të ndihmojë në trajtimin e personave me PTSD.
Format e psikoterapisë janë të ndryshme: disa bazohen  tek simptomat , të tjera në kontekstin social familjar etj.
Nje nga teknikat terapeutike eshte  “Ekspozimi”: Të ekspozuarit gradual përpara situatës traumatike në një rrethanë tashme të sigurt (në prezencën  e teraistit). Ky ekspozim mund të bëhet përmes imagjinatës, fotove, apo ambjentit real.
Perpunimi konjitiv : T’i japësh kuptim një situate traumatike . Personat shpesh kujtojnë ngjarjen ndryshe nga ajo realja. Mund të ndjehen ne faj apo të turpërohen . Terapisti ndihmon personat me PTSD të shohë ngjarjen ashtu si ajo ka qenë realisht.


* Teknika te relaksimit dhe të kontrollit të inatit
·         Mësimi i strategjive për të fjetur më mirë ( dieta, ushtrimet fizike)
·         Identifikimi i ndjenjave të fajit  dhe ndjesi të tjera lidhur me ngjarjen

Terapia farmakologjike : 

 US Food and Drug Administration (FDA) ka aprovuar 2 mjekime për trajtimin e PTSD:
* Sertralina (Zoloft)
* Paroxetina (Sereupin)

Janë të dy antidepresivë  që përdoren edhe në kurën e depresionit dhe ankthit. Ato mund të kontribuojnë ne kontrollin e simptomave si trishtimi , preokupimi, inati.
Duke marrë mjekim personi e ka më të lehtë të zbulojë dhe ndjekë psikoterapinë.
Po ashtu mund të përdoren mjekime të tjera të grupit te benzodiazepinave (ndihmojnë në relaksim dhe gjumë), por përdorimi i gjatë i tyrë mund të krijojë varësi.

Ku mundet të kërkohet ndihmë? 



Nëse nuk je i sigurt ku duhet të shkosh për të kërkuar ndihmë, drejtoju mjekut të familjes. Personat e tjerë që mund të të ndihmojë janë psikiatri, psikologu.

Wednesday, January 10, 2018

Si shpetova nga depresioni

Monologu i një vajze që shpëton nga depresioni…



Përshëndetje,
 më quajnë M.  
Kjo është historia ime :  “Si unë dola njëherë e përgjithmonë nga depresioni”

Nuk po harxhoj fjalë të tepërta për t’ju përshkruar fazën e errët depresive. Di t’ju them  se unë e kam provuar,  ashtu si edhe ti,  dhe  di që është shkatërruese!

Të bën të ndjehesh  impotent, pa kurrëfarë shprese; ti do t’i japësh fund...,  pastaj vjen dhimbja e kokës, lodhja që nuk të ndahet kurrë, e pastaj netët pa gjumë, të ngrënit e tepërt apo të mos ngrënit fare, paaftësia për të marrë vendime apo paaftësia për të bërë qoftë edhe një gjë më të vogël.

E pra,  sa për të përmendur vetëm disa simptoma tipike.…

Ti ke provuar  gjithcka dëshpërimisht, gjithcka për ta hequr qafe : ndoshta ke menduar të bësh edhe gjëra të reja , thjesht për të humbur mendjen, për të mbushur boshin që ti ndjen  e ndoshta ke pyetur  veten:

”Kjo është jeta?” ;   “Kjo është të jetosh?”

Këto pyetje,  le të themi , të bëjnë të ndihesh edhe një herë  më e pakënaqur dhe e pafat krahasuar me të tjerët, që  duket se e jetojnë jetën më mire se ty,  pa shumë vështirësi, që duken  të kënaqur dhe plot entuziazëm.

Në thellësi të zemrës do të kesh ndjerë   dëshirën për të dale nga depresioni, një herë e përgjithmonë, por pa besuar se kjo mund të ndodhë vërtetë , s’ke bërë gjë tjetër vecse e ke mbytur këtë zë të  brendshëm , të dobët   që të kujton sa  patetike është jeta jote!

