Monday, September 24, 2012

Freud e Adler : Memorja historike






 Memorja historike  (Replike me nje koleg)
Autore:  Francesca. A. Molina





Lexova me shume vemendje  ne numrin e fundit te “ Revistes se Psikoanalizes”, shkrimin e kolegut  C.
Perkrah dinamikes historike  interesante, me terhoqi  vemendjen nje lloj “ngurtesimi” ne konsideraten referuar  nevojes se  freudianeve per “ t’u mbrojtur nga rreziku i banalizimit nga vepra e A Adler” .
 Bie dakort  mbi  pjesen me te madhe te diferencave te nenvizuara nga kolegu, por nuk mund te mos theksoj se, ne shume raste, ajo qe duket si banalitet eshte , ne te vertete, frut i njohjes se gabuar te vepres se A.Adler.  Krahas kesaj, nuk mund te mos ve re edhe shume jo saktesi.
Nisem me qellimin  qe te korrigjoj distancat e krijuara artificialisht,   sigurisht te krijuara edhe fale personalitetit te ketyre protagonisteve.
 Ketu nuk i referohem vetem raportit Freud-Adler, jashte cdo lloj pozicioni partizanizmi, por qendrime te tilla jane verifikuar edhe ne raportet mes  Freud e Jung, Freud e Reich, Freud e Otto Rank, Freud e Sandor Ferenczi.
Modeli relacional  ngritur  nga  Freud  me koleget  dimostron , ne fakt, karakteristika te njellojta.
Kur nje koleg i ri  tregonte  interes per vepren e Freud, ne fantazine e ketij te fundit, duket se merrte  jete e verteta se, si nxenesi i ri, duhet te jete vazhdues i vepres psikoanalitike pa asnje devijim.
Ne kete faze te pare, Freud inkurajonte “nxenesin“,  shpesh duke i ofruar pozicione me pergjegjesi, te cilat duken sot , jo dhe aq  koherente  me moshen dhe pergatitjen e kandidatit ( si p.sh me W.  Reich ).
Do te thoja se tipike ne kete faze ishte nje lloj  mbivleresimi i ndersjellte gje e cila sjell me vone  lindjen e keqkuptimeve per te cilat,  te dy protagonistet nuk jane te ndergjegjshem.
Ne nje moment te dyte, Freud dukej se vinte re se“ nxenesi“  nuk heq me dore prej pavaresise qe ka  krijuar, asaj te te menduarit  ne menyre autonome  dhe te rritjes  personale.
 Ishte nje periudhe shume e gjate ne te cilen Freud ishte i mberthyer  midis   frikes prej ideve te reja qe mund te “shperbenin” Shoqerine Psikoanalitike  e krijuar prej tij dhe  habise perballe “devijimeve” te ndjekesve te tij.  
Me duket me vend te kujtoj se kete e konfirmon fakti se   Jung, Rank, Ferenczi  , per nje kohe te gjate, gjykuan  se ishte me e mira t’ia mbanin fshehur  Freud- it  mendimin e tyre autonom.  Vetem Adler nuk u pajtua me kete stil, perderisa, ne te vertete, nuk kishte kerkuar asnjehere aprovimin mbeshtetes te Freud.  

