GAMBLING
(Loja Patologjike)
Simptomat
Kuadri klinik
Nderhyrjet terapeutike
Përhapja
gjithnjë e më e madhe e qëndrave të lojrave të fatit dhe kazinove ka afruar, në vitet e fundit, një numër më të
madh të njerëzve drejt rrezikut të
varësisë patologjike; një fenomen
ky që duket se po
merr një përhapje shtetësuese në Shqipëri.
Loja patologjike , PG (Pathological Gambling) është
njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar si një çrregullim
psikiatrik, një sjellje
patologjike që
karakterizohet nga humbja e kontrollit mbi lojën, me një gjenezë shumëfaktorëshe dhe me një zhvillim kronik e përsëritës.
Njё lojtar diagnostikohet si lojtar
patologjik sipas ( DSM-IV , 1994 ) në qoftë se plotёson, të paktën pesë nga simptomat e mëposhtme:
1. Eshtё i thithur
nga loja, për shembull, është vazhdimisht i tёrhequr drejt tё ripёrjetuarit tё
eksperiencave të lojës, të planifikojё ndërmarrjen tjetër nё lojёkumar, të sajojë mënyra për të gjetur të holla për të luajtur;
- Ai ka
nevojë të luajë shuma gjithnjë e më
të mёdha
parash për të arritur gjendjen
eksituese tё dёshiruar;
- Mundohet të reduktojё ,
kontrollojё ose
ndaluar tёrheqjen nga lojrat e fatit , por pa sukses;
4.
Eshtë i shqetësuar dhe i irrituar kur tenton te reduktojё ose ndёrprerё lojen e
fatit;
- Tёrheqja ndaj lojёs për të shpëtuar nga problemet ose për të lehtësuar një
humorin e keq, për shembull, ndjenjёn e pafuqisë, fajit, ankthit, depresionit;
- Pas humbjes së lojës,
shpesh kthehet një ditë tjetër për
të luajtur përsëri, pёr tё ndrequr
humbjet e veta ;
- Genjen familjen e tij, terapistin, apo të
tjerët pёr tё fshehur nivelin e e përfshirjes në lojrat e fatit;
- Ka kryer akte të paligjshme të
tilla si falsifikim, mashtrim, vjedhje ose përvetësime tё ёpamerituara pёr
të financuar lojrat e fatit;
- Ka rrezikuar ose të humbur një
marrëdhënie të rëndësishme, punën ose mundësi arsimore apo karriere për
shkak tё lojrave tё fatit;
- Ajo mbështetet në të tjerët për
të mbledhur para për të lehtësuar gjendjen e vështirë ekonomike tё shkaktuar nga loja, "operacion
shpëtimi".
Vlerësimi mund të shprehen edhe në rezultatin ku:
0 do në 2 pikë -> nuk ka asnjë problem të lojës,
3 deri në 4 pikë
-> loja e fatit mund të përbëjë një problem
5 ose më shumë
pikë -> lojë patologjike
Shumë studiues kondiderojnё lojen patologjike ne kuadrin e crregullimeve tё "varësisë" (Addiction).
Pra ajo që në
themel lidh crregullimet e varësisë është koncepti i kënaqësisë , i cili përbën
një nga meknizmat thelbësor për mbijetesën e qënies ( ushqimi, seksi,
agresiviteti, et.); keto sigurojnë kënaqësinë e fortë e cil nxit
përsëritjen e sjelljes.
Kënaqësia është parë si
një mekanizëm të mbështetur si nga sistemet neurobiologjike edhe nga mekanizma psikologjike në një mënyrë të
padallueshme. Varësia kuptohet kështu si një “ patologji i
relacionit” pasi personi varet nga objekti me një lloj varësie afektive dhe
emotive.
Kumari patologjik ka ngjashmeri edhe me crregullime
te tjera si :
-
çrregullimin Obsesiv- Kompulsiv
-
çrregullimet
e varësisë: (droga, alkoli , )
-
çrregullimet
e humorit (depresion ; crregullimi hipomaniakal )
-
çrregullime
të Personalitetit (antisocial, hipokondriak, border –line, narcizik
Nderhyrjet
terapeutike
Shërbimi në rrjet
Përvoja ndërkombëtare të kristlizuara tashmë, të tilla si Zvicra dhe Hollanda
tregojnë se vëmendja për të siguruar informacion të përshtatshëm
dhe ndërhyrjet sensibilizuese edhe për
profesionistët favorizojnë krijimin e një kulture të "lojës së përgjegjshme
" dhe lehtëson qasjen mbi trajtimin
e atyre me probleme.
Nje projekt i mirë trajtimi i crregullimit te lojës
patologjike do te kërkonte krijimin e një rrjeti shërbimesh gjithëpërfshirës i
detajuar si më poshtë:
DIAGNOSTIKIMI
Identifikimi i
një kuadri të qartë diagnostikues
përbën hapin e parë të rëndësishëm për projektin terapeutik, sidomos nëse kemi
parasysh se kemi të bëjmë me lloje të
ndryshme të lojtarëve, me mosha të ndryshme etj.
Anamneza mjekësore dhe psikologjike është i rëndësishëm për të vlerësuar
ekzistencën e ndonjë problematike themelore që mund të komplikojë modelet e sjelljes.
Faktoret e vulnerabilitetit dhe resiliences
Aspekti i
dytë i vlerësimit ka të bëjë analizën e faktorëve të
vulnerabilitetit dhe reziliences (aftësise
per t’u ringritur) dhe rindërtimin
e historisë së kaluar me lojërave të fatit (fillimi dhe evolucioni) i
pacientit , mosha kur ka filluar , mënyra si u zhvillua dhe rruga si ka përparuar
loja nga problem me lojën ne lojën patologjike.
Shkalla
e gravitetit
Aspekti i
tretë është ai e vlerësimit të
sjelljes aktuale të lojës në mënyrë që të përcaktohet saktësisht masa e gravitetit, duke filluar nga frekuenca ,
shkalla e kompulsivitetit , lloji i lojrave të përdorura, shuma e parave të e shpenzuara
ne muaj
për lojën , niveli i kënaqësisë
si dhe burime të tjëra të kënaqësisë në jetën e përditshme.
Shërbimet Mjekësore
Këshilla e mjekut është e përshtatshme në mënyrë që
të kryejnë një diagnozë të integruar, që thellon aspektet mjekësore që lidhen
problemet e varësisë, si dhe ato që
lidhen me një mbështetje psikiatrike farmakologjike të përshtatshme , duke pasur parasysh incidencë të lartë të
komorbiditetit me patologji psikiatrike si çrregullime të humorit , ankthit, depresionit).
Sherbimet socio-edukative
Prania e situatave
të vështira financiare, të
ardhura nga borxhet e rënda, shpesh fokuson vëmendjen e pacientëve dhe
familjarëve në kërkimin e
këshillave dhe udhëzime praktike.
Për këtë duhet bërë trajnimi i
profesionistëve socio-edukues në menaxhimin sa më të mirë të këtyre rasteve.
Fushat kryesore të ndërhyrjes janë ato që lidhen me
menaxhimin e aspekteve praktike lidhur me përdorimin e parave (projektet e
rehabilitimit, projekte orjentimi dhe mbështetje
për këshilla ligjore dhe financiare të ofruara nga ekspertë), ta legjislative (administrata ), dhe kontakti me organizatat dhe shoqatat
territoriale.
Ky aspekt
ndiqet kryesisht nga punonjësja
sociale.
Sherbimet
psikoterapeutike
Psikoterapi individuale
Psikoterapi ne
grup
Grupet e
vetendihmes
No comments:
Post a Comment