Thursday, September 13, 2012

Ankthi - Crregullimet



Ankth ???

- Ndjeheni  jo te qete, te pasigurt, te preokupuar per pjesen me te madhe te dites?
- Nuk rehatoheni lehte, keni probleme me gjumin?
- E keni te veshtire  te kontrolloni preokupimin tuaj?
 - Ndodhite apo ngjarjet  e dites i perjetoni  me tension, shpesh nen nje kendveshtrim katastrofik?
- Keni  frike per shendetin tuaj apo te njerezve tuaj te afert, frike se ndonje semundje  apo  nje  aksident mund te demtoje njerezit tuaj te dashur?
- Jeni bere  teper  te ndjeshem e here -here nuk arrini te kontrolloni emocionet?  
- Keni filluar te mos ndjeheni mire fizikisht: keni   cefale (dhimbje koke),  shqetesime te sistemit gastro-intestinal, probleme te frymemarrjes, tension muskular.

* Keto simptoma kur kane nje kohezgjatje  prej mese  6 muajsh ,  njihen ndryshe si Crregullime te Ankthit te Pergjithesuar, nje crregullim qe prek   rreth 5 % te popullsise, te pakten nje here gjate jetes se tij.




Ataku i Panikut 

Ne rastet kur  krizat e ankthit jane shume intensive, te tipit te nje terrori i cili zgjat per disa minuta ( 10 - 30 min),  gjate te cilave personi ndjen  shtrengim ne kraharor,  rrahje te forta te zemres, djersitje, marrje fryme, dridhje, mungese oksigjeni, marrje mendsh, ndjesine se po i bie te fiket, ndjesine e mpirjes dhe te “mizave” ne krahe,   friken se po humbet kontrollin, frike se po cmendet………keto simptoma njihen si crregullimi i atakut te panikut.
Keto kriza jane te paparashikueshme , ataku i pare e ben individin t’i drejtohet  mjekut me urgjence  ndersa frika e krizave te tjera te mundshme  kufizojne lirine e tij: ai (ajo) eviton daljet,  kerkon te jete i shoqeruar nga persona te tjere,  deri ne izolimin brenda shtepise.

Po   c’eshte ANKTHI?

Ankthi eshte nje emocion i fuqishem , i pranishem  tek  cdo njeri  qe nga lindja,  nje emocion qe i sherben njeriut si nje mekanizem mbrojtes i dobishem ne rastet e nje rreziku.
Ne rastet  kur ky emocion rritet pertej mases e nuk arrihet te menaxhohet,  kthehet ne nje problem per individin. 
 Me ankthin mund te jene te lidhura edhe crregullime te natyrave nga me te ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, crregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, crregullimi obsesiv – kompulsiv, crregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  ne vetvete nuk eshte nje semundje, por eshte simptome e nje shqetesimi, shpesh e nje shqetesimi te thelle  dhe te panjohur nga   personi ankthioz.

 Kur i drejtohemi mjekut?
Personi i drejtohet  mjekut  atehere kur  vete nuk arrin dot te  perballoje gjendjet ankthioze e sidomos kur ky ankth ka filluar te shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymemarrjen, zemren, stomakun, gjumin,  etj….
Ataket e panikut  jane nje sinjal alarmi dhe nje “ftese” per te eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandergjegjshme  qe kane filluar te “degjohen” e te shqetesojne individin. 

A eshte ankthi i trashegueshem? 

Jo rralle ndodh qe ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi ne brez. Eshte kjo qe mbrojne teorite bio-gjenetike qe flasin per nje numer te madh te molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina ne tru e cila shkakton rritjen e nivelit te ankthit  mbi  norme.
Teori te tjera flasin per    “ trashegimine” e modeleve ankthioze te sjelljes.  Nje femije qe jeton ne nje familje me prinder ankthioze, vazhdimisht te preokupuar, meson te shohe e trajtoje cdo ngjarje te jetes me nje preokupim tejet te madh.  Nje nene ankthioze eshte gjithmone e preokupuar se femija e saj do te lendohet, apo  do te ftohet, apo do te zihet me moshataret.  Keto frikera , jave pas jave e vit pas viti gjenerojne tek femija frike e pasiguri qe mund  te ushqejne gjendjen ankthioze me tej.


Si mund ta kurojme?

        *    Farmakoterapia.
Terapia farmakologjike per trajtimin e ankthit  parashikon perdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve .
Grupi i benzodiazepinave  perdoret me teper ne fazat akute te crregullimit  dhe ndihmon ne uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne ate.  Perdorimi i  zgjatur  i tyre mund te krijoje varesi.

* Teknika relaksimi: ka teknika te ndryshme te autokontrollit qe shkojne  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj..
Jane te gjitha teknika te mira, por problemi  eshte se veprojne ne pjesen e siperfaqshme te ankthit.  Ne rastet kur ankthi vazhdon te shqetesoje, duhet gjetur kurajo per te kerkuar ndihmen e nje psikoterapisti.

