Psikoterapia : KURA e SHPIRTIT
Fragment terapie shkeputur nga libri : " Historite qe Kurojne"
James Hillman
Cdo analizë
psikoterapie përmban një pyetje e cila
vjen nga vetë pacienti ose pyetja
që terapisti i bën vetes kur ka përballë një pacient.
Pyetje që unë i bëj
vetes është: “ cfarë tjetër kërkon pacienti në të vërtetë? Cfarë qëndron pas pyetjes që ka formuluar
në fillim?”
Përgjigjet për këtë pyetje nuk janë asnjëherë aq të thjeshta si ato që lexojmë në
libra ku thuhet se pacienti kërkon: “ ta duan” , apo “kërkon të clirohet nga një simptomë”, apo “kërkon të shpëtojë
apo përmirësojë një marrëdhënie....”
“Pyetjen ” e
pacientit nuk e kënaq
as nevoja e një terapistit për të ndihmuar të tjerët apo dëshira e tij për të krijuar një marrëdhënie të thellë me njerezit, nevoja për
të analizuar psiken etj.
Ajo që në të vërtetë
pacienti kerkon është goxha e komplikuar: është dicka të cilës
, kur mendojmë se i jemi afruar, pacienti tërhiqet e
thotë : - “ Jo nuk është kjo ajo që doja të thoja” .
Eshtë kjo paqartësi /pasiguri që shpreh pacienti, motivi për të cilin jemi në terapi ; një “faktor
i tretë” që mban në lëvizje në mënyrë të qëllimtë dhe enigmatike objektivin tonë terapeutik.
Këtë moment ndërhyrje reflektive , këtë “faktor të tretë” në eksperiencën terapeutike unë ia
atribuoj SHPIRTIT.
Jam i bindur se pacienti dhe unë jemi në këtë marrëdhënie terapie sepse është ai që na
mban aty përmes transferencës,
simptomave, enigmës së ëndrrave: fenomene
këto, jo plotësisht të qarta..
Por ajo që mbi të
gjitha na mban në këtë marrëdhënie është ndjesia se po shkojmë drejt dickaje thellësisht të rëndësishme
, që nuk mund të indentifikohet lehtë
nga analiza e arsyeshme. Kjo dëshirë jo qartë e përcaktueshme na bën të ndjehemi inferiorë, është
një inferioritet ku shpirti na con.
Një mënyrë për të
qetësuar këtë pasiguri (paqartësi) është
të shkohet pikërisht tek shpirti
, për të kuptuar cfarë do, pavarësisht nga ajo që thotë pacienti e pavarësisht nga ajo që thotë diagnoza e
mjekut.
Ja
një rast terapie...
Nje grua 40 vjece
që punon në një
pozicion të rëndësishëm në një
bankë të fuqishme , kishte ardhur nga një zonë periferike dhe jetonte në një apartament modern, larg familjes dhe pa një të dashur. Frika që ajo sjell në terapi është : “ se mos cmendet!” .
Në një seancë kjo grua sjell një ëndërr: “ një
djaë i ri, i panjohur, me këshishë të bardhë dhe kapele jeshile ndodhet në burg. I dobësuar, i pistë , leviz lart e poshtë “
si një i cmendur”. Në ëndërr
pacientja kishte dashur ta lironte nga burgu.
I them pacientes : - “shko me
imagjinate dhe fol me të”
E kështu bën: E gjen të lehtë të hyjë. Ishte dicka jo e
zakonshme , por e bëri. E pyeti : “si quhej?”, “nga
vinte?”, “përse ndodhej në burg”, “cfare mund të bënte për ta liruar?”
Ai nuk fliste ; nuk bënte tjetër vecse kërcente andej - ketej duke e lëvizur kokën si një i
cmendur.
Ne seancën tjetër
gruaja tregon dëshpërimin e saj per
vizitën në burg.
I them: “ Vazhdo të shkosh, por le të kërkojmë edhe këtu të zbulojmë nëse ka dicka tek ju që e shtyn
atë të sillet ne këtë mënyrë .”
Kështu zbuluam se pacientja “ ishte
e zemëruar me atë djalë se ai nuk bashkëpunonte
, nuk i pergjigjej dhe dukej sikur nuk e kuptonte që ajo po përpiqej
ta ndihmonte. “
Filluam te shihnim se
ajo(pacientja) ishte një gjykatëse , se
po e gjykonte edhe në burg.
Ndërkohë që shkonte për ta ndihmuar,
gjithë kjo “marrje në pyetje” ishte një
tjetër proces.
Nuk na u desh shumë të kuptonim kush e kishte
futur në burg atë djalë.
Pacientja u kthye sërish
(me imagjinatë) pranë tij , por kësaj radhe nuk tha asgje , e as ai nuk foli.
Shiheshin vëmendshëm përmes hekurave.
Më pas, përmes
imagjinatës, ajo u gjend përtej hekurave
, me të, ose së paku hekurat nuk i
shihte më. Ai mbeshteti kokën në prehërin e saj
dhe ajo i preku kapelen jeshije
dhe i foli: “ Si je sot?
Ai përsëri nuk u përgjigj.
Ah, i bëra
përsëri një pyetje – mendoi ajo,- jam duke u përpjekur akoma t’i marrë ndonjë
informacion ; po bej akoma policen.”
I mbështeti përsëri dorën
mbi kapele . U bë gati t’i thonte :- ”kjo të ndihmon?”, por e ndali veten menjëherë.
Më pas , pasi i kishte mbajtur përbrenda thënie të këtij tipi , krejt papritur, djali u dëgjua të fliste qartë: “Faleminderit.
Kam qenë kaq shumë kohë vetëm.
Tani nuk do cmendem”.
Besoj e shihni , në këtë rast, se cfarë kërkon shpirti.
Së pari shkojmë drejt tij , ashtu ,
thjesht dhe e lemë atë vetë të na thotë .
Nuk do të jetë aq e thjeshtë , pasi ndoshta
nuk do të flasë derisa të mos jemi gati
ta dëgjojmë:
vetëm kur gruaja pushoi së bëri pyetje (pushoi së hetuari dhe së gjykuari);
vetëm kur gruaja pushoi së bëri pyetje (pushoi së hetuari dhe së gjykuari);
vetëm kur edhe ajo ishte pas
hekurave , dhe hekurat që e ndanin
prej tij u zhdukën;
vetëm kur e la të mbështeste kokën në prehrin e saj , ai u pergjigj.
Cfarë
kërkonte?
Frika se
po ta linin vetëm, do ta cmendej. Cmenduria, në fakt, ishte dhe frika që kishte kjo grua , ishte arsyeja që
krijoi këtë person ne burg, pas hekurave....”
Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsApp+2349074881616