Posts

Showing posts from April, 2014

Depresioni dhe te rinjte

Image
Depresioni  dhe te rinjte Depresioni : Cfarë është ? Depresioni prek persona të cdolloj moshe, seksi, profesioni, nacionaliteti etj. Për të përcaktuar depresionin  mund të themi se të gjithë , te rritur dhe të rinj provojmë ndjenja trishtimi në momente të caktuara të jetës  të lidhura pak a shumë me ngjarje të jetës . Këto ndjenja trishtimi janë normale dhe zakonisht kalojnë vetë edhe pa ndihmën e kurimit. Në të kundërt një person që vuan nga depresioni rrallëherë mund t’ja dalë vetë. Depresioni është një crregullim me simptoma specifike , kohëzgjatje, rëndesë simptomash të niveleve  te ndryshëm.   Si ta njohim depresionin?   Zakonisht depresioni shkakton ndryshin në:   gjendjen e humorit (humor i ulët,humbje interesi);   mendim (mendimet bëhen më  të ngadalësuara dhe të errëta, negative,  një nënvlerësim i vetes); konjicion (përqëndrimi i ulët, memorja e prekur; humbet perspektiva e të ardhmes ); ...

Selfie - Mania

Image
Selfie -Mania   Selfie -Syndrome ” - Një  Crregullim  Mendor? Termi selfie  është një zhargon (“slang”)  që  nënkupton   “ autoportret  fotografik”, flitet pra për personat që fotografojnë veten dhe e postojnë këtë foto në rrjetet  sociale. Moda e “ selfie ”  perhapur  sot në rrjetet  sociale (“social network ”) , po merr gjithmonë e më tepër përmasa  shqetësuese  dhe   karakteristika  të një crregullimi të tipit  obsesiv – kompulsiv. Rasti i  19-vjecarit anglez, Danny Bowman  ,  obsesionuar nga selfie   , I cili  kalonte deri ne 10 orë në ditë duke bërë foto vetes me  iPhone , derisa pushoi se shkuari ne shkollë, pushoi se frekuentuari miqte e më ne fund , pas 6 muajsh , tentoi vetevrasjen, shqetësoi opinionin publik dhe atë profesionist. Mjeku psikiatër Davil Veal që ka Danny-n në terapi lëshon një alarm për adoleshentët :” Selfie  nuk ë...