Sunday, January 1, 2017


Flasim per Fobite 


 Emisionin e plote  mund ta ndiqni ne linkun : https://www.youtube.com/watch?v=JFF6a1sLTac


Jo rralle ndodh te degjojme persona afer nesh te thone:
 “ nuk marr dot  ashensorin “; “ kam fobi nga vendet e mbyllura”, “nuk ngjitem dot ne lartesi”, “kam fobi avjonin, merimangat, insektet”, “gati sa s’ me pushon zemra kur vihem ne keto situata” ...

Fobia eshte  nje frike e vazhdueshme, e pajustifikueshme nga nje objekt, perpara te cilit personi fillon te ndjeje ankth te forte  deri ne panik te shoqeruar me marrje fryme, djersitje, rrahje te shpejta te zemres, frike  qe provokon arratisjen   per te evituar objektin fobik. 

Objekti i fobise mundet  te lidhet drejtperdrejt  me friken si  ne rastin e  lartesive, apo ngjitja ne  avjon,  termeti, erresira  etj.
Por  ndodh  qe   objekti  fobik   mundet te mos kete asnje lidhje te drejtperdrejte  me friken, nuk eshte kercenues ne vetvete  dhe nuk e justifikon friken e egzagjeruar te personit perpara tij  si psh  ne rastin e fobise nga merimangat, mizat,  objektet me forme te prera,  majoneza, pasta e rrojes, kremi i fytyres    etj etj.

Kjo gje te ben  te mendosh se fobia nga nje objekt   nuk eshte e lidhur drejtperdrejt me  objektin por  eshte e transferuar tek objekti.


Studimet mbi fobite tregojne se, ne numrin me te madh te rasteve,  personat  qe zhvillojne fobi ne nje moment te caktuar te jetes  kane ne historine e jetes se tyre  trauma te vogla apo te medha, momente kur  mund te jete vene ne rrezik jeta,  apo  identiteti personal, vleresimi per veten;  situata  ne te cilat personi mund te jete ndjere i turperuar, zhgenjyer, braktisur, refuzuar. etj.

Keto trauma psikologjike jane te lidhur me persona te dashur si mund te jene prindet, miqte, mesuesit dhe mbartin nje konflikt   emocionale te paperballueshem per psiken e ndergjegjshme.

Psike e cila ka nje arsenal te fuqishem mbrojtes  zakonisht e ka fshire nga kujtesa e ndergjegjshme situaten apo shkakun per te cilin individi eshte ndjere i turperuar, braktisur, frustruar, abuzuar dhe i ka lene ne kujtesen e ndergjegjshem vetem friken nga objekti simbolik mbi te cilin ka transferuar kete dinamike psikologjike ankthndjellese.

Perse psike do ta bente nje gje te tille?  

Eshte me e lehte te kesh ne kujtesen tende fobine nga supa, ne vend qe te kujtosh se ndersa ti haje supen , prindet ne dhomen tjeter po zihen e dhunohen  fizikisht ...

Gjithe ky proces i zhvendosjes se situates traumatike nga nje objekt  afektiv ( prindi,  shoku, mesuesi etj ) tek supa ( nje objekt neutral), qeteson psiken ne ate moment te caktuar,  duke  mos u perballur me traumen e vertete.

Si kurohen Fobite?  


Nese ne do te fokusoheshim mbi friken e individit perpara nje objekti ( lartesite, ashensori, deti merimengat etj) , perballimi me objektin e fobise ne menyre graduale ( desensibilizimi  gradual)  do te ishte nje teknike e mire terapie  Bihejviorale( e sjelljes) qe ndihmon individin te   clirohet  nga fobia.
Individi punon ne terapi gradualisht nen drejtimin e terapistit per te “fituar” mbi objektin qe i ben frike.
Po ashtu individi ne terapi mund te punoje me mendime automatike  jo funksionale te lidhura me objektin fobik, mendime te tipit : “ nuk do t’ia dal dot”, ose “  po hipa ne avjon do te rrezohem me shume siguri”, ose “ duhet pa tjeter te jem e shoqeruar pasi i vetem dicka e keqe do te me ndodhe ”.  Me ndihmen e terapistit ( konjitiv), individi fillon te analizoje, veje ne dyshim e te ndryshoje mendime te tilla jo-funksionale.

Me rendom ndodh qe nje terapisti  te ofroje   te dyja keto teknika terapie: desensibilizim gradual + riperpunim i mendimit. Eshte kjo qe ben nje terapist CBT ( Cognitive  Behavioral Therapy).

Kjo  terapi  fillon te jape rezultate ne nje kohe relativisht te shkurter .
Individi fillon te shkepuse friken nga objekti dhe zakonisht shume terapi  mbyllen ketu apo edhe shume paciente ndalojne ketu.
Dinamike konfliktuale e pandergjegjshme  e shkeputur nga objekti  fobik,  pluskon e lire derisa te zhvendoset  mbi nje objekt tjeter ose me nje forme tjeter shprehjeje  si irritim, impulsivitet, humor i ndryshueshem   etj., etj.

Eshte pikerisht per kete arsye qe terapia duhet te synoje ne zbulimin e dinamikes qe fshihet pas objektit apo situates fobike : proces me i gjate ky  qe  perfshin kujtesen e pendergjegjshme.

Eshte kjo qe ben terapia psiko-dinamike.
Studimet e fundit kane treguar se nje terapi e mire per te perballur me crregullimet e ankthit perfshire edhe fobite specifike do te ishte terapia e kombinuar CBT ne fazen e pare + Psikodinamike.

A mundet  nje terapist te ofroje nje terapi te kombinuar ? 


Sigurisht , eshte e mundur.

Terapisti  qe ofron nje terapi te kombinuar  duhet te njohe mire teknikat e ketyre terapive si dhe te njohe mire  kete crregullim,  shkaqet dhe format e shprehjes se ankthit dhe fobive.





3 comments:

  1. Get a $200 Bonus at Harrah's Casino in Las Vegas
    The new Harrah's Casino is one of the most well-known aprcasino Las Vegas-style casino kadangpintar resorts. 바카라사이트 It features a full-service spa, a full-service 출장안마 spa 토토 사이트 and

    ReplyDelete
  2. The total sport selection at Cafe Casino stands at just over 160. This is a comparatively small amount of games, but the variety is sweet. You can play over a hundred and twenty slots, 카지노 as well as|in addition to} broad selection|a extensive variety} of desk games and specialty games, and there are 5 reside dealer tables right here as well.

    ReplyDelete
  3. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete