![]() |
Selfie -Mania |
Selfie -Syndrome” - Një Crregullim Mendor?
Termi selfie është një zhargon (“slang”) që nënkupton “ autoportret fotografik”, flitet pra për personat që fotografojnë veten dhe e postojnë
këtë foto në rrjetet sociale.
Moda e “selfie ”
perhapur sot në rrjetet sociale (“social
network”) , po merr gjithmonë e më tepër përmasa
shqetësuese dhe karakteristika të një crregullimi të tipit obsesiv – kompulsiv.
Rasti i 19-vjecarit anglez, Danny Bowman , obsesionuar nga selfie , I cili kalonte deri ne 10 orë në ditë duke bërë foto
vetes me iPhone , derisa pushoi se
shkuari ne shkollë, pushoi se frekuentuari miqte e më ne fund , pas 6 muajsh ,
tentoi vetevrasjen, shqetësoi opinionin publik dhe atë profesionist.
Mjeku psikiatër Davil Veal që ka Danny-n në terapi lëshon
një alarm për adoleshentët:” Selfie nuk
është një lojë , selfie -mania mund të
konsiderohet një crregullim mendor.”
Në fakt , në një studim të kohëve të fundit mjekët konsistojnë se të apasionuarit pas selfie vuajnë nga një deshirë obsesive kompulsive për
të realizuar foto të vetes dhe publikuar ato on –line.
APA (American Psychiatric Association) propozon që selfie të
konsiderohet si një crregullim mendor lidhur me “ mungesën
e vetëvlerësimit dhe deficit lidhur me intimitetin personal” .
Në një këndvështrim psikopatologjik APA dallon
nivele të ndryshme të “selfitis”.
- Selfitis borderline , apo në kufij : kur personi mjaftohet me 3 selfie në ditë pavarësisht nëse publikohen on-line ose jo;
- Selfitis akut: kur personi realizon dhe boton të paktën 3 foto në ditë në rrjetet sociale ;
- Selfitis kronikë : kur personi publikon më shumë se 6 foto të vetërealizuara në ditë në rrjetet sociale.
Cila është dinamika psikologjike
që shtyn drejt Selfie- manisë?
Treguesi i pare është një vullnet i fortë i personit për t’i thënë
botës: “Unë jam këtu dhe po bëj këtë”.
Pra shkaku i parë duket të jetë problem identiteti, duket një lloj reagimi përkundrejt një realiteti që krijon pasiguri , qoftë në aspektin material edhe atë emocional. Fotot kundërshtojnë imazhin e një
egzistence të pasigurt , përmes fiksimit të disa momenteve simbol i një përpjekje
për të përcaktuar një identitet të qëndrueshëm, të plotë e të realizuar.
A ka një komponent narcizist në selfie –mania?
Në fakt, narcizizmi tradicional e injoron kontaktin me të tjerët, personi vetë
krijon një imazh për veten të egzagjeruar. Ne mitologjinë greke Narcizi dashurohet aq
shume me imazhin e vet te reflektuar ne ujë saqë i magjepsur me këtë dashuri, përhumb
dhe bie në lumin ku vetë- pasqyrohej.
Rrjetet e social network mund të konceptohen si një pasqyrë e madhe narciziste, për t’i treguar të tjerëve kush je, sa vlen dhe për t’u komunikuar atyre gjendje emocionale dhe aspekte të vetes , shpesh jo reale , duke shmangur vështirësitë e përballimit përmes kontaktit direkt. Pra individi gjithsesi i shmanget kontaktit real , të drejtpërdrejtë me tjetrin, dhe kërkon të "shesë", një tjetër vete, më të përsosur.
Duket se social network prezanton një
pasqyrë dhe një
maskë në të njëjtën kohë.
Një studim i California State University, tregon se të kalosh shumë kohë në Fb & Co , po rrit tendencën
narciziste.
Narcizizmi në fakt është një crregullim i personalitetit
karakterizuar nga një nevojë e pakushtëzuar për t’u konsideruar më i
miri, kërkimi i konfirmimit gjthmonë dhe sidoqoftë, vulnerabilitet ndaj kritikave, pasiguri e thellë, arrogancë
ekstreme , hatërmbetje, mungesë empatie, manipulim dhe zhvlerësim i personave tè tjerë në shërmim të imazhit
personal.
A ka lidhje Selfie- Syndrome me Psikopatologjinë ?
Nëse kërkojmë një lidhje mes Selfie- Syndrome dhe psikopatologjine , përvec narcizizmit do të duhet të konsiderojmë edhe lidhjen me kriteret e varrësive , gjendjet e crregulluara të humorit , mendimet obsesive, përsëritja dhe impulsiviteti , crregullimi obsesiv kompulsiv.
Nëse kërkojmë një lidhje mes Selfie- Syndrome dhe psikopatologjine , përvec narcizizmit do të duhet të konsiderojmë edhe lidhjen me kriteret e varrësive , gjendjet e crregulluara të humorit , mendimet obsesive, përsëritja dhe impulsiviteti , crregullimi obsesiv kompulsiv.
Sigurisht jemi duke folur për kërkimet e para mbi këtë
fenomen e ndoshta duhet të jemi më të
kujdesshëm në kategorizim dhe etiketimin diagnostikues.
A ka një kurë për Selfie-Syndrome?
Nëse ndjekim arsyetimin e mësipërm , pra nëse konsiderojmë
lidhjen mes selfie – manisë dhe
obsesioneve dhe kompulsioneve, varësive , një trajtim terapeutik të tipit CBT
do të rezultonte ndoshta i efektshëm.
Nëse flasim për një lidhje mes Selfie-Syndrome dhe karakterit narcizist apo një
vetëvlerësimi te ulët dhe një mungesë të një ndjenje identiteti të qëndrueshëm,
kjo kërkon një trajtim më të gjatë të tipit analitik.
Burimi:
www.affaritaliani.it , " Filosofia del selfie e le foto del Vip"
www.asimplenetpaper.it "Selfie e disturbi di personalità"
www.key4biz.it, " I socialwork ci rendono narcisisti?"
www.key4biz.it, " I socialwork ci rendono narcisisti?"
Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsApp+2349074881616