Ne fazen  e fundit konsumohej edhe fundi i relacionit kur Freud ndihet i ofenduar e i tradhetuar nga keta “te pabindur”, te cilet perjashtohen nga grupi psikoanalitik.
Edhe nje here tjeter me duhet te nenvizoj diferencen e pozicionit te Adler i cili as ne kete rast nuk perjashtohet nga  Freud , por jep doreheqjen ne 1911 bashke me 7 anetare te tjere  pasi deklaroi publikisht  opozicionin e tij  ne kater konferenca te permbledhura nen titullin :“ Kritike teorise seksuale te Freud mbi jeten psikike”.
 Per me teper, fale nje shenimi me titull “ Sqarimi”,  shpjegoi doreheqjen  nga Komiteti i Redaksise  se  Zentralblatt fur Psychoanalyse ( Revista e psikoanalizes).
 " Do te doja te terhiqja vemendjen e lexuesve te kesaj reviste mbi faktin pse terhiqem nga komiteti i  redaksise . Botuesi i saj,  prof. Freud, eshte i mendimit se midis atij dhe meje,  meje dhe atij,   ka ndarje opinionesh te tilla sa nuk eshte me e mundur publikimi ne te njejten reviste….. per kete arsye vendos te largohem ne menyre spontane" ( fasc.10-11, gusht 1911 )
Nenvizoj : Prof. Freud  eshte i atij mendimi , apo me sakte,  Prof. Freud ndihet i tradhetuar nga nje interpretim i cili ne themel ishte “ te paret nga nje kendveshtrim tjeter”.
Ky keqkuptim i sforcuar ka arritur deri tek ne sot.
Pas terheqjes, apo,  ne rastin e Adler, doreheqjes spontane, duket se inati i Freud hedh rrenje: Adler ofendohet, zhvleresohet, patologjizohet.
  Sa  gjate keto ndjenja qendruan  tek Freud  dimostrohet  ne nje pershtypje lene pas vdekjes se Adler:
 " Per nje te ri hebre te dale nga   periferia e Vjenes , te vdesesh ne Aberdeen, ne  Skozi, eshte nje karriere e paimagjinueshme si dhe  nje deshmi se sa larg kjo e ka cuar.” ( Freud a Arnold Zweig, 22 qershor 1937 ).
Nje shpirt persekutimi ndaj Adlerit   vazhdoi me pas,  edhe nga IPA ( Instituti Psikoanalitik), edhe pas vdekjes se Freud.
 Nga ana tjeter ishte edhe problemi politik,  element tjeter i cili duket jo i pranuar nga Freud- ianet  dhe Jung- ianet, aq sa per te krijuar  mjegull mbi kujtimin.
Qe i pamohueshem  qendrimi i njeanshem i Freud persa i perket problemeve dhe aktivitetit politik te anetareve te Shoqates Psikanalitike: Freud  dhe shoqata psikoanalitike sulmuan  atehere vetem
 “ agresoret bolshevike si Reich e Fenichel " ( leter e   17-1-32 a de Groot ).
Edhe vete Jung fliste per dy psikoanaliza te kunderta : ajo “ariane”  dhe “keneta banale e  infantile e psikologjise hebree”(1934 ).
Sa Adler ishte jashte kesaj, kjo behet e qarte  jo vetem nga pozicioni qe ai mban: i qarte dhe i vendosur    kunder epokes naziste por edhe per faktin e njohjes ne kohe te rreziqeve prezente te bolshevizmit.
 ( Bolscevismo e psicologia, 1918 ).
Ne menyre paradoksale, deshira e Freud per te mos  lene te  infektohen  psikoanalistet nga politica , arrihet  vetem nga Adler.
Kam respekt te madh per kolegun C. aq sa me ben te mendoj se beson ne shpresen time , se krahas mbrojtesve te pastertise se teorise ( te domosdoshme per te percaktuar dhe njohur nje identitet),  mundet ne cdo shoqeri te kete nje hapesire  edhe per ate qe do te punoje  ne kerkimin e pikave te kontaktit, ne menyre qe te gjithe te mund te pasurohen prej kesaj.
                                                                                                                                                                                      Pavia,janar  2005        
D.ssa Angela Francesca Molina
Mjeke, psikoterapeute
Analiste Adleriane

3 comments:

  1. Me pelqen shkrimi i koleges tende, sidomos menyra e debatimit me sjellje faktesh . Sigurisht qe une ndaj opinion tjeter nga i saj per Freudin, sidomos nen tani nen kendveshtrimin e shume zbulimeve te reja nga neuroshkenca qe perforcojne psikanalizen e tij....po, po ashtu nuk mund te jete me e pakte vlera e Adler. Po pelqimi im ne kete rast eshte per menyren e debatimit midis kolegeve me preferenca e edukim e trajnim shkollash te ndryshme po qe e respektojne nj-tj dhe edhe pse, debatojne e kritikojne, ndihen miq... Mbase do t'ja arrijme edhe ne kesaj sa te jemi gjalle, e te kemi fuqi per te debatur e studiuar :):) pasi me thene te drejten ne dime te debatojme vetem me menyren - "O me mua, o kunder meje. Rruge te tjera nuk ka."

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mendimi i kundert sjell zhvillim perte dyja palet,mjafton te behet me qytetari.Ne fakt, grupi i pare i psikoanalisteve i mbledhur te merkurave ne mbremje ne shtepine e Freud ne rrugen Berggasse, 19 u krijua nga nje nevoje e vete Freud per mendimin e kundert e diskutimit. Shperndarja filloi atehere kur Freud i trembur nga rrjedha qe po merrte mendimi ndryshe tha : "o , me mua o kunder meje". Kjo ndodhi ne 1911 me shkeputjen e Adler nga grupi analitik. Ashtu si ty kam respekt per vepren dhe themelet qe hodhi Freud, jo me kot per cfaredo qe te flasim i kthehemi atij, e nuk mund te mohoj orjentimin freudian , edhe pse mendoj ndryshe, per te mbrojtur orjentimin tim. Ky eshte qendrimi adlerian.

      Delete
  2. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete