Tuesday, January 16, 2018

Crregullimi i Stresit post-traumatik

NGJARJE TRAUMATIKE 







Crregullimi i Stresit   Post - Traumatik







Cfarë është crregullimi i stresit post – traumatik:   PTSD (Post traumatic stress disorder)?

PTSD është një crregullim i ankthit  paraprir
ë nga    një ngjarje traumatike, gjate te ciles  jeta e individit apo e personave të tjerë është vënë në rrezik real. 
Ngjarja traumatike mund te jete : nje situate  lufte, tërmet,  dhunë, abuzim, aksident etj.
Personi I ndodhur ne kete situate ndihet I pafuqishem dhe I paralizuar per te perballuar situaten. Kjo  situatë  e vë individin perballe limitit te potencialit te vet, te imobilizuar e per rrjedhoje me plot ndjenja faji.
Keshtu mund te ndihet nje person qe ne nje termet apo lufte ka humbur nje person te dashur; keshtu mund te ndihet nje femer qe ka rene pre e nje grupi abuzuesish seksual; keshtu mund te ndihet edhe nje femije ne nje skene te ashper dhune mes prindeve.

Kur je në rrezik  , është e natyrshme të kesh frikë.
Gjendja e frikes normalisht   prodhon disa  ndryshime në organizëm, ne nje kohe shume te shpejte ( edhe ne disa   të qindat te sekondës) , duke përgatitur  personin  për t’u mbrojtur nga rreziku dhe për ta evituar atë. Ky reagim quhet “ sulmo ose vrapo” dhe  është një reagim i shëndetshëm që mbron personin nga një rrezik i mundshëm.
Në crregullimin PTSD  ky reagim është  dëmtuar dhe personi ndjehet gati i paralizuar dhe i tmerruar para nje situate te rrezikshme. Kjo gje e kthen kete eksperience ne nje traume.

Kush vuan nga ky rregullim? 
Kushdo mund të preket nga PTSD , pa dallim moshe, gjinie, statusi social. 
 Sic permendem edhe me sipër mund  të preken veteranët e luftës të mbijetuarit nga sulmet fizike dhe seksuale, abuzimet, aksidentet, fatkeqësitë natyrore, ngjarje të rënda dhune etj.

Jo të gjithë personat me PTSD megjithatë mund të kenë qene protagonist
ë,  ata vetë,  në një ngjarje të rrezikshme. Disa persona preken nga PTSD  pasi kanë asistuar  në një ngjarje që ka dëmtuar apo vënë në rrezik një mik apo një familjar. Edhe vdekja e papritur e një personi të dashur mund të shkaktojë PTSD. 

Simptomat e PTSD?

 
FLASH - BACK 
PTSD mund të shkaktojë shumë simptoma të grupuara në tre kategori:

1. Simptomat e Ri-përjetimit te situates traumatike  ku futen:
* Flashback, apo thënë ndryshe ripërjetimi i traumës shumë e shumë herë, shoqëruar edhe me simptomat fizike si rrahje zemre, dridhje, djersitje. 
* Endrra të këqija apo tmerret e natës apo situata të ngjashme
* Mendime të frikshme

Simptomat e ri-përjetimit mund të shkaktojnë probleme në jetën  e përditshme .

Ato mund të nxiten nga mendimet apo nga ndjenja,  fjalë, objekte apo situata që kujtojnë ngjarjen dhe  nxisin ri-përjetimin e traumës.   

2. Simtomat e Evitimit :
T'ia  MBATHESH !!!!


* Të qëndruarit larg nga  vendet  , ngjarjet që kujtojnë traumën
* Shkëputja emotive : pandjeshmëria , izolimi emocional
* Ndjenja të forta faji , depresion, preokupim
* Humbje të interesit për aktivitete që  personit i kanë dhënë kënaqësi më parë
* Vështirësi për të kujtuar ngjarjen traumatike

Shumë situata  që e cojnë personin të kujtojë   ngjarjen traumatike  nxisin evitimin. Keshtu individi fillon të modifikojë jetën e përditshme:  p.sh , pas një aksidenti të hidhur personi mund të evitojë të ngasë përseri makinën apo edhe të hipë në makinë.

3. Simptomat e hipervigjilencës:  

* Të trembesh lehtë
* Ndjenja tensionimi sikur...
* Vështirësi me gjumin, apo shpërthime inati 

FRIKE


Simptomat e hipervigjilences janë konstantë edhe pse jo direkt të lidhur me ngjarjen traumatike. Këto simptoma e bëjnë të vështirë jetën e përditshme, si fjetjen, të ushqyerit, përqëndrimin.

Eshte e natyrshme t’i kesh këto simptoma pas ngjarjes traumatike. Ndonjëherë personat kanë simptoma shumë të rënda  të cilat zhduken vetë pas disa javësh.

