
Flasim per Fobite Emisionin e plote mund ta ndiqni ne linkun : https://www.youtube.com/watch?v=JFF6a1sLTac Jo rralle ndodh te degjojme persona afer nesh te thone: “ nuk marr dot ashensorin “; “ kam fobi nga vendet e mbyllura”, “nuk ngjitem dot ne lartesi”, “kam fobi avjonin, merimangat, insektet”, “gati sa s’ me pushon zemra kur vihem ne keto situata” ... Fobia eshte nje frike e vazhdueshme, e pajustifikueshme nga nje objekt, perpara te cilit personi fillon te ndjeje ankth te forte deri ne panik te shoqeruar me marrje fryme, djersitje, rrahje te shpejta te zemres, frike qe provokon arratisjen per te evituar objektin fobik. Objekti i fobise mundet te lidhet drejtperdrejt me friken si ne rastin e lartesive, apo ngjitja ne avjon, termeti, erresira etj. Por ndodh qe objekti fobik mundet te mos kete asnje lid...