Thursday, April 24, 2014

Depresioni dhe te rinjte

Depresioni  dhe te rinjte




Depresioni : Cfarë është ?

Depresioni prek persona të cdolloj moshe, seksi, profesioni, nacionaliteti etj.
Për të përcaktuar depresionin  mund të themi se të gjithë , te rritur dhe të rinj provojmë ndjenja trishtimi në momente të caktuara të jetës  të lidhura pak a shumë me ngjarje të jetës . Këto ndjenja trishtimi janë normale dhe zakonisht kalojnë vetë edhe pa ndihmën e kurimit.
Në të kundërt një person që vuan nga depresioni rrallëherë mund t’ja dalë vetë.
Depresioni është një crregullim me simptoma specifike , kohëzgjatje, rëndesë simptomash të niveleve  te ndryshëm.  

Si ta njohim depresionin?  

Zakonisht depresioni shkakton ndryshin në:
 gjendjen e humorit (humor i ulët,humbje interesi);
 mendim (mendimet bëhen më  të ngadalësuara dhe të errëta, negative,  një nënvlerësim i vetes);
konjicion (përqëndrimi i ulët, memorja e prekur; humbet perspektiva e të ardhmes );
 sjellje ( shmangëse, e izoluar, vetëdëmtuese);
energji (aktivitet më i ulët, lodhje, pa fuqi).


Një i ri në gjendje depresive mund të ndjehet konfuz dhe të ketë vështirësi në marrjen e vendimeve , i mungon dëshira dhe energjia dhe mund të  humbasë interesin për detyrimet shkollore. 
Një gjendje ankthi e shoqëron lidhur me preokupimin se dicka e tmerrshme  dhe e panjohur po i ndodh . Mundet që të zhvillojë edhe fobi lidhur me shkollën, punën, provimet, shoqërinë etj.

Pra simptomat e mësipërme janë ato “klasiket”, por tek të rinjtë depresioni mund të shfaqet edhe permes simptomave jo tipike  si:
  1.        abuzimi me alkolin
  2.       përdorim  i drogës
  3.        probleme te përqëndrimit ose  apo hiperaktivitet, tensionim, inat.

Sipas ekspertëve,  të rinjtë sot janë më të dobët dhe më të prekur nga ankthi dhe depresioni.
Momentet më të errëta të ditës për absurditet janë mëngjesi dhe pjesa e parë e pasdites; në fakt personi depres fillon të ndjehet më mirë rreth orës 18.00 kur fillon të bjerë dielli. 
Tek të rinjtë po ashtu shfaqet edhe forma e depresionit bipolar (maniako-depresiv), karakterizuar nga humori i rënë në një periudhekohe ndjekur më pas nga episode me një humor të ngritur energji gati mbi potencial, mbi norme.
Ekspertët tregojnë se 20 % e te rinjve me depresion prezantojnë nje tip patologjie  te humorit  të formës bipolare.

 Rreziku i vetevrasjes

Eshte e tmerrshme por e vërteta tragjike është se shkaku i dyte i vdekjes  (pas aksidenteve rrugore) lidhet me crregullimet e depresionit.
Nëse një i ri të rrëfen se ka pasur ide vetëdëmtuese gjëja më e rëndësishme që mund të bësh është ta marrësh seriozisht. Pjesa më e madhe e atyre që më në fund e kryejnë aktin vetëvrasës kanë folur edhe më parë për këtë gjë.
Ky është një sinjal alarmi!

Po kujt duhet t’i drejtohemi?!

Mund t’i drejtohemi  mjekut të familjes, psikiatrit apo psikologut. 
Sigurisht,  jo të gjithë personat që vuajnë nga gjendje depresive shkojnë në akte vetëvrasëse. Disa janë më vulnerabël nga të tjerët. Kjo ndodh atëherë kur gjendjes së humorit të rënduar i shtohen edhe faktorë të tjerë personologjike që kanë të bëjnë me forcen e Unit, me prezencen e një fëmijërie të vështirë , e një ambjenti familjar problematik, e një ambjenti social jo mbështetës etj.
Shumë të rinj marrin vendimit tragjik të vetëvrasjes ne momentet e :
-       ndarjes  nga i dashuri / e dashura ( në  të vërtetë , kjo braktisje “zgjon” frikëra të tjera braktisjeje , ndjesi prezente tek personi që në moshë të hershme e me një ngarkesë emocionale shume të fortë)
-      po ashtu edhe dështimet në provime, punë etj. (në këto raste ky dështim i shtohet në perceptimin e individit falimentimeve të tjera që në shumën e tyre e bëjnë individin të humbë besimin në vetvete dhe tek e ardhmja). 