Në këto raste kemi të bëjmë me crregullimin akut ndaj stresit apo ASD. 
Kur simptomat zgjasin me shumë se dy javë  mund të flasim për  PTSD. 
Disa persona  me PTSD nuk dimostrojnë asnjë simptomë për javë apo muaj.


Femijet dhe simptomat PTSD

Mutizmi  Selektiv (Une nuk flas me)


Fëmijët reagojnë ndryshe nga të rriturit. Tek femijët shumë të vegjel simptomat mund të jenë:

* Urinimi në shtrat  kur më parë kishte mesuar të shkonte në banjë
* Ndalon se foluri
*Ri-përjeton dhe ri-prodhon traumën në momente të ndryshme gjatë aktiviteteteve  me fëmijët e tjerë(loje, vizatim)
* Të ngjiturit pas   prindit apo me një tjetër të rrituri

Adoleshentët zakonisht dimostrojnë simptomat që i gjejmë tek të rriturit.  Ata mund të zhvillojnë edhe sjellje shkatërruese apo thyerje rregullash,agresivitet dhe sjellje /ndjenja  hakmarrese .

Si diagnostikohet  PTSD?

DIAGNOZA


Një psikiatër apo një psikolog është në gjendje të diagnostikojë crregullimin e PTSD. Diagnoza behet pas 2-3-takimesh me personin me simptoma PTSD.
Për të plotësuar kriteret për PTSD një person duhet të prezantojnë të paktën për një muaj simptomat e mëposhtme :

* Të paktën një simptomë ripërjetimi
* Të paktën një simptomë  evitimi
* Të paktën dy simptoma hipervigjilence
* Sintomat bëjnë të vështirë jetën e përditshme si të shkuarit në shkollë, punë, të ndenjurit me miq, të kryerit e detyrave të përditshme.

Përse disa persona preken nga PTSD dhe të tjerë jo? 

Eshtë e rëndësishme të kujtojmë se jo të gjithë personat që jetojnë një ngjarje të rrezikshme,  zhvillojnë këtë crregullim. Në të vërtetë , pjesa më e madhe e personave nuk zhvillojnë këtë crregullim( jo të gjithe veteranët e luftes, psh zhvillojnë PTSD)  .

Janë shumë faktorë që luajnë një rol të rëndësishëm në gjenezen e këtij  crregullimi.
Disa jane   faktorë rreziku që  e bëjnë personin vulnerabël ndaj PTSD.
Të tjerë të ashtuquajtur faktorë rezilience  mundet të zvogëlojnë shfaqjen e crregullimit.  

Faktorët e rrezikut për PTSD përfshijnë: 

* Kur kanë përjetuar edhe ngjarje të  tjera të rrezikshme apo trauma 
* Një histori crregullimi mendor
* Kur dëmtohen   gjatë ngjarjes traumatike
* Kur shohin persona të lënduar apo vrarë
* Të përjetuarit e ndjenjave të horrorit, impotences apo frikës ekstreme
* Kur nuk kanë apo kanë fare pak mbështetjë sociale pas ngjarjes traumatike
* Kur përjetojnë edhe stres tjetër pas ngjarjes traumatike si humbja e një personi të dashur plus dhimbja e një paragjykimi, humbja e shtëpisë, punës etj..

Faktoret  e reziliencës përfshijnë :

* Kërkimi i mbështetjes tek personat e tjerë si miqtë dhe familjarët;
* Të gjendet një grup mbështetës  pas një ngjarje traumatike
* Të njehesh në paqe me ndërgjegjen lidhur me veprimet e tua përballë rrezikut
* Të kesh një strategji modelimi , një mënyrë për të  përballuar ngjarjen  traumatike dhe te mësuarit prej saj
* Të jesh në gjendje të reagosh në menyrë efikase  edhe pse në një gjendje frike.

Si kurohet  PTSD?
Trajtimet e personave me  PTSD janë:
*      Psikoterapi (terapia e mbështetur mbi të folurin)
*      Farmakoterapia
*      Ose kombinimi i të dyjave.
Cdonjëri nga ne është i ndryshëm kështu një trajtim që funksionon për dikë mund të mos funksionojë tek tjetri. Është megjithatë e rëndësishme që kushdo që ka këtë crregullim të shihet edhe nga një psikiatër me eksperiencë mbi trajtimin e  këtij crregullimi.

