![]() |
Shopping Kompulsiv |
Kenaqesi e
te blerit apo Shopping Kompulsiv ?
Veshtire te percaktohet ne kohet moderne te boom-it te konsumizmit
nje kufi i qarte mes blerjes normale dhe asaj patologjike.
Një
përgjigje e shpejtë do të ishte se shopping- kompulsiv është një
mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme, sidomos
për shkak të marrëdhënieve, mbron po ashtu nga një imazh i dobët për veten dhe nga rreziku i perhershem i të braktisurit.
Në
eksperiencën emocionale të shopping, individët dallohen nga
niveli i ndryshëm i impulsit për të blerë si një burim eksitimi,
kënaqësie dhe relaksimi.
Disa tregojnë se ndihen “high” gjatë
kësaj sjellje ; “dicka që jep adrenaline” ...apo “ është
si të bësh dashuri me produktin ...”.
Shopping kompulsiv eshte nje crregullim qe
implikon tre kategori crregullimesh psikologjike e te sjelljes si :
1. Crregullimi i kontrollit
te impulseve
Individi nuk i reziston dot impulsit per
te blere, pavaresisht nese eshte i domosdoshem apo jo dhe shpeshhere edhe ne
mungese te mundesive financiare. I pare keshtu buying impuls kthehet ne nje
tendence te egzagjeruar dhe shkaterruese , shoqeruar nga nje nevoje
qe kerkon te kenaqet urgjentisht dhe pavaresish.
2. Sjellja Obsesive
Nga ana tjeter perseritja e sjelljeve
blerese, cikliteti te cojne ne karakteristiken obsesive te ketij crregullimi i
cili duket te rritet ashtu sikurse edhe problemete tjera obsesive ne prani te
situatave stresante.
3. Varesia nga nje aktivitet
Por karakteristika
qe padyshim duket me e veshtira per t'u crrenjosur eshte varesia nga sjellja e
blerjes, addictive buying.
Kjo sindromë quhet : “Shopping kompulsiv” ,
“Varësi nga blerjet” ose "Shopaholism" ( mania për shopping).
Gjthsesi, American
Psychiatric Association (APA), nuk e njeh si crregullim, ndaj nuk e gjejmë tek
manuali DSM-IV, dhe as DSM –V .
Subjektet që prezantojnë këtë crregullim ,
kryesisht femra të reja në moshë , nëse fillimisht blejnë për
kënaqësinë që të sjell një veshje apo një objekt i ri, më pas kjo
kënaqësi , pak nga pak , shoqèrohet me një gjendje tensioni
gjithnjë në rritje dhe dëshira për blerje bëhet e pafrenueshme.
Fillon të blejë objekte të cfarëdolloji që
në pjesën më të madhe lihen në një cep ose hidhen dhe kjo gjë shoqërohet me
ndjenja faji dhe turpërim.
S.L. McElroy, një studiuese amerikane që është marrë
gjerësisht me ketë fenomen , ka propozuar kriteret e mëposhtme
diagnostikuese për të bërë dallimin mes personave që praktikojnë
blerjet si një aktivitet normal, nga ata për të cilët ky aktivitet
merr karakteristika patologjike :
1. Preokupim,
impuls apo sjellje të të blerit jo të përshtatshëm të perjetuar si
e parezistueshme, që ndërhyn me forcë apo pa sens; të blerit në mënyrë
frekuente të objekteve të padobishëm , përtej mundësive objektive, dhe që
zë një periudhë kohe më të gjatë se ajo që ishte paracaktuar;
2. Preokupimi,
impulsi apo akti i të blerit shkaktojnë stres të fortë, bëjnë të
harxhohet kohë, ndërhyjnë në mënyre të theksuar në funksionimin
social , në punë dhe shkaktojnë probleme financiare (borxhe me bankën ose
falimentim);
3. Blerja
në mënyrë kompulsive nuk prezantohet në rrjedhën e crregullimit të
manisë apo hipomanisë.
Shopping kompulsiv
, sipas studimeve sot pranohet se “ është një problem mendor, një
gjendje e shkaktuar nga ndryshimet e vazhdueshme në strukturën dhe
funksionimin mendor” (Leshner, 2001).
Si një substancë kimike edhe një
eksperiencë emocionale mund të jenë kaq kënaqësi -sjellëse sa të krijojnë
një lidhje varësie.
Po cili është profili i
një pacienti /teje të varur
nga një lloj sjellje pa të cilën duket se nuk arrin të jetojë e provojë
emocion?
Përse disa sjellje behen
simptomatike dhe “rrëmbejnë” mendjen e pacientit ?
Jane keto pyetje qe kerkojne pergjigje ne nje proces terapeutik.
Jane keto pyetje qe kerkojne pergjigje ne nje proces terapeutik.
Trajtimi:
Nëse profili i një
bleresi/seje patologjike është ai i përshkruar më sipër , ndërhyrja terapeutike
do të synojë rritjen e vlerësimit për veten, ekplorimin e
frikërave të ndarjes, ndjesinë e boshit dhe të
paqëndrueshmërisë.
Më poshte video:
No comments:
Post a Comment