Posts

Showing posts from September, 2025

Kam nevojë për psikoterapi....

Image
Kam nevojë për psikoterapi sepse kam filluar te shoh  vetëm për së jashtmi, kam nevojë për psikoterapi pasi të biesh 8 herë në të njëjtin hon të ngushtë nuk mund të jetë thjesht rastesi por shkakësi. Kam nevojë për psikoterapi sepse bota është një veshje, që mesa shoh, po më  rri keq, jashtëzakonisht, dhe nëse bota është një veshje, divani  mund të jetë dhoma e duhur e provës, kush e di?! Kam nevojë për psikoterapinë pasi kërkoj tek kënaqësia, një botë që të popullojë  gjithë boshet  që kam në shpirt, e dua t’i njoh këto boshe  për t’i mbushur me fjalë dashurie për veten e vetë përkëdheli. Kam nevojë për psikoterapi sepse deshira për të gllabëruar botën mbaroi qëkurse e ndjeva se ishte bota që po më gllabëronte mua, e ketu nuk ka retorikë,  nga kjo dikush duhet të mësojë : të jetosh nuk është si të jesh në një drekë apo në një vagon restorant... dhe nuk mund të shpresosh që do të jetë bota të ta mësojë. Kam nevojë për psik...