Psikoterapia

PSIKOTERAPIA


Psikoterapia është terapia e të folurit me një profesionist dhe jo thesht bisedë.  Psikoterapia mund të jetë individuale apo në grup . Zgjat zakonisht nga 6 – 12 javë, por mund të kërkojë edhe më shumë kohë. Mbështetja e familjarëve mund të ndihmojë në trajtimin e personave me PTSD.
Format e psikoterapisë janë të ndryshme: disa bazohen  tek simptomat , të tjera në kontekstin social familjar etj.
Nje nga teknikat terapeutike eshte  “Ekspozimi”: Të ekspozuarit gradual përpara situatës traumatike në një rrethanë tashme të sigurt (në prezencën  e teraistit). Ky ekspozim mund të bëhet përmes imagjinatës, fotove, apo ambjentit real.
Perpunimi konjitiv : T’i japësh kuptim një situate traumatike . Personat shpesh kujtojnë ngjarjen ndryshe nga ajo realja. Mund të ndjehen ne faj apo të turpërohen . Terapisti ndihmon personat me PTSD të shohë ngjarjen ashtu si ajo ka qenë realisht.


* Teknika te relaksimit dhe të kontrollit të inatit
·         Mësimi i strategjive për të fjetur më mirë ( dieta, ushtrimet fizike)
·         Identifikimi i ndjenjave të fajit  dhe ndjesi të tjera lidhur me ngjarjen

Terapia farmakologjike : 

 US Food and Drug Administration (FDA) ka aprovuar 2 mjekime për trajtimin e PTSD:
* Sertralina (Zoloft)
* Paroxetina (Sereupin)

Janë të dy antidepresivë  që përdoren edhe në kurën e depresionit dhe ankthit. Ato mund të kontribuojnë ne kontrollin e simptomave si trishtimi , preokupimi, inati.
Duke marrë mjekim personi e ka më të lehtë të zbulojë dhe ndjekë psikoterapinë.
Po ashtu mund të përdoren mjekime të tjera të grupit te benzodiazepinave (ndihmojnë në relaksim dhe gjumë), por përdorimi i gjatë i tyrë mund të krijojë varësi.

Ku mundet të kërkohet ndihmë? 



Nëse nuk je i sigurt ku duhet të shkosh për të kërkuar ndihmë, drejtoju mjekut të familjes. Personat e tjerë që mund të të ndihmojë janë psikiatri, psikologu.

4 comments:

  1. Pershendetje nese mundesh doja nje keshill. Babi im para 1 muaj ka ber nje aksident me motorr ka qen shum rend se esht goditur ne kok shum rend se i esht car kafka e kokes ka nja 2 jav qe ekemi nxier nga spitali i traumes por nuk dim cfar ti bejm aka nevoj per psikolog qe ta kaloj ket gje se esht shum agresiv gjum nuk ben dhe shum gjera te tjera ju lutem me ndihmoni flm

    ReplyDelete
  2. Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp+17168691327

    ReplyDelete
  3. Jam shumë i lumtur që po shkruaj këtë artikull këtu, jam këtu për të eksploruar forumin e blogjeve rreth kurës së mrekullueshme dhe më të sigurt për HERPES SIMPLEX VIRUS. Unë isha pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës të quajtur HERPES dhe e humba plotësisht shpresën sepse u refuzova edhe nga miqtë e mi të ngushtë. Kërkova në internet për të ditur dhe pyetur për kurën për HERPES dhe pashë dëshminë e Dr.ELLEN në internet se si ai u shërua kaq shumë persona nga Sëmundja e Herpesit, kështu që vendosa të kontaktoj herbalistin e madh sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë gjithçka. E kontaktova për të ditur se si mund të më ndihmojë dhe ai më tha të mos shqetësohem kurrë se do të më ndihmojë me barërat natyrale nga Zoti! pas 2 ditesh qe e kontaktova me tha qe kura eshte gati dhe ma dergoi nepermjet FEDEX ose DHL dhe me erdhi pas 4 ditesh! e përdora ilaçin ashtu siç më udhëzoi ai (MËNGJES dhe MBRËMJE) dhe u shërova! është vërtet si një ëndërr, por jam shumë i lumtur! kjo është arsyeja që vendosa të shtoj edhe më shumë komente për Të, në mënyrë që më shumë njerëz të shpëtojnë njësoj si unë! dhe nëse keni nevojë për ndihmën e tij, kontaktoni me emailin e tij (ellenspellcaster@gmail.com) ju mund ta kontaktoni atë në WHTASAPP +2349074881619 Ai tha se keni barin për të kuruar kurimin e ndryshimit për çdo sëmundje
    (1) HERPES,
    (2) DIABET,
    (3) HIV dhe AIDS,
    (4) INFEKSIONI I TRAKTIT URINAR,
    (5) HEPATITI B,
    (6) IMPOTENCË,
    (7) SHFIRTËSIA/INFERTILITETI
    (8) DIARRE
    (9) ASTMA… DHE MË SHUMË

    ReplyDelete
  4. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete