Thursday, September 13, 2012

Ankthi - Crregullimet



Ankth ???

- Ndjeheni  jo te qete, te pasigurt, te preokupuar per pjesen me te madhe te dites?
- Nuk rehatoheni lehte, keni probleme me gjumin?
- E keni te veshtire  te kontrolloni preokupimin tuaj?
 - Ndodhite apo ngjarjet  e dites i perjetoni  me tension, shpesh nen nje kendveshtrim katastrofik?
- Keni  frike per shendetin tuaj apo te njerezve tuaj te afert, frike se ndonje semundje  apo  nje  aksident mund te demtoje njerezit tuaj te dashur?
- Jeni bere  teper  te ndjeshem e here -here nuk arrini te kontrolloni emocionet?  
- Keni filluar te mos ndjeheni mire fizikisht: keni   cefale (dhimbje koke),  shqetesime te sistemit gastro-intestinal, probleme te frymemarrjes, tension muskular.

* Keto simptoma kur kane nje kohezgjatje  prej mese  6 muajsh ,  njihen ndryshe si Crregullime te Ankthit te Pergjithesuar, nje crregullim qe prek   rreth 5 % te popullsise, te pakten nje here gjate jetes se tij.




Ataku i Panikut 

Ne rastet kur  krizat e ankthit jane shume intensive, te tipit te nje terrori i cili zgjat per disa minuta ( 10 - 30 min),  gjate te cilave personi ndjen  shtrengim ne kraharor,  rrahje te forta te zemres, djersitje, marrje fryme, dridhje, mungese oksigjeni, marrje mendsh, ndjesine se po i bie te fiket, ndjesine e mpirjes dhe te “mizave” ne krahe,   friken se po humbet kontrollin, frike se po cmendet………keto simptoma njihen si crregullimi i atakut te panikut.
Keto kriza jane te paparashikueshme , ataku i pare e ben individin t’i drejtohet  mjekut me urgjence  ndersa frika e krizave te tjera te mundshme  kufizojne lirine e tij: ai (ajo) eviton daljet,  kerkon te jete i shoqeruar nga persona te tjere,  deri ne izolimin brenda shtepise.

Po   c’eshte ANKTHI?

Ankthi eshte nje emocion i fuqishem , i pranishem  tek  cdo njeri  qe nga lindja,  nje emocion qe i sherben njeriut si nje mekanizem mbrojtes i dobishem ne rastet e nje rreziku.
Ne rastet  kur ky emocion rritet pertej mases e nuk arrihet te menaxhohet,  kthehet ne nje problem per individin. 
 Me ankthin mund te jene te lidhura edhe crregullime te natyrave nga me te ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, crregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, crregullimi obsesiv – kompulsiv, crregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  ne vetvete nuk eshte nje semundje, por eshte simptome e nje shqetesimi, shpesh e nje shqetesimi te thelle  dhe te panjohur nga   personi ankthioz.

 Kur i drejtohemi mjekut?
Personi i drejtohet  mjekut  atehere kur  vete nuk arrin dot te  perballoje gjendjet ankthioze e sidomos kur ky ankth ka filluar te shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymemarrjen, zemren, stomakun, gjumin,  etj….
Ataket e panikut  jane nje sinjal alarmi dhe nje “ftese” per te eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandergjegjshme  qe kane filluar te “degjohen” e te shqetesojne individin. 

A eshte ankthi i trashegueshem? 

Jo rralle ndodh qe ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi ne brez. Eshte kjo qe mbrojne teorite bio-gjenetike qe flasin per nje numer te madh te molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina ne tru e cila shkakton rritjen e nivelit te ankthit  mbi  norme.
Teori te tjera flasin per    “ trashegimine” e modeleve ankthioze te sjelljes.  Nje femije qe jeton ne nje familje me prinder ankthioze, vazhdimisht te preokupuar, meson te shohe e trajtoje cdo ngjarje te jetes me nje preokupim tejet te madh.  Nje nene ankthioze eshte gjithmone e preokupuar se femija e saj do te lendohet, apo  do te ftohet, apo do te zihet me moshataret.  Keto frikera , jave pas jave e vit pas viti gjenerojne tek femija frike e pasiguri qe mund  te ushqejne gjendjen ankthioze me tej.


Si mund ta kurojme?

        *    Farmakoterapia.
Terapia farmakologjike per trajtimin e ankthit  parashikon perdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve .
Grupi i benzodiazepinave  perdoret me teper ne fazat akute te crregullimit  dhe ndihmon ne uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne ate.  Perdorimi i  zgjatur  i tyre mund te krijoje varesi.

* Teknika relaksimi: ka teknika te ndryshme te autokontrollit qe shkojne  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj..
Jane te gjitha teknika te mira, por problemi  eshte se veprojne ne pjesen e siperfaqshme te ankthit.  Ne rastet kur ankthi vazhdon te shqetesoje, duhet gjetur kurajo per te kerkuar ndihmen e nje psikoterapisti.

