Tuesday, March 2, 2021

Crregullimi i Personalitetit BORDER-LINE (KUFITAR)

 











Ndjenja kronike e boshit;

  Emocionet e pështjelluara;

 Humori i paqëndrueshëm ;

Sjellje impulsive dhe agresive;

 Marredhenie seksuale të rastësishme;

Abuzim me substanca  apo alkool;

Ankth i egzagjeruar nga humbja e të dashurit, mikut si edhe   përpjekje të dëshpëruara për të evituar braktisjen;

Akte vetëshkatërrimi dhe tentativa vetëvrasëse

Nese ndeshim ne keto simptoma  atehere jemi në kuadrin e   Crregullimit te Personalitetit Border Line (Kufitar)  

Adoleshenti borderline, vuan, kerkon dhe nuk gjen kuptim për veten, veten ne raport me tjetrin, me ambjentin. Ndjesia e boshit  që e përndjek e nuk i ndahet  asnjë cast eshte dicka organike që  e ndjen ne bark dhe gjoks.  Eshte një mungesë  e qenesishme.
Per shkak te vulnerabilitetit te tyre keta persona kane nje nevoje kompulsive per mbrojtjen dhe ndihmen e tjetrit. Per kete motiv vetem ideja e prishjes se nje raporti te rendesishem nga i cili eshte i varur , gjeneron nje ankth ekstrem, te thelle. Per ta evituar jane ne gjendje te kryejne veprime te deshperuara, te cilat per fat te keq e demtojne marredhenien.
Gjithsesi ne gjendjet e humorit  me frekuente jane ato te inatosura, me veprime  te dhunshme , shperthime inati qe mund te cojne edhe ne sherre.  Nën situata ambjentale stresante mund te shfaqen edhe ide paranoide apo simptoma psikotike të përkoshme (halucinacione vizive, uditive, ndjenja  depersonalizimi....etj 
Prezenca e ketyre simptomave te fundit e pozicionon kete personalitet ne kufij mes nevrozes dhe psikozes.
Berthama familjare



Familja per adoleshentet borderline prezanton nje vend fizik dhe mendor per ‘tu braktisur  per te mos duruar  ndjesinë  e patolerueshme të  varësise apo një vend ku adoleleshti   mbërthehet   për t’u mbrojtur nga ankthi i ndarjes dhe izolimit.  
Sipas  Shapiro adoleshenca e femijëve border- line  bëhet një periudhë regresioni i gjithe familjes , ku me regresion nënkuptohet ndarja , shkeputja ( spaltung). Kjo ndodh pasi prindët kanë mbetur simbiotikisht të lidhur me familjet e tyre të origjinës,  ata   kanë falimentuar në  procesin e individualizimit dhe  integrimin e marrëdhënieve  pozitive dhe negative. 
Ne keto familje fantazia e pandergjegjshme eshte se dëshirat autonome të adoleshentit  prezantojnë një ndërshkim te ashper per kohezionin e berthamës  familjare. Ne fakt ndarja mund te aktivizojë makthe  te  “ asgjesimit”  dhe kontrollin reciprok  .
Dëshira  për varësi , tipike për adoleshencën shtyn adoleshentin borderline   në një dinamikë psikike konfliktuale  mes pavarësisë totale te “kritikueshme” dhe varësisë totale  bllokuese ,   pa mundur të eksprimentojë tranzicionin normal  evolutiv .  
Sipas teorisë së atashimit , prindi i transmeton fëmijës sigurinë apo pasigurinë  e eksperiencës së vet të fëmijërisë në formën e prezantimeve mendore. 
Mungesa e kesaj  eksperience psikike , con adoleshentin në një konflikt  intensiv e të patolerueshëm. 
Pacientet Border Line jane paciente te veshtire. Paqendrueshmeria emocionale, lekundshmeria e imazhit per veten e per tjetrin i bejne marredheniet nderpersonale, perfshire ketu edhe marredheniet me terapistin, te veshtira. Sjelljet impulsive, zemerimi, inati, toleranca ndaj rregullit veshtiresojne marredhenien terapeutike.  
Nje nga sfidat para te ciles ndodhet terapisti eshte "lodhja" dhe ankthi qe zakonisht i shkakton ky pacient me sjelljet e veta devijante dhe vetedemtuese, inatin, impulsivitetin. Ajo per te cilen ka nevoje ky pacient jane kufijte, qendrueshmeria. Terapite mund te levizin nga terapite mbeshtetese ne ato shprehese. 

