Friday, March 20, 2020


Psike dhe Simbologjia e Endrrës



Sa magjepsëse, krijuese, komplekse  është   Psike!

Eshte kjo që kam menduar kur fillova të studioj psikologji (me shumë gjasa edhe më parë),  dhe  është kjo që e prek në të përditshmen time me pacientë.

Disa miq të mitë bënë  humor dashamirës me një shprehjen time në një intervistë   pak kohë  me parë kur thashë, ashtu natyrshëm, se “dikush mund të ketë fobi edhe nga majoneza”.
Kjo si për  të  thënë  se nuk është objekti  në vetvete që bën frikë por psike, për një  arsye apo për një tjetër, përtej imazhit, zgjedh ta transferojë ankthin  e brendshëm  diku : ashensor,  avjon, lartësi, shtëpi etj,,etj duke i shndërruar ato në objekte fobikë.
Këtë po mendoja  pas  një seance emergjenceje lidhur me fobinë nga objektet e shtëpisë: “kam fobi gjithe objektet  e shtëpisë e jam i tmerruar se nuk kam zgjidhje.”
Le të shohim – i them ku e ka burimin ky ankth brenda teje.

Nuk jam duke aluduar mbi simbolikën e këtij virusi  real që po fut njerëzimin në makth, edhe pse, po të shohim se cfarë po ndodh: më shumë kohë me fëmijët, më shumë mesazhe dashurie, më shumë kujdes për ushqimin, më pak ndotje, më shumë kohë për veten  etj etj.. duket se një mision e paska!

Ajo për të cilën vendosa të ulem e të shkruaj  është një diskutim i kahershëm mbi simbolikën e ëndrrave.
Ajo që po shoh në ëndrrat e pacientëvë në këto kohë  virusi është simbolika  me të cilën psike po shpreh  ankthin, shqetësimin, dilemat, jo domosdoshmërisht të lidhura me vetë virusin.
“Te vrapuarit për diku për t’i shpëtuar ndjekjes ”;  “ Numri  6” (i ndalim qarkullimit) ; “Nje shtepi e kycur nga jashtë”.

Simbolet janë shumë subjektive – do të  thonte  Adler.  Asnjëherë nuk mund ta dimë  apriori se cili është manteli psikik  me të cilin  personi  mvesh objektin në ëndërr.  Duhet kërkuar në historinë  e tij.

Simbolet  vijnë nga thellësia  e  të pandergjegjshmes  kolektive – do të thonte   Jung.  Duhet gërmuar.. në atë kohë ..!

Ndërsa reflektoja mbi këtë gjë mendja më shkoi tek analiza ime personale. 
Dihet se përpara se të mund të kurosh tjetrin  përmes raportit terapeutik ku psike kuron psiken, ti duhet të kesh punuar me të ndërgjegjshmen dhe të pandërgjegjshmen  tënde.
Dhe ashtu bëra edhe unë, detyrimisht. Analisti im ishte në një vend të huaj e kur unë i tregoja një nga ëndrrat që kisha parë me një LAPIDAR, na u desh të qëndronim pak tek ky objekt i cuditshëm  që në  një moment të caktuar u shfaq në ëndrrat e mia.
I shpjegova analistit tim si ishte ky lapidar : me nje pllakë mermeri horizontale me nje mbishkrim dhe një tjetër pllakë më e ngushtë që ngrihej lart, vertikalisht drejt qiellit.
Nëse do të kërkonim për një kuptim, si nga ato  që shumë nga ne i gjejnë në google-in e mencur, ky objekt  do të na conte tek simboli   fallik frojdian.
Po a mund ta kuptonte analisti im qe vinte nga nje kulturë perëndimore atë që në brymosjen time përfaqësonte ky lapidar?
Me siguri kjo ishte  simbolika ime dhe e brezit tim. Patjetër që për dikë si unë, që kishte studiuar psikologji  ky simbol përvec heroizmit, qëndresës, nderimit mund  të mbartte  edhe ngarkesa me natyrë seksuale.  Ndoshta!
Për këtë analisti do të punonte bashkë me mua për te cmontuar ëndrrën.

A nuk e kemi  diskutuar këtë  me studentët në leksionet  mbi  ëndrrat dhe simbologjinë?

Pra simbolika e ëndrrave na tregon shumë mbi cka po ndodh në të pandërgjegjshmen tonë: individuale, kolektive.
Endrrat kanë filluar të popullohen nga  shiringa, duar, vrap, objekte,  e  ne nuk  e dimë përsa kohë do qëndrojnë aty e sa fort  do  të rrënjosen  në të pandërgjegjshmen tonë.

1 comment:

  1. Dua të falënderoj Nënën Ellen që e ktheu të dashurin tim me magjitë e saj të dashurisë. Murseli më ndau katër muaj më parë pa asnjë arsye, u përpoqa të arsyetoja me të, por ai më mbylli plotësisht. E doja aq shumë sa nuk munda të bëja asgjë ndërsa ai u largua, qava dhe u bëra një hije e vetes. Por gjithçka ndryshoi dy javë më parë, kur pashë një koment se si Nënë Ellen i ndihmon njerëzit me çështjet e marrëdhënieve dhe martesës, e kontaktova dhe jam i lumtur që e bëra sepse tani i dashuri im është kthyer dhe ai më do edhe më shumë, më premtuar kurrë për të më lënduar sërish. Faleminderit Nënë Ellen për ndihmën tuaj, ju jeni më e mira. Për shikuesit atje që kanë nevojë për ndihmë për marrëdhënien ose martesën e tyre, ju lë me informacionin e kontaktit të Nënës Ellen. Dërgo email ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881616

    ReplyDelete