  * Terapite e mendimit dhe te sjelljes (Cognitive – Behavioral)
Terapite e mendimit dhe sjelljes (conjitive- behavioral) perdorin teknika per  perforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  perballe situates apo objektit ankthndjelles.
 Teknikat e ndryshimit te sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (te mendimit)  te cilat synojne te zbulojne  e modifikojne  bindjet jo funksionuese qe gjenerojne ankthin.  Rezultatet e terapise  se mendimit dhe sjelljes (cognitive- behavioral) jane pergjithesisht te mira,  me nje permiresim ne kohe te rikthimit te krizave ( follow  -up).

   * Terapite psikodinamike    synojne te zbulojne  e te ngrene ne nivelin e ndergjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella e te pandergjegjshme qe ushqejne ankthin  ne rrenje.  Psikoterapia  adleriane  funksionon ne kete linje duke  filluar qe prej  menaxhimit  te simptomave ankthioze ne inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit te jetes se individit.

Punoi:  Irena Hysenaj
Psikologe – Psikoterapeute   


8 comments:

  1. Në kohët moderne në të cilat jetojmë të ndjehesh i lodhur e i frikësuar është më se e zakonshme. Njerëzit jetojnë momente frike apo ankthi të tipit - humbja e punës apo shtëpisë, humbja e partnerit, ndjenja të pasigurta për të ardhmen, nëse do të jenë të shëndetshëm,nëse do të marrin pension e deri tek ngrohja globale dhe zhdukja e planetit - dhe mbase koha jonë pa frikë mund të quhet: Epoka e Ankthit.

    Po ca, më shumë se të tjerët, janë të prirur për të qenë gjithmonë të merakosur apo shqetësuar, pa marrë parasysh portofolet apo llogaritë e tyre bankare apo se sa të shëndetshëm janë fëmijët e tyre, këta gjithmonë priren mendërisht të përgatiten për gjëra të këqija, truri i tyre gjithmonë parashikon skenarë të zymtë.

    A është Ankthi frikë?
    Dimë që frika fokusohet në diçka që është e drejtpërdrejtë para nesh, një rrezik real dhe objektiv. Ankthi është një lloj frike se gjërat do të shkojnë keq, një ndjenjë e përgjithësuar tmerri për diçka atje jashtë që duket kërcënuese - por që në të vërtetë nuk është kërcënuese, apo mbase nuk ekziston fare, pasi në shumicën e rasteve është ajo që ne e quajmë parandjenjë. Frika nga gjërat sociale është e ndryshme nga frika nga gjërat fizike.

    Ankthi, mund të ndodhë në tri nivele: në tru, në sjellje dhe në përvojat subjektive.

    Po dy pyetje kam unë:
    1-A ndikon radha e lindjes në ankth? Pra a janë fëmijët më të vegjël më anthiozë se fëmija i pare?
    2- A ndikon në uljen e ankthit të fëmijës shkuarja herët, para moshes 3-4 vjeçare, në çerdhe apo kopshte?

    ReplyDelete
  2. E dashur Melia. Flm per komentin e detajuar dhe reflektiv.
    Ti pyet nese jane femijet me te vegjel me ankthioze sesa vellezerit /motrat para tyre?! Po perse pikerisht me te vegjlit?! Nese do te marrim parasysh se ankthi eshte nje lloj frike e "pabazuar" se dicka do te ndodhe; se dikush do semuret, se mund te turperohet , apo se do te cmendet.. kjo te ben te "shohesh" te lekundura bazat e sigurise se vetes para vetes, jetes, botes, ndodhive..etj..
    A eshte me teper femija i fundit i prekshem nga kjo mungese besimi tek vetja?!
    Nese do te ishte i perkedhelur ( i papergatitur per sfida), me nje moter apo vella perpara tij me te sukseshem.. ka shume gjasa. Gjithsesi cdo rast eshte unik dhe po ashtu duhet vleresuar.
    Pyetjes se dyte po i bie edhe me shkurt..varet si eshte perjetuar kjo ndarje nga gjiri i familjes.. e ketu ka shume faktore qe fillojne qe nga lindja..

    ReplyDelete
  3. Pershendetje, kam disa vite qe vuaj nga nje gjendje ankthioze me duket sikur nva dita ne dite dicka do ndodh me mua sikur nk do te jem me pjese e kesaj nete, kam bere cdo vizite cdo terapi mjekesore cdo heko lidhur me organet trupore perseri mendoj sikur kam dicka me zemren dhe pse cdo gje me ka dal ne rregull, kjo me ben te vuaj me shkakton pagjumesi, dhe parehati , si mund ta largoj mund te me jepni nje keshille

    ReplyDelete
  4. Te njenjten gje kam dhe un me djalin sikur me rreh zmra fort dhe friksohem ndonjehr kot m e kot

    ReplyDelete
  5. Pershendetje kohen e fundit me ka kap nje frike aq e madhe me duket qe po vdes dhe spo mundem ta kontrolloj. Si kalohet kjo gjendje?

