Inteligjenca Artificiale

A po Ndryshon Inteligjenca Artificiale Diagnostikimin dhe Psikoterapinë Në dekadat e fundit, Inteligjenca Artificiale (IA) ka transformuar mënyrën se si ne i perceptojmë dhe i trajtojmë problemet njerëzore në kontekste të ndryshme, përfshirë edhe fushën e shëndetit mendor. Ajo që dikur shihej si pjesë e shkencë-fantastikes, sot po materializohet në forma konkrete të ndërhyrjes në diagnostikim dhe trajtim psikologjik. Me zhvillimin e teknologjive të mësuarit të makinerive (machine learning), algoritmeve të të mësuarit të thellë (deep learning) dhe përpunimit të gjuhës natyrore (natural language processing), psikologët dhe profesionistët e shëndetit mendor po përballen me një paradigmë të re të punës klinike – ku IA nuk është vetëm një mjet ndihmës, por potencialisht një bashkë-ndërhyrës në procesin terapeutik (Luxton, 2016). Përdorimi i IA në psikologji shfaqet në dy drejtime të mëdha: psiko-diagnostikimi dhe psikoterapia dixhitale. Në aspektin diagnostik, sistemet e autom...