Frekuenca?
Ne 2012 numerohen 11,3 femije autike /1000. Ne 2001 ishin 6,4 /1000 sipas Center for Disease Control and Prevention degli Usa.
Nje epidemi?
Ekspertet mohojne te flasin per epidemi ,por e lidhin kete numer me zgjerimin e kritereve diagnostikuese , si dhe rritjes se sensibilitetit ndaj ketij crregullimi. Diagnoza e autizmit mund te jete e gabuar apo e panjohur duke u ngaterruar shpesh me crregullime te tjera. Nje studim i ri i udhehequr nga Catherine Lord, drejtoreshe e Institutit per Zhvillimin Nervor te Weill Cornell Medical College and New York Presbyterian Hospital, leshon nje alarm mbi numrin e madh te diagnostikimit me kete crregullim. Ne Shtetet e Bashkuara shume femije sociopate marrin nje diagnoze te nxituar te autizmit. Ky kerkim kishte te bente me 1200 femije te moshen nga 4 – 18 vjec , te cileve u ishte vene diagnoza e autizmit pas perdorimit te testeve te vleresimit te sjelljes dhe te nivelit te inteligjences, pas vezhgimeve klinike psikologjike dhe tregimeve te prinderve.
Rishqyrtimi i diagnozes me pas konfirmoi diagnozen e autizmit vetem per 50% te ketyre femijeve , duke theksuar se ne diagnostikimin e pare nuk ishin marre ne konsiderate Sindroma e Asperrger apo PDD-NOS ( crregullim i zhvillimit jo i specifikuar ndryshe). Siaps dr. Lord mjeket qe vleresojne keta femije duhet te perqendrohen me teper ne aspektin dimensional dhe ne disfunksional te zhvillimit e jo ne etiketimin e tyre. Me flaje te tjera duhet t’i pergjigjen pyetjeve: “ Cfare lloj problemi ka femija me gjuhen?” ; “ Sa eshte hiperaktiv”; Me c’frekuence dhe intensitet i kryen sjelljet e perse ritura e stereotipe?”. Ne Itali, problemi eshte ne kahun e kundert: diagnoza e autizmit nuk jepet femijes nese ai nuk shkon deri ne moshen rreth 4 vjec , e cila mund te humbase mundesine e nderhyrjes se specifikuar me heret.
Per me shume informacion mbi linjat drejtuese mbi autismi te Institutit te larte te shendetit lexoni:http://www.iss.it/binary/
Pergatiti : Irena Hysenaj
No comments:
Post a Comment