Posts

Crregullimet e te ngrenit

Image
     ANOREKSIA    NERVORE Eshte e dobet , por vazhdon te shohe   ne pasqyre, me tmerr,   nje vete te shendoshe? Vazhdon me insistim te thote se nuk eshte e dobet, se i duket vetja e shendoshe e shemtuar, pa vlere, nje hic. Vazhdon te dobesohet derisa, pak nga pak,   energjia  jetesore bie; vemendja e perqendrimi ulet; humori sheshohet... Trupi fillon te humbase pak nga pak  aktivitetin jetesor;  humbet ciklin menstrual; kockat dobesohen, dhembet  fillojne te bien... A e shikon kjo vajze se trupi i saj pak nga pak po shuhet ?! Per fat te keq .... JO! Ajo qe sheh eshte forca qe ajo ka,  kontrollin: ajo eshte e mbifuqishme, arrin te kontrolloje urine (nje nga nevojat baze -  do te thonte Maslow). Ajo sfidon vdekjen , shkon e forte e patundur ne takim me vdekjen edhe pse sheh perdite   preokupimin     per      trupin e saj tejet te dobet,...

Crregullimi i Stresit post-traumatik PTSD

Image
NGJARJE TRAUMATIKE  Crregullimi i Stresit   Post - Traumatik Cfarë është crregullimi i stresit post – traumatik:   PTSD (Post traumatic stress disorder)? PTSD është një crregullim i ankthit  paraprir ë  nga      një  ngjarje traumatike , gjate te ciles    jeta e individit apo e personave të tjerë është vënë në rrezik real.   Ngjarja traumatike mund te jete : nje situate  lufte, t ë rmet,  dhun ë , abuzim, aksident etj. Personi I ndodhur ne kete situate ndihet I pafuqishem dhe I paralizuar per te perballuar situaten. Kjo  situat ë   e v ë  individin perballe limitit te potencialit te vet, te imobilizuar e per rrjedhoje me plot ndjenja faji. Keshtu mund te ndihet nje person qe ne nje termet apo lufte ka humbur nje person te dashur; keshtu mund te ndihet nje femer qe ka rene pre e nje grupi abuzuesish seksual; keshtu mund te ndihet edhe nje femije ne nje skene te...

Si shpetova nga depresioni

Image
Monologu i një vajze që shpëton nga depresioni… Përshëndetje,  më quajnë M.   Kjo është historia ime :  “Si unë dola njëherë e përgjithmonë nga depresioni” Nuk po harxhoj fjalë të tepërta për t’ju përshkruar fazën e errët depresive. Di t’ju them  se unë e kam provuar,  ashtu si edhe ti,  dhe  di që është shkatërruese! Të bën të ndjehesh  impotent, pa kurrëfarë shprese; ti do t’i japësh fund...,  pastaj vjen dhimbja e kokës, lodhja që nuk të ndahet kurrë, e pastaj netët pa gjumë, të ngrënit e tepërt apo të mos ngrënit fare, paaftësia për të marrë vendime apo paaftësia për të bërë qoftë edhe një gjë më të vogël. E pra,  sa për të përmendur vetëm disa simptoma tipike.… Ti ke provuar  gjithcka dëshpërimisht, gjithcka për ta hequr qafe : ndoshta ke menduar të bësh edhe gjëra të reja , thjesht për të humbur mendjen, për të mbushur boshin që ti ndjen  e ndoshta ke pyetur  veten: ”Kjo është ...

Psikologu, Psikoterapisti apo Psikiatri ?

Image
Kush eshte Psikologu ? Po Psikoterapisti? Po Psikiatri? Ne opinionin e pergjithshem, vecanerisht kur flitet per psikologun apo psikoterapistin, pyetja eshte:  . Pse, ka  dallim mes tyre?!   A ka dallime ne sherbimet qe ofrojne? Le t'i shohim me radhe: Psikologu  eshte ai  profesionist  qe ka plotesuar studimet ne degen psikologji. Studimet vetem ne nivelin  Bachelor ( 3 vite)  te japin nje titull i cili nuk te mundeson ende te kryesh sherbimet psikologjike ndaj personit. Per kete duhet domosdoshmerisht diploma e specializuar ( 2 vite  Post - Bachelor) , diploma qe parashikon jo vetem formimim teorik por edhe ate praktik te studentit. Psikologu i pergjithshem pas studimeve bachelor mund te specializohet ne sistemin master shkencor apo profesional ne    Psikologji  klinike;  Psikologji shkollore,    Psikologji te moshes ne zhvillim;  Psikologji ligjore ....etj      P...
Image
Flasim per Fobite   Emisionin e plote  mund ta ndiqni ne linkun :  https://www.youtube.com/watch?v=JFF6a1sLTac Jo rralle ndodh te degjojme persona afer nesh te thone:  “ nuk marr dot  ashensorin “; “ kam fobi nga vendet e mbyllura”, “nuk ngjitem dot ne lartesi”, “kam fobi avjonin, merimangat, insektet”, “gati sa s’ me pushon zemra kur vihem ne keto situata” ... Fobia eshte  nje frike e vazhdueshme, e pajustifikueshme nga nje objekt, perpara te cilit personi fillon te ndjeje ankth te forte  deri ne panik te shoqeruar me marrje fryme, djersitje, rrahje te shpejta te zemres, frike  qe provokon arratisjen   per te evituar objektin fobik.  Objekti i fobise mundet  te lidhet drejtperdrejt  me friken si  ne rastin e  lartesive, apo ngjitja ne  avjon,  termeti, erresira  etj. Por  ndodh  qe   objekti  fobik   mundet te mos kete asnje lid...

Depresioni dhe te rinjte

Image
Depresioni  dhe te rinjte Depresioni : Cfarë është ? Depresioni prek persona të cdolloj moshe, seksi, profesioni, nacionaliteti etj. Për të përcaktuar depresionin  mund të themi se të gjithë , te rritur dhe të rinj provojmë ndjenja trishtimi në momente të caktuara të jetës  të lidhura pak a shumë me ngjarje të jetës . Këto ndjenja trishtimi janë normale dhe zakonisht kalojnë vetë edhe pa ndihmën e kurimit. Në të kundërt një person që vuan nga depresioni rrallëherë mund t’ja dalë vetë. Depresioni është një crregullim me simptoma specifike , kohëzgjatje, rëndesë simptomash të niveleve  te ndryshëm.   Si ta njohim depresionin?   Zakonisht depresioni shkakton ndryshin në:   gjendjen e humorit (humor i ulët,humbje interesi);   mendim (mendimet bëhen më  të ngadalësuara dhe të errëta, negative,  një nënvlerësim i vetes); konjicion (përqëndrimi i ulët, memorja e prekur; humbet perspektiva e të ardhmes ); ...