  * Terapite e mendimit dhe te sjelljes (Cognitive – Behavioral)
Terapite e mendimit dhe sjelljes (conjitive- behavioral) perdorin teknika per  perforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  perballe situates apo objektit ankthndjelles.
 Teknikat e ndryshimit te sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (te mendimit)  te cilat synojne te zbulojne  e modifikojne  bindjet jo funksionuese qe gjenerojne ankthin.  Rezultatet e terapise  se mendimit dhe sjelljes (cognitive- behavioral) jane pergjithesisht te mira,  me nje permiresim ne kohe te rikthimit te krizave ( follow  -up).

   * Terapite psikodinamike    synojne te zbulojne  e te ngrene ne nivelin e ndergjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella e te pandergjegjshme qe ushqejne ankthin  ne rrenje.  Psikoterapia  adleriane  funksionon ne kete linje duke  filluar qe prej  menaxhimit  te simptomave ankthioze ne inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit te jetes se individit.

Punoi:  Irena Hysenaj
Psikologe – Psikoterapeute   


4 comments:

  1. Në kohët moderne në të cilat jetojmë të ndjehesh i lodhur e i frikësuar është më se e zakonshme. Njerëzit jetojnë momente frike apo ankthi të tipit - humbja e punës apo shtëpisë, humbja e partnerit, ndjenja të pasigurta për të ardhmen, nëse do të jenë të shëndetshëm,nëse do të marrin pension e deri tek ngrohja globale dhe zhdukja e planetit - dhe mbase koha jonë pa frikë mund të quhet: Epoka e Ankthit.

    Po ca, më shumë se të tjerët, janë të prirur për të qenë gjithmonë të merakosur apo shqetësuar, pa marrë parasysh portofolet apo llogaritë e tyre bankare apo se sa të shëndetshëm janë fëmijët e tyre, këta gjithmonë priren mendërisht të përgatiten për gjëra të këqija, truri i tyre gjithmonë parashikon skenarë të zymtë.

    A është Ankthi frikë?
    Dimë që frika fokusohet në diçka që është e drejtpërdrejtë para nesh, një rrezik real dhe objektiv. Ankthi është një lloj frike se gjërat do të shkojnë keq, një ndjenjë e përgjithësuar tmerri për diçka atje jashtë që duket kërcënuese - por që në të vërtetë nuk është kërcënuese, apo mbase nuk ekziston fare, pasi në shumicën e rasteve është ajo që ne e quajmë parandjenjë. Frika nga gjërat sociale është e ndryshme nga frika nga gjërat fizike.

    Ankthi, mund të ndodhë në tri nivele: në tru, në sjellje dhe në përvojat subjektive.

    Po dy pyetje kam unë:
    1-A ndikon radha e lindjes në ankth? Pra a janë fëmijët më të vegjël më anthiozë se fëmija i pare?
    2- A ndikon në uljen e ankthit të fëmijës shkuarja herët, para moshes 3-4 vjeçare, në çerdhe apo kopshte?

    ReplyDelete
  2. E dashur Melia. Flm per komentin e detajuar dhe reflektiv.
    Ti pyet nese jane femijet me te vegjel me ankthioze sesa vellezerit /motrat para tyre?! Po perse pikerisht me te vegjlit?! Nese do te marrim parasysh se ankthi eshte nje lloj frike e "pabazuar" se dicka do te ndodhe; se dikush do semuret, se mund te turperohet , apo se do te cmendet.. kjo te ben te "shohesh" te lekundura bazat e sigurise se vetes para vetes, jetes, botes, ndodhive..etj..
    A eshte me teper femija i fundit i prekshem nga kjo mungese besimi tek vetja?!
    Nese do te ishte i perkedhelur ( i papergatitur per sfida), me nje moter apo vella perpara tij me te sukseshem.. ka shume gjasa. Gjithsesi cdo rast eshte unik dhe po ashtu duhet vleresuar.
    Pyetjes se dyte po i bie edhe me shkurt..varet si eshte perjetuar kjo ndarje nga gjiri i familjes.. e ketu ka shume faktore qe fillojne qe nga lindja..

    ReplyDelete
  3. Pershendetje, kam disa vite qe vuaj nga nje gjendje ankthioze me duket sikur nva dita ne dite dicka do ndodh me mua sikur nk do te jem me pjese e kesaj nete, kam bere cdo vizite cdo terapi mjekesore cdo heko lidhur me organet trupore perseri mendoj sikur kam dicka me zemren dhe pse cdo gje me ka dal ne rregull, kjo me ben te vuaj me shkakton pagjumesi, dhe parehati , si mund ta largoj mund te me jepni nje keshille

    ReplyDelete
  4. Te njenjten gje kam dhe un me djalin sikur me rreh zmra fort dhe friksohem ndonjehr kot m e kot

    ReplyDelete