Posts
Showing posts from October, 2025
OCD- Crregullimi Obsesivo- kompulsiv
- Get link
- X
- Other Apps
By
Irena Hysenaj
-
Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv CRREGULLIMI OBSESIV - KOMPULSIV Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv (OCD) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të padëshiruara , që vetë personi, në mungesë të ankthit, i quan të pabazuara dhe pa sens. Personat me crregullimin OCD mund të shqetesohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllekun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive; mendime te padeshirueshme nderhyrese, ngulmues, absurde, numra, fraza, te cilat nuk i shqiten nga mendja, ..etj. Obsesionet shoqërohen me emocione të pakëndshme si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” . Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeri edhe ne moshen e rritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec. Ne pjesen me ...
Jazz & Psikoterapi
- Get link
- X
- Other Apps
By
Irena Hysenaj
-
Kam pyetur veten shpesh: përse më pëlqen muzika Jazz?!! Personat që më njohin pak, do të cuditeshin sesi një muzikë si Jazz-i, një kaos në dukje, një shpërthim instrumentash të ndryshëm që bëjnë zhurmë e rrëmujë do përfaqësonte një njeri si unë… Por mua Jazz më magjeps, madje shumë. Kujtoj herën time të parë në një koncert Jazz. Ka qenë viti 1997, një grup Black Jazz! Instrumentistët që improvizojnë fillimisht njëri pas tjetrit, "për qejfin e vet”, “egoistikisht”, një lloj prezantimi imponues e narcistik: dikush lehtë e shtruar, dikush zhurmshëm e dikush dhimbshëm: një paradë instrumentash që të tërheqin nëpër labirinthe , ashtu sic u vjen, pa partitura, pa rregulla precise, lirisht, instiktivisht, crregullisht. E ty te magjeps ky “rrefim" unik e i vecante. E ti tërhiqesh që ta zbulosh këtë muzikë që vjen prej brendësisë së shpirtit ashtu sikurse të tërheqin rrëfimet në dhomën e terapisë (cfarëdo që të vjen në mendje, ashtu si të vjen në mendje). Pastaj muzika përshkallëz...
Rrefime terapeutike
- Get link
- X
- Other Apps
By
Irena Hysenaj
-
ADLER dhe NIJINSKY Vaclav Fomiç Nižinskij (1890–1950) ishte balerin dhe koreograf rus, i konsideruar si një nga balerinët më të talentuar të historisë. Kërcimet e tij sfidonin gravitetin dhe ai u quajt “balerini i Zotit”. Pas një ezaurimi nervor në vitin 1919, karriera e Nijinskit përfundoi. U diagnostikua me skizofreni dhe u trajtua nga psikiatri Eugen Bleuler. Alfred Adler ishte një nga analistët që e trajtoi, ashtu si edhe Freud, Jung, Binswanger. Analiza më poshtë është shkëputur nga shënime të A. Adler mbi Nijinskin, botuar në Revista e Psikologjisë Individuale , nr. 6, 1976: “Kur vizitova Nijinskin dy vite më parë në klinikën psikiatrike, ai ishte i qetë, i ushqyer mirë dhe i interesuar për vizitorët e tij, por nuk tha asnjëherë asnjë fjalë. As gruaja e tij nuk ishte në gjendje ta bënte të fliste… Kur më pyetën nëse mendoja të mundur shërimin e tij përmes Psikologjisë Individuale, nuk isha në gjendje të përgjigjesha. Në rastet e skizofrenisë duhet krijuar një ra...