Interpretimi i endrrave

Psike dhe Simbologjia e Endrrës Sa magjepsëse, krijuese, komplekse është Psike ! Eshte kjo që kam menduar kur fillova të studioj psikologji (me shumë gjasa edhe më parë), dhe është kjo që e prek në të përditshmen time me pacientë. Disa miq të mitë bënë humor dashamirës me një shprehjen time në një intervistë pak kohë me parë kur thashë, ashtu natyrshëm, se “dikush mund të ketë fobi edhe nga majoneza”. Kjo si për të thënë se nuk është objekti në vetvete që bën frikë por psike, për një arsye apo për një tjetër, përtej imazhit, zgjedh ta transferojë ankthin e brendshëm diku : ashensor, avjon, lartësi, shtëpi etj,,etj duke i shndërruar ato në objekte fobikë. Këtë po mendoja pas një seance emergjenceje lidhur me fobinë nga objektet e shtëpisë: “ kam fobi gjithe objektet e shtëpisë e jam i tmerruar se nuk kam zgjidhje.” Le të sho...