Fëmijët e lagjeve të varfra, zonave periferike, fëmijët e emigruar nga
zona të tjera të Shqipërise, në momentin që kërkojnë të integrohen në
realitetin e ri social e kultural, njihen me shumë vështirësi, pengesa, sociale
e kulturale, edhe pse mbartin padikutimisht potenziale krijues.
“Psikologu i ndershëm
nuk mund te injoroje keto kushte sociale qe e shtrëngojne fëmijën të rritet sikur
jeton në një ambjent armik , duke i penguar atij të ndjehet rehat e i pranuar
ne botën ku jeton” A.Adler
Adler në analizën e
personalitetit i ka dhënë nje vënd të konsiderueshëm ambientit social ekonomik
ku rritet “adulti i ardhshem”.
Problemet lidhur me
familjen: rreziqet, humbjet,detyrimet e cdo lloji,konsiderohen nga Adler nën
petkun e ndjenjës së inferioritetit dhe manifestohen në gjendjen afektive
si: frika,lodhja, shkurajimi, turpi, drojtja, pështirosja.
Ndjenja e
inferioritetit është një kusht natyral i qenieve të vogla ne formim
përballe te rriturit dhe amjentit në përgjithësi. Eshtë një ndjesi
mëse e natyrshme, jo patologjike, përkundrazi është shtysa per plotesim,
përmirësim, realizim.
Kur ambjenti
familjar, social është i favorshëm, fëmija do të kapërcejë
gradualisht këtë ndjesi, paralelisht me zhvillimine tij somato-psikik,
fillimisht në rrethin e vogël familjar e më pas në ambientin e
jashtëm social.
Nëse, në të kundërt,
kur stimujt janë negativë është e mundur të verifikohet një përforcim i
ndjenjës së inferioritetit, duke çuar në kompleks inferioriteti që është
gjithmonë patologjik.
Sesi ambjenti social e
kultural e ekonomik ndikon në mirëqenien psiko-fizike të individit
këtë e dimostron edhe një studim i Universitetit të Michigan.
Studiuesit e
Universitetit të Michigan kanë mbledhur të dhëna në një
studim që ka zgjatur nga viti 1994 deri në vitin 1998, duke
mbajtur nën vëzhgim 4.604 familje me të ardhura te ulëta që
jetojnë në lagjet më varfëri të madhe në 5 qytete.
Familjet ishin ndarë
ne 3 grupe:
Grupi i parë ka marrë
një bonus për të perballuar shpenzimet e jetesës në një zonë më të pasur;
Grupi i dyte ka marrë
një bonus që mund ta përdorë si të dojë;
Grupi i tretë i kontrollit nuk ka marrë asnjë lloj
asistence.
Kërkusit kanë zbuluar
se mundësia për t’u transferuar në zonat me më pak vështiresi, edhe pse
jo me efekte më te zgjatura ne kohë përsa i përket
nivelit ekonomik, ka pasur një ndikim te madh mbi shëndetin
fizik dhe një efekt statikisht te konsiderueshëm mbi shëndetin mendor.
Përmirësimi ka qënë i të njëjtit nivel të mirëqënies me familjet me të
ardhura vjetore të rritura me 13. 000 $.
Këto studime tregojnë
se të jetosh në lagjet me vështirësi ka efekte negative më të konsiderueshme,
dhe ikja prej këtyre zonave ka efekte pozitive të dukshëm në mirëqenien e
te rriturve me të ardhura të ulëta ashtu sic është evidentuar edhe nga studime
të meparshme të cilat jane bazuar në matjen e ndikimit të nivelit socio-
ekonomik mbi shëndetin mendor.
Nje abstakt te këtij
studimie gjeni të publikuar këtu: http://www.sciencemag.org/content/337/6101/1505.abstract
Të interesuarit mund t’i drejtohen edhe
faqes në facebook te Psychiatryonline http://www.facebook.com/PsychiatryOnline
Punoi: Irena Hysenaj
psikologe-psikoterapeute
E dashur Irene pergezime per blogun e sidomos pertemen.
ReplyDeleteNe kuadrin e kesaj teme dua te jap edhe une mendimin tim me deshiren e shresen e madhe qe edhe te tjere te perqafojne sipermarrjen e debatit neper blogje, per te rritur me shume dijet e per te fituar nje kulture qytetare debatimi....
Ndjenja e inferioritetit tek ne si komb, mbase eshte bere patologjike tashme, qe kur se pari ndihemi inferiore qe jemi Shqiptare ... Mbase kjo ndjenje ka filluar shume shpejt per shkak edhe te historise sone shumeshekullore, gjithmone skajeve te perandorive e anjehere qender po me shume besoj se kjo ndjenje u stabilizua nja 50-60 vjet perpara, pas Luftes se Dyte Boterore, atehere kur familjet qe munden te zhvendoseshin neper qytetet e medha e sidomos ne kryeqytet, u vinte turp per prejardhjen e tyre nga fshati, qofte ky malor, kodrinor apo fushor....dhe keshtu shume shpejt etiketimet me konotacion negativ: malok, fshatar, katundar, lopcar, coban, shpellar, etj, etj zune vend te rendesishem ne fjalorin e perditshem duke krijuar distancim nga 'turpi i madh' i te qenurit nga fshati. Kjo duket absurde po ta mendosh qe fshatari te pakten e zoteronte nje shtepi e nje cope toke e mund ta siguronte vet buken e gojes pa u detyruar te shese krahet tek nje punedhenes ne qytet, qe ne shumicen e rasteve nuk zoteron asgje: asnje lloj prone e ndoshta as nje shtrat per te fjetur. Ju do te thoni qe sistemi i asaj kohe e rregulloi edhe kete se beri kolektivizimin, kooperativat :):):).....