-      Si t’i njohim situatat e rrezikshme?  Cilët janë të rinjtë më të rrezikuar?
E vështirë të thuhet.
 Ekspertët tregojnë 3 grupe të rinjsh  vecanërisht të ndjeshëm ndaj rrezikut vetëvrasës: 
Grupi i parë janë ata që kanë simptoma klasike te depresionit si trishtimi dhe humbja e shpresës;
Grupi i dytë përfshin “perfeksionistët”, të cilët nuk e pranojnë dot dështimin, janë më të tërhequr dhe më pak social;
Grupi i tretë futen të rinjtë që e shprehin depresionin në sjellje agresive apo përdorim substancash.


Të fillosh një kurë

Shumë të rinj mund të përmirësohen me kurim.
Hapi i parë  është kontakti me një profesionist të kurës
Për disa të rinj mund të mjaftojnë disa seanca mbështetëse ku mund të përfshihen po ashtu edhe familjarët.
Për disa të tjerë është i nevojshëm një kure psikoterapeutike më e gjatë në kohë. Kjo ndarje në trajtim lidhet ngushtë me llojin e depresionit të diagnostikuar.

Depresioni reaktiv : në këto raste gjendja depresive mund të shkaktohet nga një humbje(vdekje) e një personi të dashur, humbje pune, provimi, mashtrimi i pësuar, violence psikofizike.
Depresioni endogjen : në këtoraste gjendja depresive nuk duket të lidhet me faktorë të jashtëm  por ka shkaqe gjenetike-biologjike apo  e ka bazën në dinamika  psikike  të  pandërgjegjshëm prezentë në personalitetin e pacientit.
Depresioni ankthioz: është një lloj depresioni i lidhur me gjendjet e ankthit apo panikut.
Depresioni psikotik apo madhor :  kur simptomave depresive i shtohen edhe simptoma  psikotike si ndjenja deprersonalizimi, derealizimi, delire etj.
Distimia : gjendje e humorit depres kronik , për të paktën 2 vjet , me simptoma jo aq të rënda sa të depresionit madhor.
Depresioni sekondar  apo më saktë depresioni i shkaktuar nga semundjet organike, neurologjike apo edhe përdorimit të substancave.

       Pra një kurim i mirë fillon pas një diagnostikimi të mirë duke parë edhe komorbiditetin (ngjashmërinë) apo prezencën e depresionit edhe në shumë crregullime të tjera të tipit psikik apo organik.(shih tabelëm më poshtë)



Si reagojnë ilacet kundër depresionit ?

Mjekimi antidepresiv ndihmon personin të kontrollojë simtomat dhe të rimarrë funksionimin në aktivitetet e përditshme. Antidepresivët  ndikojnë në kimikën e trurit, një ekuilibrim kimik të trurit  duke rritur funksionimin e neurotrasmetuesve  si serotonina , noradrenalina dhe dopamina.
Të gjithë antidepresivët kërkojnë  nga 2 deri në 6 janë për të përmirësuar simptomat e depresionit. 
Kjo shpesh shkurajon pacientin, por eshte e rendesishme të mos e ndërpresë terapinë. Po ashtu disa persona që fillojnë të ndjehen më mirë tentojnë të ndërpresin kurën: kjo nuk është e efektshme.

Po ashtu , mund të ndodh shpesh që me fillimin e kurimit një person me depresion te rëndë fillon të gjejë pak energji e cila mund të bëjë të mundur realizimin e ideve vetëvrasëse të cilat i gëlojnë në mendje.

 Po Psikoterapia? 

Ndërsa për disa persona mjafton mjekimi për të kuruar depresionin, në raste të tjera një kurim i mirë kërkon të shoqërohet me psikoterapi e cila mundëson të njihen dhe kapërcehen dinamikat konfliktuale që shkaktojnë gjendjen depresive. 



No comments:

Post a Comment