Posts

Showing posts from March, 2019

Bëni PRINDIN !

Image
Histori jete, kthehen në raste klinike. Në cfarë kohe po jetojmë? Problemet e violencës në familje, shkollë, droga, konflikte, vuajtje. Numri ne rritje i kerkesave per ndihme reflekton makthin që po jeton shoqëria sot.   A jane te gjitha rastet te nevojshme per nderhyrjen e nje psikologu? A mos valle familja e shoqeria sot kanë humbur aftesine per te marre pergjegjesi ne situata te veshtira e te ngarkuara me ankth? “ Para pak kohesh dy prindër të shqetësuar më telefonojne duke kërkuar me urgjence një takim. Mbrëmjen e të njëjtës ditë i pres në studio. Ishin dy prindërit e një vajze adoleshente 15 vjecare. Nëna kishte pak kohë që kishte vënë re se vajza nuk ishte shume e përqëndruar. Një ditë merr fshehtas ditarin e së bijës dhe aty mëson se e bija ishte e dashuruar me një djalë, sesi kishin dalë bashke, kishin shkëmbyer puthje dhe kishin "programuar" te kalonin nje nate bashke, pra te benin seks. Nena e alarmuar flet me të shoqin dhe të d...