Posts

Analize psikodinamike e personazhit te Judit

Image
  Analize psikodinamike   personazhit te Judit nga vepra “Portraits of a Marriage”   -   Sandor Marai        Unë jam Irena Hysenaj- psikoterapiste, analitike /psikodinamike. Pasioni im i parë është letërsia   e cila i ka hapur më tej rrugën thellimit drejt   psikologjisë dhe psikoterapisë. Në këtë audio, dua t’ju ftoj në një udhëtim ku letërsia dhe analiza psiko–dinamike takohen. Do të ndalem tek një personazh i Sándor Márai, nga romani Portraits of a Marriage : një figurë që, përtej rrëfimit letrar, do ta shihja si një rast klinik i mundshëm, ku pasionet dhe plagët e hershme   na ftojnë të reflektojmë mbi misteret e psikes.   Sándor Márai i lindur në vitin   1900, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë hungareze të shekullit XX i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në mërgim. E njoha për herë të parë   Márai-n vite më parë, nga një libër   i quajtur “Embers /Thëngjinjtë”,     bot...

Rrugetimi im....

Image
 

OCD- Crregullimi Obsesivo- kompulsiv

Image
  Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv  CRREGULLIMI   OBSESIV - KOMPULSIV  Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv  (OCD) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të  padëshiruara ,  që  vetë personi, në mungesë të ankthit,  i quan të pabazuara dhe pa sens. Personat me crregullimin OCD mund të shqetesohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllekun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive; mendime te padeshirueshme nderhyrese, ngulmues, absurde, numra, fraza, te cilat nuk i shqiten nga mendja, ..etj. Obsesionet shoqërohen me  emocione  të pakëndshme  si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” . Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeri edhe ne moshen e rritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec.  Ne pjesen me ...

Jazz & Psikoterapi

Image
  Kam pyetur veten shpesh: përse më pëlqen muzika Jazz?!! Personat që më njohin pak, do të cuditeshin sesi një muzikë si Jazz-i, një kaos në dukje, një shpërthim instrumentash të ndryshëm që bëjnë zhurmë e rrëmujë do përfaqësonte një njeri si unë… Por mua Jazz më magjeps, madje shumë. Kujtoj herën time të parë në një koncert Jazz. Ka qenë viti 1997, një grup Black Jazz! Instrumentistët që improvizojnë fillimisht njëri pas tjetrit, "për qejfin e vet”, “egoistikisht”, një lloj prezantimi imponues e narcistik: dikush lehtë e shtruar, dikush zhurmshëm e dikush dhimbshëm: një paradë instrumentash që të tërheqin nëpër labirinthe , ashtu sic u vjen, pa partitura, pa rregulla precise, lirisht, instiktivisht, crregullisht. E ty te magjeps ky “rrefim" unik e i vecante. E ti tërhiqesh që ta zbulosh këtë muzikë që vjen prej brendësisë së shpirtit ashtu sikurse të tërheqin rrëfimet në dhomën e terapisë (cfarëdo që të vjen në mendje, ashtu si të vjen në mendje). Pastaj muzika përshkallëz...

Rrefime terapeutike

Image
  ADLER dhe NIJINSKY Vaclav Fomiç Nižinskij (1890–1950)  ishte balerin dhe koreograf rus, i konsideruar si një nga balerinët më të talentuar të historisë. Kërcimet e tij sfidonin gravitetin dhe ai u quajt “balerini i Zotit”. Pas një ezaurimi nervor në vitin 1919, karriera e Nijinskit përfundoi. U diagnostikua me skizofreni dhe u trajtua nga psikiatri Eugen Bleuler. Alfred Adler ishte një nga analistët që e trajtoi, ashtu si edhe Freud, Jung, Binswanger. Analiza më poshtë është shkëputur nga shënime të A. Adler mbi Nijinskin, botuar në  Revista e Psikologjisë Individuale , nr. 6, 1976: “Kur vizitova Nijinskin dy vite më parë në klinikën psikiatrike, ai ishte i qetë, i ushqyer mirë dhe i interesuar për vizitorët e tij, por nuk tha asnjëherë asnjë fjalë. As gruaja e tij nuk ishte në gjendje ta bënte të fliste… Kur më pyetën nëse mendoja të mundur shërimin e tij përmes Psikologjisë Individuale, nuk isha në gjendje të përgjigjesha. Në rastet e skizofrenisë duhet krijuar një ra...

Kam nevojë për psikoterapi....

Image
Kam nevojë për psikoterapi sepse kam filluar te shoh  vetëm për së jashtmi, kam nevojë për psikoterapi pasi të biesh 8 herë në të njëjtin hon të ngushtë nuk mund të jetë thjesht rastesi por shkakësi. Kam nevojë për psikoterapi sepse bota është një veshje, që mesa shoh, po më  rri keq, jashtëzakonisht, dhe nëse bota është një veshje, divani  mund të jetë dhoma e duhur e provës, kush e di?! Kam nevojë për psikoterapinë pasi kërkoj tek kënaqësia, një botë që të popullojë  gjithë boshet  që kam në shpirt, e dua t’i njoh këto boshe  për t’i mbushur me fjalë dashurie për veten e vetë përkëdheli. Kam nevojë për psikoterapi sepse deshira për të gllabëruar botën mbaroi qëkurse e ndjeva se ishte bota që po më gllabëronte mua, e ketu nuk ka retorikë,  nga kjo dikush duhet të mësojë : të jetosh nuk është si të jesh në një drekë apo në një vagon restorant... dhe nuk mund të shpresosh që do të jetë bota të ta mësojë. Kam nevojë për psik...