Kur i drejtohemi
psikologut ?
Zakonisht personi troket ne deren
e psikologut atehere kur vuajtja eshte bere e padurueshme. Pjesa më e madhe e njerëzve
nuk e kuptojne shqetësimin psikik, dyshojne, frikësohen, preokupohen. Një sërë
pyetjesh qe e shqetësojnë e ia heqin gjumin janë:
-
Po sikur të kem një crregullim psikik , atëherë nuk do të jem më normal
e do të quhem i çmendur?
-
Po sikur ta marrin vesh të
tjerët?
Edhe pse personi
që i drejtohet psikologut jo domosdoshmërisht ka një crregullim psikik, kjo
është ajo që opinioni përreth , në
pjesën më të madhe, mendon.
Kujt i drejtohemi për ndihmë?
Jo
gjithmonë pacienti i drejtohet “teknikut profesionist”: mund të kalojë fillimisht tek një “mik i
mire”, një familjar…etj..etj.
Po cili është dallimi midis një profesionisti dhe një miku?
1. Profesionisti eshte nje i panjohur : Kliniku është një i huaj për pacientin e
duke qenë i huaj është me mendje të hapur nga çdo lloj (apo nga pothuaj
çdo lloj) parakushti, paragjykimi që cdo individ ka për një individ që e njeh.
2. Te qenit jo mik :
relacioni klinik- pacient nuk është një relacion miqësie.
Biseda klinike kryhet mes këtyre dy “personazheve”, të cilët hyjnë në një nivel përfshirjeje emotive (pranim, empati,
transference e
kundertransferencë), por në limitet e profesionalizmit, përndryshe do të kthehej ne një raport
të dëmshëm e pervers që do të bëhej pengesë për trajtimin psikologjik.
3. Liria e të shprehurit : kjo liri vjen në momentin që klienti /pacienti mund i
drejtohet një njeriu të pozicionuar larg
tij (në kuptimin farefisnor, miqësor) duke mos pasur frikën se do te lendohet prej tij, apo do ta lendoje ate.
A e garantojne keto qe thame me siper besimin tek
specialisti psikolog ?
Personi kur shkon tek psikologu, rallëherë i shpreh hapur shqetësimin
e tij. Në radhë të parë heton cilesinë e
relacionit me psikologun para se te vendose te hape “vazon e Pandores”. Disa personave u duhet kohe per te folur mbi ate qe ne te vertete i shqetesojne ; e bejne kete ne nje moment kur e kane
kapercyer ankthin per zbulimin e asaj pjese te vetes qe i turperon, ose
presin momentin kur ndodhin disa ndryshime te tjera, gje
qe i jep atij kurajen te mund te nxjerre ne drite edhe "shqetesimin
e fshehur" me shpresen per t'u cliruar e per ta modifikuar.
Si të gjejme
terapistin e mire?
Ne
kohet e sotme publiciteti eshte bere gati marramendes e kesaj nuk i
shpeton as prezantimi i psikologut . Po a mund t’i besojme nje psikologu vetem nga nje publicitet?
A mundet t’i besojme nje te panjohuri
sekretet tona me te thella?
E veshtire
, sigurisht.
Ne
pergjithesi jane te njohurit, miqte te cilet mund te jene trajtuar tek ai psikolog, qe na e keshillojne, mund te jete mjeku i familjes, mund te jete farmacisti i besuar ....etj etj....
Kur personi ka
hedhur poshte , me ne fund , koracen e ndrojtjes e te frikes dhe ka marre
vendimin t’i jape fund ankthit, dhimbjes, duke shkuar tek terapisti .... nuk ka si te mos gjeje
personin e duhur.
Cili eshte specialisti i duhur për mua ?!!!
No comments:
Post a Comment