Posts

Showing posts from October, 2012

Shendeti mendor dhe ambjenti social

Image
Fëmijët e lagjeve të varfra, zonave periferike, fëmijët e emigruar nga zona të tjera të Shqipërise, në momentin që kërkojnë të integrohen në realitetin e ri social e kultural, njihen me shumë vështirësi, pengesa, sociale e kulturale, edhe pse mbartin padikutimisht potenziale krijues. “Psikologu i ndershëm nuk mund te injoroje keto kushte sociale qe e shtrëngojne fëmijën të rritet sikur jeton në një ambjent armik , duke i penguar atij të ndjehet rehat e i pranuar ne botën ku jeton”              A. Adler Adler në analizën e personalitetit i ka dhënë nje vënd të konsiderueshëm ambientit social ekonomik ku rritet “adulti i ardhshem”. Problemet lidhur me familjen: rreziqet, humbjet,detyrimet e cdo lloji,konsiderohen nga Adler nën petkun e  ndjenjës së inferioritetit dhe manifestohen në gjendjen afektive si: frika,lodhja, shkurajimi, turpi, drojtja, pështirosja. Ndjenja e inferioritetit është një kusht natyral i qenie...