Do të kesh menduar si unë:

“ Unë nuk meritoj të jetoj kështu:  kjo është padrejtësi !

Brenda teje në të vërtetë  je e etur  per atë FORCEN, atë SHTYSEN, që ke kohë që nuk arrin ta ndjesh.

Eshtë e mundur që  të jesh lodhur , tërhequr, dorëzuar, të kesh shumë frikë , të kesh menduar vetëvrasjen…

Të kuptoj…

Si do të ndiheshe po  të të thoja se unë nuk e kam më këtë frikë?!

Arrin dot ta imagjinosh?!

Dhe a e di përse nuk kam më frikë nga një ri- rënie tjetër?

Sepse e di egzaktesisht motivin përse rash në depresion, dhe ajo që është më e rëndësishme,   e njoh mirë si funksionon ky mekanizëm .

Kam kuptuar SI dhe PERSE  depresioni  erdhi tek unë fillimisht e,  tanimë,  unë di ta ndaloj, për herë të parë në jetën time!

Pyetja që I bëra vetes ishte:” Si mundem të ruaj dëshirën për jetën?”

Fokusuar tek kjo pyetje , zbulova gjëra interesante :  sa më shumë kërkoja informacion  aq më shumë ndeshesha me një fjalë : E  PANDERGJEGJSHME.

Kështu zbulova se , me sa duket, 90% e mendimeve tona, e për rrjedhojë edhe e veprimeve tona, menaxhohen nga mendja e pandërgjegjshme që influencon  thellësisht jetën tonë.

A ke pare filmin INCEPTION  me Leonardo DiCaprio? (nëse jo, do ta sygjeroja: është film fantastik).
 E shoqja e tij , në këtë film,  është e “bindur” se realiteti  që po jeton  është vetëm një ëndërr dhe kjo ide ngulitet aq fort në të pandërgjegjshmen  saqë bëhet e vërteta absolute dhe e con në vetëvrasje.

Besimet e gabuara mundet të  kenë bërë vend tek ne që në fëmijëri , psh kur na thonin: “ sa e trashë që je!”, ose,  më keq akoma :  ” Ti s’je për asgjë!”, aq më tepër kur këto  thënie vinin  nga persona , për ne të rëndësishëm: një familjar,  një mësues,  një mik….

Gjithsesi,  nuk jemi këtu sot për të fajësuar ata: “C’farë dobie do të kishte?!”

Nuk  e kemi mundësinë të fshijmë sot të kaluarën: hapi I pare është ta njohim!

Për sa më përket mua , në fakt, nuk është vetëm për abuzimet në fëmijëri   që unë kam rënë në depresion, por është ajo c’ka unë kam bërë  vetë , pa e ditur, (pandergjegjshmërisht),  janë mendimet  që unë kam   ndërtuar mbi këto eksperienca të  këqija të fëmijërisë.

Që të jem e ndershme me veten, shkrova,   të  zezë mbi të bardhë, të gjitha besimet vetë-shkatërruese që ma kishin bërë jetën një ferr të vërtetë.

Po ju them disa prej tyre:
“ Nuk vlej asgjë”;  “Jam një dështake”;  “Askush nuk ndryshon”;  “ Kam ADN  të infektuar”;  “ Jeta ta shpif” …. mund të vazhdoj akoma!!!!

Mbeta e shokuar kur u bëra e vetëdijshme se sa e  gjatë ishte kjo listë, sa mbeturina kishte në kokën time..., por ishte kjo që më bëri të filloj të përballem:  ” është shumë më mirë kur e njeh armikun!”

Dakort, por si  të clirohem nga këto besime?!! “ Si të flas me të pandërgjegjshmen?”

Duhet folur me të njëjtën gjuhë…
Kerkimet më tregojnë se e pandërgjegjshmja flet me :

EMOCIONE  dhe IMAZHE(ëndrra, fantazi..) 

e më tej....vendosa  të konsultohem me një psikolog.....


Marre nga : http://hosuperatoladepressione.com/