    ReplyDelete
  6. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete
  7. Jam shumë i lumtur që po shkruaj këtë artikull këtu, jam këtu për të eksploruar forumin e blogjeve rreth kurës së mrekullueshme dhe më të sigurt për HERPES SIMPLEX VIRUS. Unë isha pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës të quajtur HERPES dhe e humba plotësisht shpresën sepse u refuzova edhe nga miqtë e mi të ngushtë. Kërkova në internet për të ditur dhe pyetur për kurën për HERPES dhe pashë dëshminë e Dr.ELLEN në internet se si ai u shërua kaq shumë persona nga Sëmundja e Herpesit, kështu që vendosa të kontaktoj herbalistin e madh sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë gjithçka. E kontaktova për të ditur se si mund të më ndihmojë dhe ai më tha të mos shqetësohem kurrë se do të më ndihmojë me barërat natyrale nga Zoti! pas 2 ditesh qe e kontaktova me tha qe kura eshte gati dhe ma dergoi nepermjet FEDEX ose DHL dhe me erdhi pas 4 ditesh! e përdora ilaçin ashtu siç më udhëzoi ai (MËNGJES dhe MBRËMJE) dhe u shërova! është vërtet si një ëndërr, por jam shumë i lumtur! kjo është arsyeja që vendosa të shtoj edhe më shumë komente për Të, në mënyrë që më shumë njerëz të shpëtojnë njësoj si unë! dhe nëse keni nevojë për ndihmën e tij, kontaktoni me emailin e tij (ellenspellcaster@gmail.com) ju mund ta kontaktoni atë në WHTASAPP +2349074881619 Ai tha se keni barin për të kuruar kurimin e ndryshimit për çdo sëmundje
    (1) HERPES,
    (2) DIABET,
    (3) HIV dhe AIDS,
    (4) INFEKSIONI I TRAKTIT URINAR,
    (5) HEPATITI B,
    (6) IMPOTENCË,
    (7) SHFIRTËSIA/INFERTILITETI
    (8) DIARRE
    (9) ASTMA… DHE MË SHUMË

    ReplyDelete
  8. Mirë se vini në Ellen Magic Temple
    Aty ku pamundësia është shumë e mundshme. Ellen Temple është i njohur për natyrën e tij unike, ndershmërinë dhe integritetin. Ky tempull është më shumë se 35 vjeç dhe ne mbetemi të njëjtë.
    Whatsapp: (+2349074881619)
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    Shërbimet dhe çmimet tona janë si më poshtë:
    (1) Magji dashurie për të ribashkuar ish të dashurin. (450 €)
    (2) Drejtshkrim për të tërhequr të dashurin. (350 €)
    (3) Ritualet e famës. (695 €)
    (4) Magjitë e bukurisë. (750 €)
    (5) Magjia përfundimtare e shkatërrimit. (1057 €)
    (6) Magjitë për ndihmë financiare. (200 €)
    (7) magji për të ndaluar marinat e natës dhe netët pa gjumë. (365 €)
    (8) Zgjidhje për infertilitet / lindje / ngrohje stomaku / abort (1,250 €)
    (9) Magjia totale e lidhjes/besnikërisë bashkëshortore. (560 €)
    (10) Magjia e sundimit. (1000 €)
    (11) Magji për promovimin e zyrës. (920 €)
    (12) Magjitë për HIV. (shërimi në 72 orë) (8000 €)
    (13) Paketa e pacientëve me kancer (8,940 €)
    (14) Magjia më e fuqishme e mbrojtjes kundër çdo mallkimi, shpirti të keq ose syve të këqij (820 €)
    (15) Shpirti i Komandant Kirikas. (1000 €)
    (16) Parashikimet e Lotarisë me Numrat me Fat Demonic (më të fuqishmit). (425 €)
    (17) Magjitë e besnikërisë. (645 €)
    (18) Rituali i parandalimit, shmangies dhe reflektimit. (1000 €)
    (19) Heqja e bllokimeve. (630 €)
    (20) Jeto jetë të gjatë Rituali më i fuqishëm me Ellen dhe samtomi (i përhershëm). (12,000 €)
    (21) ABONIM RITUAL I PAKUFIZUAR Parashikime, Rituale. (18,000 €)
    (22) Një ritual fuqie dhe madhështie. (2300 €)
    (23) Magjitë e fuqishme të ndarjes. (568 €)
    (24) SPELLE TË FUQYSHME SEKSI/Jeta më e mirë seksuale shkon/Mos u mërzitni dhe në të njëjtën rutinë gjatë gjithë kohës. (455 €)
    (25) Paketa e magjive mbrojtëse të Odeshi (Pa depërtim plumbash) (5,000 €)

    Shërbimet tona janë shumë autentike, paguani dhe merrni atë që dëshironi. ASGJE E MIR ASGJE LEHTE. Lajme të mira dhe lumturi ju presin të gjithëve. Edhe një herë mirë se vini në Ellen Magic Temple
    Whatsapp: (+2349074881619)
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    ReplyDelete