Posts

Psikologu, Psikoterapisti apo Psikiatri ?

Image
Kush eshte Psikologu ? Po Psikoterapisti? Po Psikiatri? Ne opinionin e pergjithshem, vecanerisht kur flitet per psikologun apo psikoterapistin, pyetja eshte:  . Pse, ka  dallim mes tyre?!   A ka dallime ne sherbimet qe ofrojne? Le t'i shohim me radhe: Psikologu  eshte ai  profesionist  qe ka plotesuar studimet ne degen psikologji. Studimet vetem ne nivelin  Bachelor ( 3 vite)  te japin nje titull i cili nuk te mundeson ende te kryesh sherbimet psikologjike ndaj personit. Per kete duhet domosdoshmerisht diploma e specializuar ( 2 vite  Post - Bachelor) , diploma qe parashikon jo vetem formimim teorik por edhe ate praktik te studentit. Psikologu i pergjithshem pas studimeve bachelor mund te specializohet ne sistemin master shkencor apo profesional ne    Psikologji  klinike;  Psikologji shkollore,    Psikologji te moshes ne zhvillim;  Psikologji ligjore ....etj      P...
Image
Flasim per Fobite   Emisionin e plote  mund ta ndiqni ne linkun :  https://www.youtube.com/watch?v=JFF6a1sLTac Jo rralle ndodh te degjojme persona afer nesh te thone:  “ nuk marr dot  ashensorin “; “ kam fobi nga vendet e mbyllura”, “nuk ngjitem dot ne lartesi”, “kam fobi avjonin, merimangat, insektet”, “gati sa s’ me pushon zemra kur vihem ne keto situata” ... Fobia eshte  nje frike e vazhdueshme, e pajustifikueshme nga nje objekt, perpara te cilit personi fillon te ndjeje ankth te forte  deri ne panik te shoqeruar me marrje fryme, djersitje, rrahje te shpejta te zemres, frike  qe provokon arratisjen   per te evituar objektin fobik.  Objekti i fobise mundet  te lidhet drejtperdrejt  me friken si  ne rastin e  lartesive, apo ngjitja ne  avjon,  termeti, erresira  etj. Por  ndodh  qe   objekti  fobik   mundet te mos kete asnje lid...

Depresioni dhe te rinjte

Image
Depresioni  dhe te rinjte Depresioni : Cfarë është ? Depresioni prek persona të cdolloj moshe, seksi, profesioni, nacionaliteti etj. Për të përcaktuar depresionin  mund të themi se të gjithë , te rritur dhe të rinj provojmë ndjenja trishtimi në momente të caktuara të jetës  të lidhura pak a shumë me ngjarje të jetës . Këto ndjenja trishtimi janë normale dhe zakonisht kalojnë vetë edhe pa ndihmën e kurimit. Në të kundërt një person që vuan nga depresioni rrallëherë mund t’ja dalë vetë. Depresioni është një crregullim me simptoma specifike , kohëzgjatje, rëndesë simptomash të niveleve  te ndryshëm.   Si ta njohim depresionin?   Zakonisht depresioni shkakton ndryshin në:   gjendjen e humorit (humor i ulët,humbje interesi);   mendim (mendimet bëhen më  të ngadalësuara dhe të errëta, negative,  një nënvlerësim i vetes); konjicion (përqëndrimi i ulët, memorja e prekur; humbet perspektiva e të ardhmes ); ...

Selfie - Mania

Image
Selfie -Mania   Selfie -Syndrome ” - Një  Crregullim  Mendor? Termi selfie  është një zhargon (“slang”)  që  nënkupton   “ autoportret  fotografik”, flitet pra për personat që fotografojnë veten dhe e postojnë këtë foto në rrjetet  sociale. Moda e “ selfie ”  perhapur  sot në rrjetet  sociale (“social network ”) , po merr gjithmonë e më tepër përmasa  shqetësuese  dhe   karakteristika  të një crregullimi të tipit  obsesiv – kompulsiv. Rasti i  19-vjecarit anglez, Danny Bowman  ,  obsesionuar nga selfie   , I cili  kalonte deri ne 10 orë në ditë duke bërë foto vetes me  iPhone , derisa pushoi se shkuari ne shkollë, pushoi se frekuentuari miqte e më ne fund , pas 6 muajsh , tentoi vetevrasjen, shqetësoi opinionin publik dhe atë profesionist. Mjeku psikiatër Davil Veal që ka Danny-n në terapi lëshon një alarm për adoleshentët :” Selfie  nuk ë...

Varèsia nga ...

Image
Shopping  Kompulsiv  Kenaqesi e te blerit apo Shopping Kompulsiv ?  Veshtire te percaktohet ne kohet moderne te boom-it  te konsumizmit nje kufi i qarte mes blerjes normale dhe asaj patologjike.  Një përgjigje e shpejtë  do të ishte se shopping-  kompulsiv është një mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme,  sidomos për shkak të marrëdhënieve,  mbron po ashtu nga  një imazh  i dobët  për veten  dhe  nga rreziku  i perhershem i  të braktisurit.  Në eksperiencën emocionale të   shopping,  individët dallohen nga niveli i ndryshëm i impulsit për të blerë si një burim  eksitimi,  kënaqësie dhe relaksimi.   Disa tregojnë se ndihen “high” gjatë kësaj sjellje ;  “d icka që jep adrenaline ” ...apo  “  është si të bësh dashuri me produktin  ...”.  Shopping kompulsiv eshte nje crregullim qe implikon tre k...