Posts

Showing posts from November, 2025

Analize psikodinamike e personazhit te Judit

Image
  Analize psikodinamike   personazhit te Judit nga vepra “Portraits of a Marriage”   -   Sandor Marai        Unë jam Irena Hysenaj- psikoterapiste, analitike /psikodinamike. Pasioni im i parë është letërsia   e cila i ka hapur më tej rrugën thellimit drejt   psikologjisë dhe psikoterapisë. Në këtë audio, dua t’ju ftoj në një udhëtim ku letërsia dhe analiza psiko–dinamike takohen. Do të ndalem tek një personazh i Sándor Márai, nga romani Portraits of a Marriage : një figurë që, përtej rrëfimit letrar, do ta shihja si një rast klinik i mundshëm, ku pasionet dhe plagët e hershme   na ftojnë të reflektojmë mbi misteret e psikes.   Sándor Márai i lindur në vitin   1900, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë hungareze të shekullit XX i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në mërgim. E njoha për herë të parë   Márai-n vite më parë, nga një libër   i quajtur “Embers /Thëngjinjtë”,     bot...