Posts

Showing posts from February, 2019

Nga vijmë ? Kush jemi? Ku po shkojmë?

Image
Gauguin nën  optikën  e analizës adleriane dhe jungiane. Piktura e Gauguin “Nga vijmë? Kush jemi? Ku po shkojmë?”   më intrigoi.  Pyetja egzistencialiste qe mban ne titull kjo veper  më bëri të ndaloj   e të mendoj. Eshte kjo  pyetje që cdo terapist adlerian bën për të kuptuar më mirë stilin e jetës së personit që ka përballë. Ky person   nga vjen, kush është, për ku është drejtuar? E kështu nis rrugëtimi në të shkuarën përmes yllësisë familjare, kujtimeve të para, raportet me nën ën dhe babain, radha e lindjes, sëmundjet, sfidat ekonomike, traumat, genet mbi bazën e të cilave ngrihet stili i jetës.   Nuk janë genet-thotë Adler dhe as ambjenti ato që përcaktojnë personalitetin, ato janë vetëm tullat me të cilat individi ndërton personalitetin, por është ai vetë arkitekti i cili përmes perceptimit të tij Unik i jep formë kësaj trashëgimie dhe këtij ambjenti. Eshte e mundur – thotë, po ashtu ...