Ne nje fare menyre pamundesia per te perballuar akomodimin e familjeve qe deshironin te migronin nga zonat rurale, beri qe sistemi i kohes ta perdorte zhvendosjen mekanike si shperblim apo ndeshkim. Pra duhet ta meritoje emrin qytetar dhe nese sistemi te konsideronte armik, te zhvendoste ne fshat. Kjo beri qe termit fshatar ti shtohej konotacioni negativ e fshtari te ndihej inferior e i perbuzur.......
Keshtu pra pas pothuaj 45 vjetesh, ndodhi ajo qe ndodhi e qe e dime te gjithe ...dhe kemi keto probleme ekonomike, sociale e sidomos nje inferioritet te madh psikik si komb pasi ne femijerine tone kemi pas turp te madh te identifikoheshim me figuren autoritare ...qe vinte ne 90% te rasteve nga fshati (vetem ne fund te viteve '80 arritem te beheshim 40% qytetare e 60%fshatare :)).
Keshtu pra rritja pa identitet na beri njerez inferiore - me frikera apo drojen, turpn se dikush mund te zbulonte identitetin tone 'fshatar'
Pershendetje Melia, vleresoj pikeveshtrimin tend per ate pjese te popullsise qe kane vuajtur nen etiketimin perbuzes fshatar, malok, katunar….
ReplyDeleteDuke mos dashur te flas vetem me gjuhen e Adler do te sillja ketu nje kujtim nga jeta e Freud.
I ati i tregon Sigmundit te vogel sesi nje dite ishte duke ecur ne trotuar kur dikush i afrohet, i hedh tej kapelen dhe i thote : “ zbrit nga trotuari, hebre i ndyre ”.
-Dhe ti si iu pergjigje”- , pyet Zigmund kurioz.
- Une zbrita, mora kapelen nga toka dhe vazhdova te eci ne rruge- iu pergjigj I ati.
Cfare zhgenjimi per te riun Freud. Kete moment ashtu sic tregon ai me vone nuk do ta harronte asnjehere. Urrejtja ndaj hebrejve do te therriste gjithmone nga e pandergjegjshja deshiren per shpagim por edhe nje pranim mbi nje pozicion inferior. Ashtu sic thote edhe Adler, influenca e pozicionit te prindit, prestigji social, nje qendrim i tyre i nenshtruar perforcon ndjenjen e inferioritetit, ose con ne nje indiferentizem e izolim fanatik krenarie.
Do te ishte Freud i cili i besoi Zvicerianeve drejtimin e Shoqerise Psikanalitike Internacionale i bindur se grupi Vjenez i perbere kryesisht nga hebrenj nuk do te shkonte shume larg.
Moj Irenke e dashur. Me behet qefi shume per arritjet e tua. Te pershendes nga larg dhe suksese
ReplyDeleteNatasha Cepele
Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
ReplyDeleteEmail: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327
Mirë se vini në Ellen Magic Temple
ReplyDeleteAty ku pamundësia është shumë e mundshme. Ellen Temple është i njohur për natyrën e tij unike, ndershmërinë dhe integritetin. Ky tempull është më shumë se 35 vjeç dhe ne mbetemi të njëjtë.
Whatsapp: (+2349074881619)
Email: ellenspellcaster@gmail.com
Shërbimet dhe çmimet tona janë si më poshtë:
(1) Magji dashurie për të ribashkuar ish të dashurin. (450 €)
(2) Drejtshkrim për të tërhequr të dashurin. (350 €)
(3) Ritualet e famës. (695 €)
(4) Magjitë e bukurisë. (750 €)
(5) Magjia përfundimtare e shkatërrimit. (1057 €)
(6) Magjitë për ndihmë financiare. (200 €)
(7) magji për të ndaluar marinat e natës dhe netët pa gjumë. (365 €)
(8) Zgjidhje për infertilitet / lindje / ngrohje stomaku / abort (1,250 €)
(9) Magjia totale e lidhjes/besnikërisë bashkëshortore. (560 €)
(10) Magjia e sundimit. (1000 €)
(11) Magji për promovimin e zyrës. (920 €)
(12) Magjitë për HIV. (shërimi në 72 orë) (8000 €)
(13) Paketa e pacientëve me kancer (8,940 €)
(14) Magjia më e fuqishme e mbrojtjes kundër çdo mallkimi, shpirti të keq ose syve të këqij (820 €)
(15) Shpirti i Komandant Kirikas. (1000 €)
(16) Parashikimet e Lotarisë me Numrat me Fat Demonic (më të fuqishmit). (425 €)
(17) Magjitë e besnikërisë. (645 €)
(18) Rituali i parandalimit, shmangies dhe reflektimit. (1000 €)
(19) Heqja e bllokimeve. (630 €)
(20) Jeto jetë të gjatë Rituali më i fuqishëm me Ellen dhe samtomi (i përhershëm). (12,000 €)
(21) ABONIM RITUAL I PAKUFIZUAR Parashikime, Rituale. (18,000 €)
(22) Një ritual fuqie dhe madhështie. (2300 €)
(23) Magjitë e fuqishme të ndarjes. (568 €)
(24) SPELLE TË FUQYSHME SEKSI/Jeta më e mirë seksuale shkon/Mos u mërzitni dhe në të njëjtën rutinë gjatë gjithë kohës. (455 €)
(25) Paketa e magjive mbrojtëse të Odeshi (Pa depërtim plumbash) (5,000 €)
Shërbimet tona janë shumë autentike, paguani dhe merrni atë që dëshironi. ASGJE E MIR ASGJE LEHTE. Lajme të mira dhe lumturi ju presin të gjithëve. Edhe një herë mirë se vini në Ellen Magic Temple
Whatsapp: (+2349074881619)
Email: ellenspellcaster@gmail.com