Wednesday, February 27, 2013

Psikolog , psikoterapisti apo psikiatri



Kur i drejtohemi psikologut ?
Zakonisht personi troket ne deren e psikologut atehere kur vuajtja eshte bere e padurueshme. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kuptojne shqetësimin psikik, dyshojne, frikësohen, preokupohen. Një sërë pyetjesh qe  e shqetësojnë e ia heqin gjumin janë:
-          Po sikur të kem një crregullim  psikik , atëherë nuk do të jem  më normal e do të quhem i  çmendur?
-          Po sikur ta marrin vesh të tjerët?
Edhe pse personi që i drejtohet psikologut jo domosdoshmërisht ka një crregullim psikik, kjo është ajo që opinioni  përreth , në pjesën më të madhe, mendon.

Kujt i drejtohemi për  ndihmë?
Jo gjithmonë pacienti i drejtohet “teknikut profesionist”:  mund të kalojë fillimisht tek një “mik i mire”, një familjar…etj..etj.



Po cili është dallimi midis një profesionisti  dhe një miku?

1.      Profesionisti  eshte nje i panjohur  : Kliniku është një i huaj për pacientin  e duke qenë i huaj është me mendje të hapur  nga çdo lloj (apo nga pothuaj çdo lloj) parakushti, paragjykimi që cdo individ ka për një individ që e njeh.

2.      Te qenit jo mik : relacioni klinik- pacient  nuk është një relacion miqësie.  Biseda klinike kryhet   mes këtyre dy “personazheve”,  të cilët hyjnë në  një nivel përfshirjeje  emotive (pranim, empati, transference  e kundertransferencë), por në  limitet e profesionalizmit, përndryshe do të kthehej ne një raport të dëmshëm e pervers që do të bëhej pengesë për  trajtimin psikologjik.
3.      Liria e të shprehurit : kjo liri vjen në momentin që klienti /pacienti mund i drejtohet     një njeriu të pozicionuar larg tij (në kuptimin farefisnor, miqësor)  duke mos pasur frikën   se do te lendohet prej tij, apo do ta lendoje ate.  

 A e garantojne keto qe thame me siper   besimin tek specialisti psikolog  ?

     Personi   kur shkon tek psikologu,  rallëherë i shpreh  hapur shqetësimin e   tij. Në radhë të parë heton cilesinë  e relacionit me psikologun para se te vendose te hape “vazon e Pandores”.  Disa personave  u duhet kohe  per te folur mbi ate qe ne te vertete i shqetesojne ; e bejne  kete ne nje moment kur e kane kapercyer ankthin per zbulimin e asaj pjese te vetes  qe i turperon, ose  presin momentin kur ndodhin  disa ndryshime  te tjera,  gje qe i jep atij kurajen  te mund te nxjerre ne drite  edhe "shqetesimin e fshehur"  me shpresen per t'u cliruar e per ta  modifikuar.

Si të gjejme terapistin e mire?

     Ne kohet e sotme publiciteti  eshte bere gati marramendes  e kesaj nuk i shpeton as prezantimi i psikologut . Po a mund t’i besojme nje psikologu vetem nga nje publicitet?
     A  mundet t’i besojme nje te panjohuri sekretet tona  me te thella?
     E  veshtire , sigurisht.
   Ne pergjithesi  jane te njohurit, miqte te cilet mund te jene trajtuar tek ai psikolog, qe na e keshillojne, mund te jete  mjeku i familjes,  mund te jete farmacisti  i besuar ....etj etj....
   Kur personi ka hedhur poshte , me ne fund , koracen e ndrojtjes e te frikes dhe ka marre vendimin  t’i jape  fund ankthit, dhimbjes, duke shkuar tek terapisti .... nuk ka si te mos gjeje personin e duhur.


Cili eshte specialisti i duhur për mua ?!!!

Për  kete lexo  artikullin si me poshte: