Posts

Inteligjenca Artificiale

Image
A po Ndryshon Inteligjenca Artificiale Diagnostikimin dhe Psikoterapinë    Në dekadat e fundit, Inteligjenca Artificiale (IA) ka transformuar mënyrën se si ne i perceptojmë dhe i trajtojmë problemet njerëzore në kontekste të ndryshme, përfshirë edhe fushën e shëndetit mendor. Ajo që dikur shihej si pjesë e shkencë-fantastikes, sot po materializohet në forma konkrete të ndërhyrjes në diagnostikim dhe trajtim psikologjik. Me zhvillimin e teknologjive të mësuarit të makinerive (machine learning), algoritmeve të të mësuarit të thellë (deep learning) dhe përpunimit të gjuhës natyrore (natural language processing), psikologët dhe profesionistët e shëndetit mendor po përballen me një paradigmë të re të punës klinike – ku IA nuk është vetëm një mjet ndihmës, por potencialisht një bashkë-ndërhyrës në procesin terapeutik (Luxton, 2016). Përdorimi i IA në psikologji shfaqet në dy drejtime të mëdha: psiko-diagnostikimi dhe psikoterapia dixhitale. Në aspektin diagnostik, sistemet e autom...

Crregullimi Obsesivo- Compulsiv -(OCD)

Image
  Mendimet Intruzive dhe Mekanizmat që Aktivizohen në Çrregullimin Obsesiv-Kompulsiv (OCD) Mendimet intruzive janë ide, imazhe, ose impulse të padëshiruara që shfaqen në mënyrë të përsëritur në mendjen e një individi, duke shkaktuar ankth dhe shqetësim. Në çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD), këto mendime janë të lidhura shpesh me frikën e dëmtimit të vetes ose të të tjerëve dhe përfaqësojnë konflikte të brendshme që individi përpiqet t'i mbajë nën kontroll. Për të kuptuar më mirë këto mendime dhe mekanizmat mbrojtës që shfaqen në OCD, është e rëndësishme të eksplorojmë proceset psikologjike që qëndrojnë pas tyre. Karakteristikat e Mendimeve Intruzive Mendimet intruzive janë përjetime që individi i sheh si të papranueshme dhe të huaja ndaj karakterit të tij. Këto mendime shpesh përfshijnë tema të dhunës, seksualitetit, ndotjes, ose dyshime morale. Një shembull tipik është frika e dëmtimit të një personi të dashur, pavarësisht se individi nuk ka asnjë dëshirë për ta bërë këtë...

OCD

Image
  Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv  CRREGULLIMI   OBSESIV - KOMPULSIV  Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv  (OCD) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të  padëshiruara ,  që  vetë personi, në mungesë të ankthit,  i quan të pabazuara dhe pa sens. Personat me crregullimin OCD mund të shqetesohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllekun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive; mendime te padeshirueshme nderhyrese, ngulmues, absurde, numra, fraza, te cilat nuk i shqiten nga mendja, ..etj. Obsesionet shoqërohen me  emocione  të pakëndshme  si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” . Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeri edhe ne moshen e rritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec.  Ne pjesen me ...

Crregullimi i Personalitetit Border-Line (Kufitar)

Image
  Ndjenja kronike e boshit;    Emocionet e pështjelluara;   Humori i paqëndrueshëm ; Sjellje impulsive dhe agresive;   Marredhenie seksuale të rastësishme; Abuzim me substanca  apo alkool; Ankth i egzagjeruar nga humbja e të dashurit, mikut si edhe     përpjekje të dëshpëruara për të evituar braktisjen; Akte vetëshkatërrimi dhe tentativa vetëvrasëse Nese ndeshim ne keto simptoma  atehere  jemi në kuadrin e     Crregullimit te Personalitetit Border Line (Kufitar)   Adoleshenti borderline, vuan, kerkon dhe nuk gjen kuptim për veten, veten ne raport me tjetrin, me ambjentin. Ndjesia e boshit    që e përndjek e nuk i ndahet  asnjë cast eshte dicka organike që  e ndjen ne bark dhe gjoks.    Eshte një mungesë  e qenesishme. Per shkak te vulnerabilitetit te tyre keta persona kane nje nevoje kompulsive per mbrojtjen dhe ndihmen e tjetrit. Per kete motiv vetem ideja e ...

Interpretimi i endrrave

Image
Psike dhe Simbologjia e Endrrës Sa magjepsëse, krijuese, komplekse   është    Psike ! Eshte kjo që kam menduar kur fillova të studioj psikologji (me shumë gjasa edhe më parë),   dhe   është kjo që e prek në të përditshmen time me pacientë. Disa miq të mitë bënë   humor dashamirës me një shprehjen time në një intervistë    pak kohë   me parë kur thashë, ashtu natyrshëm, se “dikush mund të ketë fobi edhe nga majoneza”. Kjo si për  të   thënë   se nuk është objekti   në vetvete që bën frikë por psike, për një  arsye apo për një tjetër, përtej imazhit, zgjedh ta transferojë ankthin   e brendshëm   diku : ashensor,   avjon, lartësi, shtëpi etj,,etj duke i shndërruar ato në objekte fobikë. Këtë po mendoja   pas   një seance emergjenceje lidhur me fobinë nga objektet e shtëpisë: “ kam fobi gjithe objektet   e shtëpisë e jam i tmerruar se nuk kam zgjidhje.” Le të sho...

Letersi & Psikologji

Image
" Dashuria në kohërat e Kolerës"   dhe    “Efekti Dekameron” Jemi në kohërat e “kolerës “ kur virusi përhapet si një shigjetë e helmatisur që shkaton frike, panik, izolim dhe  në rastin më të keq  kërcënim me jetë. Kjo situatë gati surreale ndryshon kursin e jetës, ç'fokuson objektivat, shpërqëndron sjelljen, turbullon mendimin dhe emocionin. Këtë mendoja gjithë këto ditë komunikimesh të vazhdueshme me familjarë të mitë në zonën e rrezikut të lartë në Itali: për këto flitej në bisedat preokupuese me prindët, njerëzit e dashur, miqtë, pacientët. Komunikim në kohërat e kolerës - Dashuri në kohërat e kolerës. “Ishte e pashmganshme" - kështu nis rrëfimin e tij Marquez-i për të treguar atë që po ndodhte në brigjet e Karaibeve të Amerikës së Jugut, në fundin e shekullit të XIX: një histori dashurie që sfidon friken, një histori kurajoje, shprese, pritjeje; një dashuriqë nuk njeh kufij, që nuk ka protokolle për t’u ndjekur. Kështu duhet të jetë:...