Psikologu , Terapisti , Psikiatri



  Kush eshte  PSIKOLOGU ?

Psikologu  eshte ai  profesionist  qe ka plotesuar studimet ne degen psikologji.
Studimet vetem ne nivelin  Bachelor ( 3 vite)  te japin nje titull i cili nuk te mundeson ende te kryesh sherbimet psikologjike ndaj personit.

Per kete duhet domosdoshmerisht diploma e specializuar ( 2 vite  Post - Bachelor) , diploma qe parashikon jo vetem formimim teorik por edhe ate praktik te studentit.

Psikologet gjate 2 vjecarit  Post-  Bachelor mund te specializohen ne :

·         Psikologe klinike;
·         Psikologe shkollore;
·         Psikologe te moshes ne zhvillim ....etj

·    Psikologu ofron sherbimin  e tij ne ndihme te personit, nje sherbim i  tipit jo-farmakologjik qe konsiston ne:
·         PSIKODIAGNOZE;
·         MBESHTETJE PSIKOLOGJIKE, KESHILLIM 

*Psikologu i cili ka bere vetem ciklin 3+2 (sistemi i Bolonjes), nuk mund te ofroje psikoterapi.

*Psikologu nuk ka te drejte te jape mjekim me ilace


Kush eshte  PSIKOTERAPISTI ?

Titulli psikoterapist u jepet  psikologeve dhe mjekeve pas nje  specializimi , te pakten 4 vjet, ne  psikoterapi.
 Ky specializim afatgjate parashkon ore teorike, praktike , supervizim, training personal.
Nje psikoterapist  psikodinamik i nenshtrohet nje training personal( analize personale) te nje kohezgjatje 3, 4 apo me shume vite.

Aktiviteti i psikoterapistit  shkon me thelle ne krahasim me ate te psikologut dhe perfshin njohjen, dhe perdorimin e teknikave per kurimin e shqetesimit  psikologjik.

Shkolla te orjentimeve te ndryshme terapeutike bazohen ne modele te ndryshme teorike te personalitetit, mendjes, sjelljes   e relacioneve e rrjedhimisht i kane pershtatur teorive te tyre  teknika te ndryshme per ndryshim e kurim.
Pavaresisht nga orjentimi i tyre teorik, te gjithe psikoterapistet  jane ne gjendje te ofrojne perdoruesve nje proces kure per te perballuar format e ndryshme te vuajtjes psikologjike , nga me e lehta deri tek me e renda.

Sot gjithmone e me teper po lindin shkolla te psikoterapise  te integruara ku mesohet me shume se nje orjentim  teorik e pratik psikoterapeutik.  

Psikoterapisti nuk eshte mjek , ndaj nuk mund te jape mjekim me ilace.



PSIKIATRI

Psikiatri eshte nje mjek i specializuar ne psikiatri. Fokus i psikiatrit eshte diagnoza dhe kura farmakologjike.
Shpesh psikiatri e psikoterapisti  bashkepunojne ne kuren e pacientit.

Psikiatri mund te jape mjekim me ilace.  


No comments:

Post a Comment