Terapitë  Mbështetëse
Kernberg  mendon se me këta pacientë  një  përqasje tërësisht mbështetëse ,  e cila  kufizohet në inkurajim dhe mbështetje  rrezikon të cojë në  përforcimin e  mekanizmave  mbrojtës , terapia mund të  ketë  një efekt paradoksal , duke rritur ankthin dhe simptomat jo  të pershtshme , ndërkohë  që  një  përqasje “shprehëse”  mbështetur mbi analizën dhe intepretimin e mekanizmave mbrojtës  zgjeron potencialin konjitiv dhe pershates.
Funksioni  i  terapistit  në një terapi   mbështetëse  eshte te ofroje njohuri qe mund te ndihmojne pacientin te kuptoje me mire veten  dhe konfliktet dhe problemet me realitetin. Kjo terapi ofron   pak mundesi analize te mekanizmave primitive.

Terapitë shprehëse (psikodinamike/psikoanalitike)
Ne akord me autore si  Frosch (1970), Masterson (1972), Buie & Adler (1982),  Kernberg mendon se ne  terapine  me nje  borderline duhet perdorur  nje psikoanalize e modifikuar , quajtur nga Kernberg “ terapia shprehese”.
Kjo teknike nuk parashikon vetem interpretimin e materialit jo te ndergjegjshem , por edhe nderhyrje te tipit sqarim, ballafaqim me materiale te ndergjegjeshme ,  interpretimin   ne “hic et nunc”  (tani dhe këtu) te takimit, pra jo vetem me materialin e se shkuares por me cka shfaqet ne takim.
 Terapite shprehese  ofrojnë  mundesinë e  analizes  te dinamizave arkaike , perceptimeve dhe pritshmerive magjike te individit,  si dhe ofrojnë mundësinë e  krijimit  të një  baze marredhenieje  të qëndrueshme falë raportit terapist- pacient.  

Trajtimi familjar
Shpesh familja e adoleshentit me probleme  të rënda të personalitetit , është  zakonisht  një ambjent i papërshtatshëm  ku janë prezente droga, abuzimi, depresioni,  vështirësi   ekonomike  ..etj .
Terapisti duhet:
  1. Të vlerësojë si  këta faktorë  ndërhyjnë në aftësitë e të kujdesurit  ndaj   fëmijës
  2. Të  ndihmohen prindët  me mbështetje psikologjike dhe psikoedukuese.

Trajtimi Farmakologjik

Nevoja e kurës farmakologjike si pjesë integruese e trajtimit për të rinjtë me crregullime të rënda të personalitetit pasqyron ndërthurjen komplekse me predispozitat gjenetike , vulnerabilitetin neurobiologjik kundrejt forcave ambjentale. 
Mjekimi përdoret kryesisht në trajtimin e simptomave që kanë të bëjnë me paqëndrueshmërinë e humorit, mungesës së kontrollit të impulseve , modifikimin e kontaktit me realitetin (simptoma psikotike).

2 comments:

  1. Harrah's Casino Resort - MapyRO
    Harrah's Casino Resort in Atlantic City 통영 출장안마 is a luxury hotel and 논산 출장안마 casino with 2,000 rooms 부산광역 출장안마 and suites. It is a destination that has been providing the  파주 출장마사지 Rating: 3.5 · ‎7 안산 출장안마 votes

    ReplyDelete
  2. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete